Pesha e Ndryshimeve Te Serbise Rendon Mbi Malin e Zi
Pas te gjitha betejave qe ka nisur dhe humbur ne rajon, presidenti Jugosllav Slobodan Miloshevic se fundi ka drejtuar vemendjen mbi Malin e Zi thote presidenti Milo Djukanovic.
Pesha e Ndryshimeve Te Serbise Rendon Mbi Malin e Zi
Pas te gjitha betejave qe ka nisur dhe humbur ne rajon, presidenti Jugosllav Slobodan Miloshevic se fundi ka drejtuar vemendjen mbi Malin e Zi thote presidenti Milo Djukanovic.
Duke takuar sekretaren e shtetit Amerikan Madeleine Albright, sekretarin e jashtem Britanik Robin Cook dhe ministrin e jashtem Gjerman Joschka Fischer ne Berlin ne fund te kesaj jave, ai u kujtoi atyre se vendi i tij ishte vecanerisht i rrezikuar nga "destruktiviteti brutal" i udheheqesit Serb.
"Sot, Mali i Zi po perballet me represion te madh sepse Miloshevic po identifikon rrezikun qe i vjen rregjimit te tij nga Mali i Zi," i tha Djukanovic Albright ne nje takim bilateral gjate nje takimi te ministrave te jashtem te Grupit te Tete qe jane takuar ne Berlin, te Premten e kaluar. "Une shpresoj qe ai te kete te drejte per friken e tij. Pavaresisht rezistences se tij, ne po shkojme drejt demokracise."
Por Djukanovic - i cili u takua me Albright pas takimeve te perfaqesuesve te opozites Serbe, te cilet gjithashtu kane shkuar ne Berlin per tu takuar me Grupin - flet me me pak deshire se cfare tregon retorika e tij.
Ai po lodhet gjithnje e me teper nga detyrat e veshtira qe i jane ngarkuar atij nga aleatet Perendimore - per te drejtuar pothuajse i vetem, demokratizimin e Serbise, rrezimin e Miloshevic dhe pajtimin e opozites Serbe, duke filluar me armiqte e vjeter Zoran Djindjic dhe Vuk Draskovic.
Perpjekjet e tij nuk po sjellin ndonje rezultat megjithese ai po rrezikon shume duke terhequr zemerimin e Miloshevicit, dhe pa marre ndonje garanci per mbeshtetjen e pakushtezuar te perendimit nese gjerat marrin per keq.
Djukanovic praktikisht ka humbur nje vere te tere duke organizuar nje takim ndermjet opozites Serbe dhe perfaqesuesve Perendimore ne bregun Malazez ku mendohet te jete pergatitur ne nje takim gjysem sekret strategjia per rrezimin e Miloshevicit. Bisedimet nuk arriten te ngushtonin ndryshimet qe ekzistojne, opozita nuk arriti te vendose per nje strategji te perbashket dhe regjimi Serb nuk u rrezua.
Perkundrazi, duket se pas gjysem viti nga perfundimi i fushates ajrore te Perendimit kunder ish Jugosllavise dhe humbja e Kosoves, Miloshevic eshte edhe me i forte se me pare dhe, duket se, eshte i gatshem te filloje nje beteje tjeter, kete rradhe me Malin e Zi dhe presidentin e tij.
Gjate qendrimit ne Berlin Djukanovic ka paralajmeruar Albright dhe te tjeret se vete shtepia e tij mund te marre flake nga zjarret e ndezura ne Beograd. Ne menyre te kujdeseshme, ai i kerkoi Albright dhe Cook te kuptojne se ti kerkosh atij te marre persiper pergjegjesine e demokratizimit te Serbise mund te jete nje gje e madhe.
Ne se ai kishte nevoje per nje rifreskim te veshtiresive qe i shkaktojne kerkesat e perendimit, gjate javes qe ai shkoi ne Berlin qeveria Serbe ka vringelluar armet, duke marre nen kontroll me force aeroportin e kryeqytetit te tij.
Incidenti ne aeroportin e Podgorices u pasua nga nje kercenim i qarte nga Gjenerali Spasoje Smiljanic, komandanti i forces ajrore Jugosllave, i cili ka paralajmeruar podgoricen te mos asnje perpjekje per te perdorur forcen e saj te vogel paraushtarake te ministrise se Brendeshme (MUP) per te rimarre nen kontroll fushen e aviacionit.
"Forca ajrore dhe forcat e mbrojtjes anti ajrore vazhdojne te jene ne gjendje gatishmerie," ka thene Smiljanic per median ne fillim te javes, "per sa kohe qe forcat e Ministrise se Brendeshme te Malit te Zi te qendrojne ne afersi te aeroportit. Ushtria do te mbroje me vendosmeri aeroportin, i cili eshte tani nen kontrollin e saj, dhe do te perdore forcat e saj per te arritur qellimin, duke perdorur edhe armet ne se eshte e nevojeshme."
Kryeministri Malazez Filip Vujanovic ka reaguar ndaj ketij kercenimi me nje leter te hapur per shefin e shtabit te Ushtrise Jugosllave (VJ) Gjeneralin Dragoljub Ojdanic. "Une nuk mund te besoj se dikush mund tu jape nje urdher ushtareve per te qelluar mbi oficeret e MUP," shkruan Vujanovic.
Letra ka shenuar nje ndryshim ne stilin e Vujanovic, qe deri tani eshte konsideruar si pothuajse pro-Serb, i cili ka qene teper i predispozuar ndaj federates Serbo-Malazeze dhe eshte konsideruar si lehtesisht i dorezueshem ndaj presioneve te gjeneraleve.
Vujanovic ka terhequr shume kritika nga Malazezet e drejtuar nga pavaresia sepse "ka pire kafe" me Ojdanic ne Podgorica gjate vizites se koheve te fundit te Djukanovic ne SHBA. Ojdanic eshte njeri nga te ashtuquajturit "banda e te katerve" te zyrtareve kryesore Serb te akuzuar per krime lufte ne Kosove se bashku me Miloshevicin, gje qe eshte theksuar me force nga kritiket me te ashper te Vujanovic, Aleanca Liberale.
Vujanovic shkruante ne letren e tij per Ojdanic se qeveria e tij kishte prova qe vertetonin se ne Nentor batalioni i 7te i policise ushtarake te VJ kishte planifikuar te zhvillonte nje lufte te armatosur ne aeroport per te "justifikuar" nje veprim me te ashper te VJ ne Mal te Zi. Ai ka pergenjeshtruar gjithashtu deklaratat e Smiljanic se forcat e MUP te Malit te Zi jane vendosur rreth aeroportit. "Ky eshte dizinformim," shkruante Vujanovic, "i bere nga komandantet ushtarake me qellim qe te vazhdojne gjendjen e tensionit."
Nje sesion i jashtezakonshem i Gjykates Kushtetuese te Malit te Zi, i thirrur ne pergjigje te deklaratave te Smiljanic, ka paralajmeruar se ne baze te kushtetutes Jugosllave ushtria mund te veproje vetem ne baze te nje vendimi te Keshillit Suprem te Mbrojtjes. Djukanovic eshte nje anetar i ketij keshilli.
Keto paralajmerime nuk kane shkaktuar shqetesime ne udheheqjen ushtarake. Miloshevic ka marre tashme ne dore direkt komanden e forcave te armatosura, ne kundershtim te hapur me kushtetuten, duke anashkaluar Keshillin Suprem te Mbrojtjes. Keshilli as nuk u takua gjate nderhyrjes se NATO-s.
Ojdanic ka fajesuar NATO-n dhe jo Ushtrine Jugosllave per ngritjen e tensioneve, dhe ka dhene disa leksione per Malazezet per nevojen e "mbrojtjes se vendit nga agresoret e huaj".
Te gjitha partite ne koalicionin qeveritar te Malit te Zi jane te ndergjegjeshme se Miloshevic eshte duke shtrenguar rrezikshem lakun rreth Malit te Zi, dhe njekohesisht jane te ndergjegjshem per rreziqet ne se perpiqen te rezistojne ndaj tij. Pas incidentit ne aeroport dhe shkembimit te letrave, opsionet po pakesohen.
Pushteti ushtarak i Miloshevicit i tejkalon forcat e qeverise se Malit te Zi dhe policise se saj. Pervec trupave Jugosllave te vendosura tashme ne Mal te Zi, policia paraushtarake federale, disa njesi te parregullta paraushtarakesh dhe nje numer i grupeve nacionaliste perfshire edhe mbeshtetesit e ish-presidentit Malazez Momir Bulatovic, veprojne ne republike.
Eshte e vertete se Djukanovic ka shume me teper perkrahje politike ne Mal te Zi. Por ne Ballkan forca gjithmone ka precedencen mbi deshiren popullore.
Milka Tadic eshte redaktore e revistes se pavarur Monitor ne Podgorica.