Perforcimi i Armates se Dyte Nervozon Malazezet

Sipas disa vezhguesve, numri i trupave te Ushtrise Federale ne Mal te Zi eshte dyfishuar qe prej perfundimit te luftimeve ndaj NATO-s dhe thellimit te tensioneve ndermjet Beogradit dhe Podgorices.

Perforcimi i Armates se Dyte Nervozon Malazezet

Sipas disa vezhguesve, numri i trupave te Ushtrise Federale ne Mal te Zi eshte dyfishuar qe prej perfundimit te luftimeve ndaj NATO-s dhe thellimit te tensioneve ndermjet Beogradit dhe Podgorices.

Qindra ushtare nga Serbia po kalojne ne Mal te Zi duke perforcuar rradhet e Armates se Dyte Jugosllave te vendosur aty. Gjeneralet thone se ata thjesht po mbushin hapesirat boshe te kazermave - por shume Malazez dyshojne per nje qellim me armiqesor.


Ushtria thote se rezerviste te ushtrise jane derguar ne shtepi tani qe luftimet ne Kosoven fqinje kane perfunduar, duke koinciduar me fundin e ciklit te sherbimit ushtarak per thirrjen e ushtareve te rinj. Kjo hap hapesire per trupa te tjera ne kazerma.


Ne te njejten kohe levizjet e trupave dhe demobilizimi kane pakesuar numrin e efektivave te Armates se Dyte Jugosllave dhe te Flotes, thone ata, dhe forca te reja nevojiten per te "ruajtur nivelin e gatishmerise ushtarake" ne Mal te Zi.


Vezhguesit nuk jane te bindur me keto shpjegime. Sipas disa shifrave, edhe pas demobilizimit te rezervisteve, numri i ushtareve qe sherbejne ne Armaten e Dyte eshte sa dy fishi i numrit normal per kohe paqeje. Ata thone se qellimi i dergimit te ketyre trupave te reja eshte te beje presion mbi qeverine Malazeze ne menyre qe ajo te zbuse kritikat ndaj autoriteteve te Beogradit.


Gjate konfliktit me NATO-n, numri i ushtareve te ushtrise Jugosllave ne Mal te Zi, e cila eshte e federuar me Serbine ne kuader te Jugosllavise, u rrit nga shtate mije ne katermbedhjet. Megjithese nje numer i madh Malazezesh nuk iu pergjigjen thirrjes per te kryer sherbimin ushtarak, shume prej tyre u detyruan me force me ane te kercenimit te ligjit te luftes.


Me perfundimin e luftimeve ne Kosove, qeveria Malazeze i kerkoi Beogradit te urdheronte demobilizimin dhe rikthimin ne nivelet e kohes se paqes prej 7,000 trupa te cilat jane te vendosura normalisht ne Mal te Zi. Sipas Armates se Dyte ajo ka demobilizuar 25,000, por sipas burimeve prane policise se republikes se Malit te Zi, - e cila mban ne mbikqyrje te rrepte Ushtrine Federale - me teper se 13,000 trupa kane mbetur nen arme dhe nen komanden e Beogradit dhe jane vendosur ne Mal te Zi.


Perkrahes se presidentit Malazez Milo Djukanovic, nje kritik i vjeter i udheheqesit te Serbise Slobodan Miloshevic, frikesohen se keto trupa po formojne thelbin e nje force goditese besnike ndaj Miloshevicit ne rast te nje konfrontimi direkt ndermjet Beogradit dhe Podgorices.


Kjo frike eshte perforcuar nga planet e shpallura kohet e fundit nga Beogradi per te rikrijuar nje force policore federale, dhe se ai ka ne plan te mbushe rradhet e saj me veterane te ushtrise Jugosllave besnik ndaj qeverise Serbe. Djukanovic ka paralajmeruar se qeveria e Beogradit do te shkele kushtetuten dhe do te perdore Policine Federale per te marre nen kontroll kufinjte dhe sherbimet doganore te Malit te Zi, ashtu sic beri ushtria gjate kohes se konfliktit ne Kosove.


"Ne nuk kemi nevoje per nje force policore paralele dhe cdo perpjekje per krijimin e nje force te tille duhet te nderpritet qe ne fillim," ka thene zevendes Ministri i Brendshem i Malit te Zi Vuk Boskovic. Keto fjale kane rene ne vesh te shurdhet ne Beograd, ku sipas Djukanovic, oficere te larte po rekrutohen tanime per forcen e re.


E perjaveshmja e Podgorices, Monitor njofton se ne disa qytete te Malit te Zi jane ngritur qendra trajnimi per forcen e re, e cila do te perbehet nga ish oficere te ushtrise Jugosllave. Megjithate Monitor njofton se edhe brenda vete Armates se Dyte ka mosmarreveshje. Sipas se perjaveshmes rreth 40 ushtare te Ushtrise Jugosllave, si ushtare te thjeshte ashtu edhe deri kolonele kane hedhur poshte opsionin e Beogradit dhe ne vend te saj kane aplikuar per vende ppune ne policine e republikes se Malit te Zi.


Pjesa me e madhe e tyre jane Malazez, te cilet rradhiten perkrah njerezve te tyre, por edhe faktoret financiare luajne nje rol te rendesishem. Buxheti federal i Beogradit eshte paket; ushtaret e ushtrise ankohen se edhe pagat e tyre te vogla jepen me jave vonese. Perkundrazi, Djukanovic ka investuar nje shume te konsiderueshme per forcen policore te kontrolluar nga ministria e brendeshme e Malit te Zi.


Keto paga jo vetem qe jane me te medha se sa ato te ushtrise, por paguhen gjithmone ne kohe. Megjithese ajo nuk ka arme te renda, unifromat, armet e lehta dhe komunikimi i forcave te ministrise jane shume me te mira. Numri i kesaj force nuk dihet me saktesi, por shifra e perafert mendohet te jete rreth 12,000 vete.


Disa perkrahes te pavaresise se Malit te Zi njoftohet se jane bashkuar me forcat rezerve te policise se Malit te Zi gjate nderhyrjes se NATO-s. Ne qytetin e Cetinje, ish kryeqyteti historik i Malit te Zi, aktivisti i pavaresise Bozidar Bogdanovic ka krijuar edhe nje njesit ushtarak per te mbrojtur qytetin ne rast te konfrontimit me forcat e Beogradit. Policia ka ndermarre veprime per te ndaluar forcat e Bogdanovic per te provokuar nje incident me forcat e Ushtrise te vendosura ne qytet, por nuk e kane shperndare njesine, dhe thjesht e kane vene ate nen komanden e policise.


Kritiket e Djukanovic ne mes te Bashkimit Liberal dhe Partise Socialiste te Malit te Zi (SNP), te cilet jane akoma besnik ndaj Miloshevicit, kane bere thirrje per shkaterrimin e policise se ministrise se Malit te Zi. Djukanovic nuk do ta beje kete deri sa te ekzistoje rreziku qe Beogradi ti pergjigjet kerkesave ne rritje te Podgorices per me teper autonomi me force.


Ne te njejten kohe Beogradi ka reaguar ftohte ndaj propozimeve te Podgorices per te riorganizuar dhe "profesionalizuar" Ushtrine Jugosllave. Ne nje mbledhje te organizuar nga qeveria Malazeze me heret kete muaj, zyrtaret e saj kane informuar Beogradin per deshiren e saj per te lehtesuar tensionet, por edhe per ndarjen e ushtrise ndermjet dy republikave.


Podgorica ka sugjeruar qe ushtria duhet te kete struktura te vecanta komandimi, duke lejuar presidentin Malazez per te komanduar njesitet ne territorin e republikes se tij, ndersa ne nivel Federal komanda do te kryhet me konsensus.


Mberritja e trupave te reja per te mbushur kazermat e Malit te Zi mund te konsiderohet si nje pergjigje e ashper ndaj kerkesave te tilla.


Milka Tadic eshte redaktore e revistes se pavarur Monitor ne Podgorica.


Serbia, Kosovo
Support our journalists