Patrulla te Perbashketa ne Kufi ne Bosnje

Pasi kane humbur durimin me politikanet obskurantiste ne Bosnje, Perfaqesuesi i Larte per Bosnjen ka miratuar nje ligj qe krijon sherbimin e pare kufitar te perbashket ne Bosnje.

Patrulla te Perbashketa ne Kufi ne Bosnje

Pasi kane humbur durimin me politikanet obskurantiste ne Bosnje, Perfaqesuesi i Larte per Bosnjen ka miratuar nje ligj qe krijon sherbimin e pare kufitar te perbashket ne Bosnje.

Tuesday, 18 January, 2000

Per me teper se nje vit, udheheqesit Serbe te Bosnjes, dhe ata Kroate e Muslimane nuk kane qene ne gjendje te tejkalojne "interesat e tyre kombetare" dhe te bien dakort per krijimin e sherbimit te perbashket kufitar. Ky ligj eshte teper i rendesishem per te kontrolluar kufinjte poroze te Bosnjes, per te luftuar kontrabanden dhe per te pastruar sistemin e korruptuar te taksave dhe doganave qe kontrollohet tani nga partite politike ne pushtet ne secilin entitet, dhe jo nga nje sherbim i vetem shteteror.


Ky sherbim i perbashket kufitar eshte propozuar fillimisht ne konferencen e zbatimit te paqes ne Madrid me 1997. Presidenca e perbashket e Bosnjes ra dakort per zbatimin e sherbimit ne Nentor 1999 ne New York.


"Bosnja dhe Herzegovina ka nevoje urgjente per nje sherbim kufitar," ka thene mediatori me i larte Perendimor, Perfaqesuesi i Larte Wolfgang Petritsch ne deklaraten e tij per shtyp, ku shpjegonte aresyet e nderhyrjes se tij per te miratuar kete ligj. "Eshte teper e rendesishme per integrimin e Bosnjes ne Europe. Cdo vend ne Europe duhet te kontrolloje kufinjte e tij," tha ai.


"Sherbimi kufitar do te ndihmoje ne luften ndaj kontrabandes, krimit dhe imigracionit te paligjshem, te cilat jane probleme te medha per Bosnje-Herzegovinen. Ai do te rrise gjithashtu te ardhurat doganore per Entitetet, te cilat do te mund te perdoren per te paguar per sherbimet, si ndertimi dhe mbajtja e shkollave dhe spitaleve te mira, rrugeve te reja dhe rimekembjen ekonomike perfshire ketu edhe krijimin e vendeve te reja te punes," vazhdonte me tej deklarata.


Ligji i vendosur nga Petritsch shtron bazat per nje sherbim te perbashket kufitar qe do te ndertohet sipas ndertimit etnik te paraluftes ne Bosnje. Sherbimi do te kete pergjegjesine per te monitoruar te gjithe trafikun ne pikat e kalimit kufitar dhe ne nje rreze prej dhjete kilometra nga kufinjte e Bosnjes.


Ne bashkepunim me Zyren e Perfaqesuesit te Larte, misioni i OKB ne Bosnje ka organizuar tashme trajnimin e grupit te pare te perzier etnikisht te oficereve te sherbimit kufitar Boshnjak, ne Graz te Austrise.


Qe ne fillim udheheqesit Serbe dhe Kroate te cilet e konsiderojne Bosnjen si nje bashkim te lire te entiteteve gjysem te pavarur kane kundershtuar krijimin e nje sherbimi te perbashket kufitar, i cili kercenon te pakesoje pushtetin e institucioneve te entiteteve.


Per me teper, disa udheheqes lokale mendohet se jane te perfshire ne aktivitete kriminale te cilat shfrytezojne kufinjte poroze te Bosnjes per te kaluar kontrabande mallrat e eskportit dhe importit pa paguar detyrimet doganore dhe taksat. Organizatat nderkombetare deklarojne se ky aktivitet i heq buxhetit te Bosnjes disa qindra mijera marka Gjermane.


Edhe kur perballen me presion te forte nderkombetar, udheheqesit Serbe te Bosnjes dhe Kroate perpiqen te zbusin legjislacionin e propozuar ne nje perpjekje per te vendosur sherbimet kufitare paralele ne secilin entitet.


Heren e fundit qe ligji u shtrua ne parlamentin e perbashket te Bosnjes, deputetet Serbe te Bosnjes votuan kunder legjislacionit. Vetem kohet e fundit Milorad Dodik, kryeministri i Republikes Srpska (RS), gjysma e vendit e kontrolluar nga Serbet e Bosnjes, kishte premtuar se ligji do te miratohej pa problem.


Eshte akoma e paqarte aresyeja se perse deputet Serbe te Bosnjes hodhen poshte ligjin pavaresisht sigurimeve te Dodik, por situata i ngjan strategjise obstruksioniste te udheheqesit te Serbeve te Bosnjes gjate luftes dhe te dyshuarit per krime lufte, Radovan Karadzic. Ne nje takim sekret ne fund te vitit 1996, Karadzic ka instruktuar udheheqjen e asaj kohe te linjes se ashper ne Republika Srpska qe te pengonin me cdo kusht krijimin e cdo institucioni te perbashket dhe legjislacionit, duke detyruar Zyren e Perfaqesuesit te Larte te miratonte keto ligje te menyre te njeaneshme.


Sipas njoftimeve ne median e Bosnjes, me 17 Janar, deputet Serbe te Bosnjes ne Kuvendin e Perfaqesuesve te Bosnjes e kane pershkruar vendimin e Petritsch per te vendosur nje sherbim kufitar te perbashket si jo demokratik dhe kane deklaruar se ata do te paraqesin nje ankese prane gjykates kushtetuese te Bosnjes.


Por pas lajmerimit nga ana e Petritsch per vendosjen e ligjit, udheheqesit e larte Serbe te Bosnjes dhe ata Kroate dhe Muslimane kane premtuar te pranojne ligjin dhe te krijojne sherbimin e perbashket kufitar.


Ne deklaraten e tij per shtyp, Petritsch tha se ai ishte "thellesisht i pakenaqur me mungesen e deshires dhe paaftesine e delegateve Serbe ne Parlamentin e Bosnje Herzegovines per te perfaqesuar interesat e njerezve te ndershem te Bosnjes."


"Une nuk do te lejoj qe disa politikane te papergjegjshem perfaqesues te RS te shkaterrojne shpresat e nje vendi te tere per nje te ardhme te hapur dhe te begate. Keta zyrtare deklarojne se ata po mbrojne te ashtuquajturat interesat kombetare te RS dhe qytetareve te tyre. Por, ne fakt, ata po demtojne zhvillimin e entitetit te tyre dhe mireqenien e qytetareve te tyre me kete pengim qe po bejne," tha Petritsch. Ai gjithashtu premtoi se do te bente "te pamunduren per te ndihmuar ne krijimin e nje sherbimi profesionist qe do te luftoje korrupsionin dhe krimin ne kufi".


Mosaprovimi i ligjit per sherbimin kufitar eshte vetem hapi i fundit ne nje varg hapash te gabuar te bere nga autoritetet Boshnjake per vendosjen e legjislacionit te nevojshem dhe te infrastruktures. Gjate gjithe vitit te kaluar pjesa me e madhe e sesioneve te parlamenteve Boshnjake, si ne nivel shteteror ashtu edhe ate te entiteteve, kane perfunduar ne zenka te pafund politike dhe me pak rezultate konkrete. Miratimi i shume pak ligjeve ka detyruar Petritsch te nderhyje dhe vendose per aprovimin e ligjeve te rendesishem.


Kjo sjellje ka shkaktuar bezdi te madhe dhe padurim ne komunitetin nderkombetar, i cili ka bere kerkesa per reforme radikale politike dhe ekonomike ne Bosnje.


"Ky duhet te jete nje vit deciziv, nje vit kur do te kete nje ndryshim te madh te kursit dhe qe zyrtaret dhe qytetaret e Bosnje Herzegovines te marrin persiper te ardhmen e tyre," ka thene Robert Barry, drejtuesi i Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe (OSBE) ne Bosnje. "Zgjedhjet e bera kete vit do te ndryshojne jeten politike dhe ekonomike te ketij vendi edhe per nje kohe te gjate," tha Barry.


Janez Kovac eshte nje gazetar qe punon ne Sarajevo dhe nje bashkepunetor i rregullt i IWPR.


Frontline Updates
Support local journalists