Paraushtaraket Serbe Krijojne Baza Ne Mal te Zi

Ish Shefi i Shtabit te Ushtrise Jugosllave Momcilo Perisic thote se skuadra trupash te paguara mire dhe te stervitura neper beteja po krijojne baza ne Mal te Zi - besnike vetem ndaj Beogradit dhe duke paralajmeruar probleme per republiken e vogel.

Paraushtaraket Serbe Krijojne Baza Ne Mal te Zi

Ish Shefi i Shtabit te Ushtrise Jugosllave Momcilo Perisic thote se skuadra trupash te paguara mire dhe te stervitura neper beteja po krijojne baza ne Mal te Zi - besnike vetem ndaj Beogradit dhe duke paralajmeruar probleme per republiken e vogel.

Thursday, 10 November, 2005

Nje grup paraushtarak qe i bindet vetem Beogradit eshte krijuar me njerez nga rradhet e Ushtrise Jugosllave (VJ) ne Mal te Zi, sipas Gjeneralit Momcilo Perisic, ish shefi i shtabit te pergjithshem te VJ dhe tani nje figure e larte opozitare e Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic.


Partia Demokratike e Socialisteve, e kryesuar nga Presidenti Malazez, Milo Djukanovic, ka reaguar e para. Ajo ka leshuar nje deklarate ku thuhet se Kryeministri Federal Momir Bulatovic, i cili kryeson Partine Socialiste Popullore (SNP) pro Miloshevicit ne republike, shpreson te "filloje nje konflikt ne Mal te Zi".


Socialistet Demokrate argumentojne se paralajmerimi i gjeneralit duhet te merret seriozisht, duke pasur parasysh: "se e vetmja gje qe Miloshevic nuk i ka mashtruar qytetaret e tij eshte lufta. Kurdo qe ata kane thene se do te kete lufte, lufta ka filluar."


Njoftimet per krijimin e formacioneve paraushtarake nen kujdesin e Ushtrise Jugosllave nuk jane gje e re per Malin e Zi. Menjehere pas bombardimeve te NATO-s, Djukanovic ka folur rreth planeve te Miloshevicit per te krijuar nje njesi speciale ne policine federale ne Malin e Zi, e cila do te kontrollohej nga Beogradi.


Anetaret e ketij batalioni special thuhet te jene rekrutuar nga pasuesit me te zjarrte te Presidentit Jugosllav ne Mal te Zi. Shume prej tyre kane dale vullnetare per tu bashkuar me Armaten e Dyte gjate bombardimeve te NATO-s, kane theksuar zyrtaret e koalicionit qeveritar.


Sipas nje oficeri te VJ, i cili deshiron te mbetet anonim, batalioni special eshte krijuar tashme. Rreth 300 vete te ketij formacioni special tashme po sterviten ne kazermat e ushtrise ne Podgorica. Te tjere jane shperndare ne qytete te tjera. Mendohet se mbi nje mije vete te ketij batalioni jane zgjedhur ne baze te bindjeve te tyre politike. Ushtareve u paguhen rroga te mira, dhe u jane dhene grada ushtarake menjehere.


Krijimi i nje Garde Pretoriane per te mbeshtetur Slobodan Miloshevic ne Mal te Zi mund te interpretohet si nje mungese besimi tek pjestaret e ushtrise se rregullt te VJ, te cilet jane vendosur ne republiken e vogel te Jugosllavise.


Burimi yne ne VJ thote se ushtria ne Mal te Zi eshte thellesisht e ndare dhe se ka shume kundershtare te Presidentit Jugosllav ne rradhet e saj.


"Kuadir komandues i Armates se Dyte, drejtuar nga Gjeneral Obradovic, po ndjek verberisht te gjitha urdherat e Miloshevic. Megjithate, shume oficere jane te pakenaqur, vecanerisht pas humbjes se Kosoves. Nje pjese e mire e ushtrise ketu mbeshtet ne menyre te fshehte politikat e Djukanovic. Burimi thote se "ne rast te nje konflikti ata do te rreshtohen perkrah tij".


Novak Kilibarda, Zevendes Kryeminister ne Qeverine Malazeze, ka folur gjithashtu ne menyre indirekte per percarjen qe ekziston ne Armaten e Dyte. "Une bej dallim ndermjet njesive paraushtarake dhe Ushtrise Jugosllave. Ne duhet ti besojme ushtrise - vecanerisht kuadrove te reja." Kilibarda i cili eshte pergjegjes per Ministrine e Policise, ka deklaruar me optimizem se "Forcat e sigurimit Malazeze jane te pergatitura te mbrojne qytetaret dhe shtetin nga legjionet paraushtarake te Miloshevicit, qe kane mbjelle vdekjen ne te gjitha territoret ku kane vepruar."


Se bashku me paralajmerimet qe Miloshevic po pergatitet per nje beteje te re, nje fushate e eger kunder udheheqjes se Malit te Zi ka filluar ne median Serbe.


Partia Radikale Serbe ka mbajtur nje sere mitingjesh gjate fundit te javes ne veri te Malit te Zi, ku Presidenti Djukanovic eshte akuzuar per tradheti dhe bashkepunim me NATO-n.


SNP e Bulatovic eshte gjithashtu mjaft aktive. Ne veri te republikes, Bulatovic ka drejtuar nje miting te mbeshtetesve te tij ne Mojkovac, te Djelen, te cilin ai e perdori per te sulmuar policine Malazeze.


"Mbi 2,500 police ne Ministrine e Brendeshme (MUP) te Malit te Zi nuk jane qytetare te Malit te Zi," ka thene ai. "Nje numer i tyre jane nga Republika Srpska, dhe per fat te keq pjesa me e madhe e tyre jane nga Federata Musulmane dhe Kroate." Bulatovic ka thene gjithashtu se MUP i Malit te Zi po armatoset ne menyre sekrete, duke blere arme ne qytetet Boshnjake te Zenica dhe Ljubusko.


Koalicioni qeveritar ne Mal te Zi ka hedhur poshte keto akuza menjehere, duke thene se Kryeministri Federal po perpiqet te diskreditoje me qellim dhe te dobesoje policine ne republike, keshtu qe Mali i Zi te behet nje objektiv i lehte per tu goditur.


"Momir Bulatovic nuk e fsheh qellimin e tij. Ai ka deklaruar ne Mojkovac se do te ishte e lehte te mbaronte pune me Qeverine Malazeze dhe Presidentin Djukanovic, por ai frikesohet nga reagimi nderkombetar ndaj luftes se peste qe Miloshevic dhe njerezit e tij te bindur do te fillonin kete dekade," ka thene zyrtari i DPS, Andrija Perisic.


Frika se ajo qe deri me tani ka qene nje konfrontim me fjale ndermjet dy blloqeve kundershtare ne Mal te Zi mund te jete fillimi i nje konflikti shume me serioz, eshte ushqyer nga incidentet qe kane ndoshur ne Niksic dhe Cetinje ditet e fundit.


Nje oficer i larte i ushtrise eshte sulmuar fizikisht nga njerez te panjohur ne Niksic. Ai ka pasur demtime te renda trupore dhe eshte derguar per kurim ne spitalin ushtarak te Beogradit.


Kerkimi i fajtorit vazhdon akoma. Ushtria ka leshuar nje deklarate te prere duke paralajmeruar se sulmet ndaj pjestareve te saj "mund te kene pasoja serioze."


Disa dite pas ketij incidenti, anetaret e Kishes Ortodokse Serbe jane perleshur me pasuesit e Kishes Ortodokse Malazeze ne afersi te kryeqytetit te vjeter Malazez, Cetinje.


Nje prift Serb ka sulmuar arkipeshkvin Malazez Mihailo. Pas kesaj, gjendja e vertete e rrethimit zgjati per disa ore ne Cetinje. Pasuesit e Kishes Malazeze u mblodhen ne shenje proteste perpara nderteses se asamblese se qytetit. Ata me pas sulmuan priftin Ortodoks Serb, i cili ka pasur lendime te lehta trupore. Deshmitaret thone se nje konflikt ne shkalle me te gjere u parandalua vetem ne saje te prezences se madhe te policise.


Kisha Serbe ketu po perballet me probleme te medha se fundi. Ajo po abandonohet nga besimtaret dhe prifterinjte, te cilet po kalojne ne Kishen Ortodokse Malazeze. Mosmarreveshjet ndermjet kishave jane vetem nje pjese e ndarjeve te thella ne Mal te Zi.


Ndersa Mali i Zi po i afrohet gjithnje e me teper momentit kur do ti duhet te zgjedhe rrugen drejt pavaresise apo ate te nje aleance me te ngushte me Serbine, tensionet po rriten gjithnje e me shume. Eshte e sigurte se fitili eshte ndezur, por nese do te kete nje shperthim kjo do te vendoset ne Beograd, jo ne Podgorica.


Milka Tadic eshte redaktore e Monitor ne Podgorica


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists