Pajtimi Ne Kosove Me I Veshtire Se Ne Bosnje

Thellesia e armiqesise ne Kosove shkon shume pertej asaj qe ekziston ne Bosnje duke e bere shume me te veshtire rindertimin dhe pajtimin etnik.

Pajtimi Ne Kosove Me I Veshtire Se Ne Bosnje

Thellesia e armiqesise ne Kosove shkon shume pertej asaj qe ekziston ne Bosnje duke e bere shume me te veshtire rindertimin dhe pajtimin etnik.

Thursday, 10 November, 2005

Pas me teper se kater muaj nga perfundimi i fushates se bombardimeve te NATO-s dhe terheqjes se forcave Jugosllave nga Kosova; e ardhmja e pajtimit etnik duket teper e zymte.


Te acaruar nga vuajtjet e tyre, Shqiptaret e Kosoves jane kthyer kunder Serbeve, Sllaveve Muslimane dhe Romeve te cilet kane guxuar te qendrojne ne Kosove gjate fushates se spastrimeve etnike te Serbeve pranveren e fundit. Viktimat jane bere keshtu persekutore ne ate qe duket si nje rreth vicioz i historise.


Si rezultat, e ardhmja e Kosoves duket po aq e zymte sa edhe peisazhet e saj, lendina te abandonuara, infrastrukture e shkaterruar, dhe fshatra te djegur. Ndersa shkaterrimi fizik mund te riparohet, shenjat ne zemrat dhe shpirtrat e Shqiptareve dhe Serbeve do te duan shume kohe per tu sheruar, ne se do te munden.


Ne menyre private, shume zyrtare Perendimore ne Kosove thone se ketu lufta akoma nuk ka perfunduar, por qe thjesht ka ndryshuar drejtim dhe intensitet. Ata gjithashtu pranojne se pa burime me te medha, strategji te menduara me mire dhe vendosmeri politike me te madhe, komuniteti nderkombetar nuk mund te shpresoje te gjeje zgjidhje per te gjithe popujt e Kosoves.


Per momentin, duket sikur komuniteti nderkombetar po ridrejton ndihmat e tij monetare nga Bosnja dhe vende te tjera per ne Kosove. Megjithate, thjesht duke sjelle me teper para ne province, nuk do te thote qe te arrihet pajtimi etnik.


Diplomate me eksperience nga misione ne Bosnje e kane kuptuar menjehere se Sarajevo, Banja Luka dhe Mostar jane shume ndryshe nga Prishtina, Peja dhe Mitrovica. Megjithese lufta ne Bosnje zgjati per pothuajse kater vjet, shkaktoi dhjetra mijera te vdekur dhe shume me teper shkaterrime, dhe mandati nderkombetar atje eshte shume me i dobet, disa shenja te pakta te pajtimit etnik u duken menjehere pas perfundimit te luftimeve.


Ne Kosove, ndarjet etnike duket se kane rrenje shume me te thella. Si rezultat, te gjitha agjensite nderkombetare per momentin nuk mund te bejne me teper se te perpiqen te kufizojne konfliktin brenda provinces. "Kjo eshte nje lufte civile ne nivel te ulet", thote nje diplomat i huaj ne Mitrovice. "Ata e urrejne njeri tjetrin deri ne palce, dhe cfaredo qe te bejme ne, ata do te vazhdojne ti hidhen njeri tjetrit ne fyt."


Serbet qe mbeten po kercenohen, ngacmohen, perzihen dhe, ne disa raste, vriten pothuajse cdo dite. Meqenese nje numer i madh Serbesh jane larguar dhe shume te tjere fshihen, askush nuk e di me saktesi se sa Serbe kane mbetur ne Kosove.


Nje ndihmes i afert i administratorit te Kosoves Bernard Kouchner, I cili ka punuar me pare ne Bosnje, pranon se shpesh puna e tyre ditore prej rreth 20 oresh duket se nuk jep frute. "Krahasuar me Kosoven, Bosnja duket si nje parajse ne cdo kuptim," thote ai me nje ndjenje zhgenjimi.


Gjate vizites se tij te pare ne Kosove si Sekretar i Pergjithshem i NATO-s, Lord George Robertson ka paralajmeruar Shqiptaret se "NATO nuk do te qendroje me nje ane dhe te shohe krijimin e nje Kosove nje etnike." Megjithate, zyrtare te NATO-s, duke folur ne anonimitet, thone se ata nuk mund te bejne shume per ta ndaluara kete.


Forcat nderkombetare duket se do te qendrojne ne Kosove edhe per shume kohe. Ne rast se ata do te terhiqeshin, shume analiste mendojne se Shqiptaret e Kosoves ose do te deklaronin pavaresine ose do te bashkoheshin me fqinjin e tyre jugor duke formuar "Shqiperine e Madhe", gje e cila do te shkaktonte me siguri nje konflikt me Serbine.


Pavaresisht dislokimit te me teper se 40,000 trupave ne terren, Forca e drejtuar nga NATO ne Kosove (KFOR) nuk eshte ne gjendje te mbroje cdo jo Shqiptar gjate gjithe kohes, dhe te parandaloje ne kete menyre edhe dhunen ndaj tyre. Ndersa UNMIK supozohet te marre persiper pergjegjesine per policine, ajo per momentin ka vetem 3,000 police nderkombetar - shume me pak se sa deshironte Kouchner.


Kete muaj grupi i pare i policeve jane diplomuar nga akademia e policise e financuar nga Perendimi. Nga 173 oficeret e rinj te policise, 17 kane qene jo Shqiptare. Mbetet e paqarte, se si keta njerez, vecanerisht Serbet, do te operojne ne kete kuader.


Nderkohe, kriminele nga Shqiperia vazhdojne te hyne ne Kosove nga kufinjte e saj jo te ruajtur mire, te patrulluar vetem nga vezhguesit e paarmatosur te OKB. Ne te njejten kohe, Shqiptare te zhvendosur nga fshatrat e shkaterruara vazhdojne te dynden ne qytete duke sjelle me vete edhe stilin e jetesese rural dhe qendrimet e linjes se ashper.


Ne kete ambjent edhe diplomatet e huaj, punonjesit e ndihmave dhe gazetaret po e shohin veten te rrezikuar ne rast se ata guxojne te flasin nje gjuhe Sllave. Nje Bullgar qe punonte per Misionin e OKB ne Kosove (UNMIK) eshte qelluar dhe vrare ne mes te Prishtines, me sa duket se ka folur ne gjuhen e tij te nenes. Pak dite me pas, nje perkthyese Serbe e punesuar nga UNMIK eshte plagosur ndersa nje bombe u hodh ne apartamentin e saj.


Kombinimi i perkrahesve te linjes se ashper, fshatareve dhe krimineleve kercenon jo vetem Serbet dhe te huajt Serbisht foles, por edhe ata Shqiptare te cilet akoma shpresojne per nje lloj bashke ekzistence me Serbet.


"Shqiptaret si une, te cilet nuk mendojne si turmat e rruges, jane po aq te rrezikuar sa edhe Serbet," thote nje 41 vjecare Shqiptare etnike e cila kerkoi te mos publikohej emri i saj per aresye sigurie. "Ne nuk guxojme te dalim ne rruge naten."


Gruaja dhe familja e saj e vogel ka mbijetuar dhunes Serbe duke u fshehur ne Beograd, ne nje apartament te vogel te shoqes se saj me te mire, nje Serbe. "Une besoj se kur kjo cmenduri te qetesohet, Serbet dhe Shqiptaret do te gjejne nje mundesi per te jetuar krah per krah," thote ajo. Megjithate, ajo pranon se ata Shqiptare te cilet kane humbur pjestare te familjeve te tyre si pasoje e represionit Serb, ndoshta kane mendime te ndryshme.


Te ulur ne Grand, hoteli kryesor i Prishtines, ne mes te nje grupi sipermarresish Shqiptare qe duken te dyshimte dhe ish oficere te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, 33 vjecari Agim Shala eshte nje nga ata qe kane mendim te ndryshem.


"Ne nuk do te ndalojme deri sa te mos mbetet me as edhe nje Serb ne Kosove," tha Shala, duke pire nje konjak. "Ne fituam ketu. Tani ne mund te shkojme ne Bosnje te fitojme edhe atje. Bashkeekzistenca me Serbet eshte jashte cdo mundesie."


Janez Kovac eshte pseudonimi i nje gazetari nga Sarajevo.


Frontline Updates
Support local journalists