Nje Shans I Ri Per Marredheniet Nder-Etnike

Kandidati i VMRO-DPMNE Boris Trajkovski fitoi zgjedhjet presidenciale ne Maqedoni, pavaresisht nga fjalet per mashtrim me vota, vecanerisht ne perendim te vendit. Por cfare domethenie ka kjo per harmonine etnike ne vend?

Nje Shans I Ri Per Marredheniet Nder-Etnike

Kandidati i VMRO-DPMNE Boris Trajkovski fitoi zgjedhjet presidenciale ne Maqedoni, pavaresisht nga fjalet per mashtrim me vota, vecanerisht ne perendim te vendit. Por cfare domethenie ka kjo per harmonine etnike ne vend?

Thursday, 10 November, 2005

Pas ankesave per mashtrime elektorale gjate zgjedhjeve presidenciale te muajit te kaluar, votuesit ne 23 zona votimi, kryesisht ne Maqedonine Perendimore, u rikthyen ne votime me 5 Dhjetor per te votuar perseri.


Sipas Komisionit Elektoral Shteteror rezulton se kandidati i VMRO-DPMNE, Boris Trajkovski, fitoi 133,000 vota, ndersa rivali i tij i Aleances Social Demokrate te Maqedonise (SDSM), Tito Petkovski, fitoi vetem 3,600 vota.


Ky rezultat i kombinuar me ato te raundit te meparshem, e con rezultatin perfundimtar ne 582,000 vota kunder 513,000 te fituara nga Petkovski. Pra Trajkovski eshte zgjedhur per te kryesuar Maqedonine ne mijevjecarin e ri.


Me 6 Dhjetor shtabi i Petkovskit beri ankese per 220 qendra votimi ne 20 zona. Por te nesermen SDSM i terhoqi keto kundershtime dhe pranoi humbjen elektorale. Megjithate, Komisioni Shteteror Elektoral tha se ai do te priste qe te kalonte periudha ligjore per paraqitjen e ankesave perpara se te njoftonte rezultatin zyrtar, i cili pritet te shpallet ne fillim te javes se ardheshme.


Megjithese fitorja e Trajkovskit tanime pergjithesisht pranohet, keto zgjedhje do te mbahen mend per shume kohe per menyren me te cilen u mbajten, vecanerisht per dimensionin etnik te rezultateve. Megjithese SDSM ka pranuar humbjen ajo perseri beson se rezultati te pakten ne disa zona eshte fallsifikuar.


Ne fakt vezhguesit e SDSM vendosen te abandononin qendrat e tyre te votimit me 5 Dhjetor, duke shpresuar se pa firmen e tyre ne listat elektorale zgjedhjet do te konsideroheshin te pavlefshme. Megjithate zgjedhjet perfunduan pavaresisht ketij incidenti.


Petkovski gjithashtu fajesoi autoritetet per dhune politike dhe mashtrim ne lidhje me partneret Shqiptare te koalicionit te VMRO-se dhe Partise se Alternatives Demokratike te Vasil Tupurkovskit. Keto deklarata te Petkovskit natyrisht qe e kane bazen ne faktin qe raundi shtese i zgjedhjeve u zhvillua ne zonat ku Shqiptaret perbejne 90 deri 100 perqind te elektoratit.


Petkovski kishte fituar pothuajse 34 perqind te votave ne raundin e pare ndaj 22 perqind te Trajkovskit. Fushata e SDSM u fokusua ne mesazhin anti-Shqiptar dhe Petkovski ishte i bindur se kjo formule do te garantonte suksesin edhe ne raundin e dyte perfundimtar.


Petkovski e forcoi edhe me teper tonin duke u thene Shqiptareve se ai nuk kishte nevoje per votat e tyre nese ne shkembim te mbeshtetjes se tyre ata kerkonin leshime ne statusin zyrtar te Shqiptareve dhe gjuhes Shqipe ne Maqedoni. Gjate gjithe fushates Petkovski ka theksuar vazhdimisht se ai "nuk do te njohe kurre pavaresine e Kosoves."


Qendrimi i Petkovskit shkaktoi nje pergjigje emocionale nga ana e Shqiptareve ne Maqedoni. Duket se edhe ata qe nuk e "adhuronin" kandidatin e VMRO apo edhe vete kete parti, dhe te cilet normalisht do te abstenonin nga votimi ne mungese te nje kandidati Shqiptar, vendosen te votonin per Trajkovskin me qellim qe te bllokonin fitoren e mundeshme te Petkovskit.


Keshtu, ne raundin e dyte, rezultatet zgjedhore ndryshuan dhe Trajkovski siguroi shumicen mbi rivalin e tij. SDSM reagoi duke akuzuar Partine Demokratike te Shqiptareve se kishte abuzuar me elektoratin e saj dhe kishte hedhur votat ne kutite e votimeve megjithese shume Shqiptare nuk kishin votuar. Sipas SDSM, Trajkovski morri "220,000 flete votimi dhe jo 220,000 vota".


Pretendimi i SDSM se vetem 10 perqind i elektoratit Shqiptar kishte votuar ishte nje ekzagjerim i qarte por Gjykata e Larte e Maqedonise pranoi disa nga ankesat e SDSM dhe urdheroi perseritjen e votimeve me 5 Dhjetor.


Ajo qe mbetet per tu analizuar eshte fakti qe elektorati Shqiptar ka luajtur nje rol te rendesishem ne zgjedhjet presidenciale. Akuzat e SDSM te drejtuara ndaj DPA se ata kane fallsifikuar rezultatet bazohen ne argumentin se me teper Shqiptare kane votuar per Trajkovskin ne raundin e dyte se sa per kandidatet Shqiptare - Muharrem Nexhipi (DPA) apo Muhamed Halili (PDP) - ne raundin e pare.


SDSM argumenton se nuk eshte e mundur qe Shqiptaret te votojne ne numer kaq te madh per nje kandidat Maqedonas. Por per kedo qe ka ndjekur mbulimin televiziv te votimeve me 5 Dhjetor ku dukeshin pleq, gra dhe edhe te semure qe vinin ne qendrat e votimit eshte e qarte se SDSM nuk ka kuptuar akoma se dicka e re po ndodh ne Maqedoni.


Me mbeshtetjen e madhe per Trajkovskin, votuesit Shqiptare kane treguar se ata nuk i besojne me SDSM, partia e preferuar gjate tete apo nente vjeteve te fundit (kur nuk kishte kandidate Shqiptare).


Pretendimet e SDSM per mashtrime me votat kane pasur efektin e kundert. SDSM nuk ka arritur te paraqese prova te besueshme per te provuar vertetesine e ketyre pretendimeve. Te gjithe vezhguesit, perfshire edhe ambasadoret e vendeve te BE ne Shkup, kane theksuar se zgjedhjet e 5 Dhjetorit kane qene me te ndershme se sa ato te raundit paraardhes, pavaresisht disa parregullsive te vogla.


Ajo qe i ben keto zgjedhje te vecanta eshte fakti qe Maqedonasit dhe Shqiptaret ne Maqedoni kane zgjedhur se bashku presidentin e tyre per here te pare ne historine e tyre te perbashket. Kjo eshte pa dyshim nje arritje e rendesishme, te cilen SDSM ka kerkuar ta permbushe me pare por qe nuk ka arritur kurre.


Zemerimi i SDSM per faktin qe VMRO dhe DPA kane arritur me sukses te permbushin ate qe ata kane deshtuar te benin ka provokuar nje sere akuzash qe kane shqetesuar shume Maqedonasit. SDSM ka alarmuar vazhdimisht publikun me deklarata se VMRO dhe DPA kane arritur nje marreveshje per te shkaterruar vendin dhe per t'ia dorezuar disa territore Bullgarise dhe Shqiperise. VMRO dhe DPA i hedhin poshte keto akuza.


Vezhguesit nderkombetare e kane kuptuar mire lojen qe po luan SDSM dhe jane rreshtuar ne mbeshtetje te marredhenies bashkepunuese ne qeverine e koalicionit dhe ne presidencen e re te "perbashket". Ajo qe eshte vecanerisht nje lajm i gezueshem eshte se ky bashkepunim eshte nder-etnik.


Per sa i perket "teorive te komplotit" rreth ndarjes se vendit, ato akoma nuk jane provuar.


Nderkohe, eshte e qarte qytetaret e Maqedonise te cilet e kane pranuar principin e nje komuniteti multi-etnik duhet ta realizojne ate ne praktike. Zgjedhja e Boris Trajkovskit eshte ndoshta hapi i pare konkret ne kete drejtim.


Ibrahim Mehmeti eshte nje gazetar ne Shkup.


Macedonia, Albania, Kosovo
Support our journalists