Nje Redaktor Paguan Cmimin Ne Republika Srpska

Dy muaj pas nisjes se botimit te nje cikli mbi krimet e luftes nga Serbet e Bosnjes, redaktori i Nezavisne Novine pa pesuar nje sulm me nje makine bombe.

Nje Redaktor Paguan Cmimin Ne Republika Srpska

Dy muaj pas nisjes se botimit te nje cikli mbi krimet e luftes nga Serbet e Bosnjes, redaktori i Nezavisne Novine pa pesuar nje sulm me nje makine bombe.

Thursday, 10 November, 2005

Zeljko Kopanja, redaktor i gazetes se pare ne Republika Srpska qe njofton per krimet e luftes te kryer nga forcat Serbe, eshte ne gjendje teper te rende pas nje sulmi me makine bombe qe shpertheu prane shtepise se tij me 22 Tetor.


Kopanja, i cili ka qene nen kercenime te vazhdueshme per jeten pasi ka nisur botimin e nje cikli artikujsh hetues mbi krimet e luftes qe prej dy muajsh, e dinte qe ai ishte nje person i rrezikuar. "Ne mund te kemi probleme," i ka thene ai IWPR pas botimit te artikullit te pare te ciklit te diskutueshem. "Dikush mund te hedhe nje bombe ne zyren tone, apo te vendose nje makine bombe."


Tani ai ka humbur te dyja kembet, dhe nuk mund te dihet me saktesi ne se do te shpetoje.


Organizatat nderkombetare ne Bosnje dhe Herzegovine kane denuar vendosjen e bombes si nje sulm ndaj lirise se shprehjes. Ne nje deklarate, Perfaqesuesi i Larte Wolfgang Petrich ka shprehur "zemerim ... per kete akt te ulet." Ai ka ngritur lart Kopanja per rolin e luajtur ne krijimin e nje media te hapur dhe pajtimin afat gjate, dhe ka kerkuar nje hetim te plote nga policia lokale dhe nderkombetare.


Perfaqesues te administrates se Kryeministrit te moderuar te Republika Srpska, Milorad Dodik, e kane denuar sulmin si nje "akt terrorist burracak." "Forcat e se keqes akoma nuk kane dale nga skena," ka paralajmeruar Ministri i Informacionit te RS Rajko Vasic. "Ata te cilet akoma kerkojne te fitojne betejat politike me ane te bombave mbeten te fuqishem." Dhe media mbetet ne qender te kesaj lufte.


Kopanja, 45 vjec, eshte redaktori i Nezavisne Novine ("The Independent"), e cila qe prej krijimit te saj ne 1995 ka qene nje alternative ndaj propagandes dhe urrejtjes se servirur nga shumica e medias Serbe. Ai ka theksuar se qellimi i gazetes eshte te promovoje tolerancen dhe drejtesine.


"Ne mbeshtesim konceptin e hapjes dhe zbatimin e Marreveshjes se Paqes se Dayton sipas standarteve demokratike ne te cilat ne mund te publikojme artikuj te tille pa na ikur koka", i ka thene ai IWPR ne fund te muajit Gusht, ndersa po dukeshin reagimet e para te ashpra kunder botimit te ciklit te krimeve te luftes.


Gazeta, duke vertettuar emrin e saj, ka krijuar nje linje te pavarur, dhe ka gezuar mbeshtetje nga donatoret nderkombetare dhe agjensite e zhvillimit. Por me qender ne Banja Luka, ajo eshte konsideruar si perkrahese e koalicionit qeveritar Sloga, vecanerisht me kryeministrin pro perendimor, Dodik, i cili ka kontribuar me nje pjese te kapitalit fillestar per fillimin e gazetes. Disa e kane konsideruar ciklin e krimeve te luftes si nje fushate te koordinuar te kryesuar nga Dodik per te demtuar dhe eleminuar perfundimisht kundershtaret e linjes se ashper.


Botimi i ciklit nga Nezavisne Novine ka filluar me 25 Gusht. [Shih "E Perditeshmja Serbe Boshnjake Thyen Tabute,] nga Jadranka Slatina, Balkan Crisis Reports, 10 Shtator, 1999.


Artikulli i faqes se pare jepte hollesira mbi vrasjen masive te rreth 200 Boshnjakeve ne Gusht 1992 ne shkembinjte e Koricani ne Malin Vlasic. Fajtoret mendohet se kane qene nje grup policesh ne rezerve te komanduar nga shefi i policise se atehereshme ne Prijedor Simo Drljaca, i cili me pas eshte akuzuar per krime lufte nga Gjykata e Hages dhe eshte vrare ne perpjekje me ushtaret Britanik te cilet u perpoqen ta arrestojne ne Korrik 1997.


Botimi krijoi nje furtune, dhe telefonat e gazetes u mbingarkuan me telefonata te zemeruara, ku shumica e tyre shprehnin zemeraten e tyre ndaj Kopanja i cili sipas tyre "po punon kunder interesave te popullit Serb". Disa telefonues bene edhe kercenime me vdekje per redaktorin.


Kopanja e dinte se rreziku ishte real, por ai e shihte kete gje ne nje sens me te gjere. Ai shprehu besim se botimi i ketyre artikujve tregonte nje deshire ne rritje te Serbeve te Bosnjes per te njohur krimet e luftes se fundit. "Pikpamja qe mbizoteron eshte se keto ceshtje duhet te happen," tha ai.


Pavaresisht nga kercenimet, ekipi i gazetareve te Kopanja vazhdoi me hetimin e tij. Ne numrat e 15 dhe 22 Shtatorit, Nezavisne Novine u hodhi nje veshtrim ngjarjeve te Qershorit 1992 ne qytetin perendimor te Bosnjes, Teslic. Shkrimet pershkruanin nje qytet te terrorizuar nga formacionet paraushtarake nga Doboj te quajtura Mice. U botuan gjithashtu edhe emrat e 15 njerezve qe mendohet se kane qene anetare te ketij grupi.


Per nje muaj, grupi i Mice e kishte mbajtur te rrethuar Teslic, duke hyre me force neper shtepi, dhe duke rrahur dhe arrestuar banoret, duke pasur ne shenjester kryesisht popullsine jo-Serbe. Rreth 500 banore u mbajten te burgosur. Nezavisne Novine njoftoi se sipas dokumentave te Gjykates, vendi ku jane ekzekutuar shume njerez ne Malin Borje, prane teslic, eshte veper e grupit Mice. Njezet e tete trupa te gjetur atje kane shenja qe tregojne se jane torturuar, dhe qe te gjithe jane vrare nga nje distance e afert.


Artikulli i Nezavisne Novine ka pasur nje efekt te madh. Prokurori i Republika Srpska ka rihapur ceshtjen e vrasjes se njerezve ne shkembinjte e Koricani. Policia civile dhe ajo ushtarake e Republika Srpska ka arrestuar gjithashtu anetare te grupit Mice.


Ne nje deklarate te perbashket, Organizata per Sigurine dhe Bashkepunimin ne Europe dhe Komisioni i Pavarur i Medias kane vleresuar ciklin si "nje zhvillim krejtesisht te ri, sepse ai jo vetem tregoi per here te pare rolin e disa zyrtareve te larte te regjimit Serb ne krimet e luftes, por ai gjithashtu perfaqeson nje hap perpara te rendesishem ne lirine e gazetarise ne Republika Srpska dhe Bosnje Herzegovine."


Daniel De Luce, drejtues i zhvillimit te medias ne Zyren e Perfaqesuesit te Larte, tha se ai e kishte takuar Kopanja dy dite perpara sulmit, ne ditelindjen e tij, dhe se ai ishte me humor te mire. Ai bile edhe kishte qeshur me telefonatat kercenuese te perseritura qe vazhdonte te merrte. "Ai ishte mesuar me to," tha De Luce.


Me pas, ne oren 7:45 minuta te mengjesit te 22 Tetorit, nje dite e Premte, kercenimet u bene realitet. Kopanja, i cili jeton ne pjesen Nova Varos ne Banja Luka, po shkonte ne pune. Ai hapi deren e makines se tij, dhe bomba shpertheu. Ne spitalin e Banja Luka, Kopanja u quajt klinikisht i vdekur. Por doktoret ia dolen me sukses ta rikthenin ne jete dy here ate, pas se ciles ai pati nje operacion ne te cilin i jane prere te dyja kembet ne lartesine e gjunjeve. Ai tani eshte i lidhur me makinerite qe e mbajne ne jete dhe dergjet ne gjendje teper te rende.


Gazetare te afert me Kopanja nuk kane dashur te komentojne. Por ne nje deklarate, Nezavisne Novine dhe Radio Nes, nje stacion i afert me gazeten dhe qe drejtohet nga Kopanja, kane thene se do te vazhdojne te punojne - dhe do te vazhdojne te mbajne te njejtin qendrim editorial.


Jadranka Slatina eshte nje gazetare nga Beogradi.


Frontline Updates
Support local journalists