Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Një Dëshmitar i Rëndësishëm i Ngjarjeve në Srebrenica Shfajësohet për Dëshminë e tij të Rreme

Avokati mbrojtës e ka detyruar një oficer serb të Bosnjës të pranojë që ai ka gënjyer gjatë dëshmisë së tij.
By Chris Stephen

Një dëshmitar i rëndësishëm për ngjarjet në Srebrenica ka kërkuar falje gjykatës së Hagës këtë javë duke pranuar se ka gënjyer në një deklaratë të dhënë prokurorëve.


Momir Nikoliq, një ish oficer i shërbimit sekret të ushtrisë së serbëve të Bosnjes, ka qenë i pari ushtarak serb i cili dhënë dëshmi kundër ish kolegëve të tij rreth vrasjeve në Srebrenica pasi ka arritur një marrëveshje me prokurorët në maj të këtij viti.


Në shkëmbim të pranimit të krimeve kundër njerëzimit nga ana e tij, dhe bashkëpunimit me prokurorët, ata kanë kërkuar një dënim më të lehtë për të deri në 20 vjet burgim.


Nikoliq, 48 vjec, fillimisht ka dhënë një dëshmi me shkrim ku ka thënë se ai ka dhënë urdhër për masakrën më të rëndë në Srebrenica – vrasjen e rreth 1,000 muslimanëve të paarmatosur në një magazinë në Kravica, si edhe për një tjetër ekzekutim në Sandici.


“Unë nuk kam thënë të vërtetën kur kam dhënë atë dëshmi,” ka thënë ai para gjykatës më 29 shtator. “Unë kam bërë një gabim, kam gënjyer për ato që kam thënë”.


“Unë kërkoj falje. Tani vetëm mund të pranojë dhe të them që e gjithë kjo është një situatë e pakëndëshme, dhe është e vështirë për mua të jem përfshirë në një situatë të tillë”.


Ai ka pranuar se ka gënjyer më 6 Maj, në një deklaratë dhënë prokurorëve e cila është bërë publike javën e kaluar. Ai gjithashtu ka thënë se ai ka gënjyer edhe kur ka pranuar se ai ishte personi në një fotografi të treguar nga prokurorët. Në deklarimin e tij fajtor para gjykatës, i cili është bërë më 6 maj, nuk janë përfshirë këto të pavërteta.


Nikoliq tani po jep dëshmi kundër Vidoje Blagojeviq dhe Dragan Jokiq, dy oficerë serbë të bosnjes të akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të rregullave dhe ligjeve të luftës.


Cështja e dëshmive të pavërteta të dhënë më parë nga Nikoliq ka dalë në skenë pikërisht këtë javë gjatë një séance pyetjesh nga avokatët mbrojtës.


“Ju keni përdorur disa informacione të cilat kishe dijeni se ishin të vërteta, dhe i keni bashkuar ato me të pavërteta me qëllim që ta bënit historinë tuaj më të besueshme?” ka pyetur avokati mbrojtës Michael Kavanas.


“Jo” ka thënë Nikoliq.


Në deklaratën e tij për prokurorët në muajin maj, Nikoliq ka thënë se “Unë fillimisht kam gënjyer kur kam thënë se unë isha personi në një fotografi e cila paraqiste një oficer në zonën e Sandici, kur në të vërtetë ai nuk isha unë”.


“Po ashtu unë kam gënjyer fillimisht kur kam thënë se unë kisha urdhëruar ekzekutimin në Sandici dhe Kravica më 13 korrik, 1995, kur në fakt nuk e kam dhënë një urdhër të tillë”.


“Pak pasi kam bërë këto deklarime të rreme – dhe ndërsa bisedimet me prokurorët kanë vazhduar – unë kam informuar me dëshirën time avokatët e mi dhe prokurorët se unë kisha dhënë disa deklarime të pavërteta,” thuhet në deklarimin e tij.


“Mendoj se kjo duhet quajtur pikërisht ashtu sic është, një gënjeshtër e shëmtuar,” ka thënë Karnavas, një avokat amerikan.


Në deklaratën e tij të parë, Nikoliq ka thënë se ai e kishte parë ish oficerin e ushtrisë Ljubomir Borovcanin në magazinën në Kravica.


“Duhet ti japësh dicka prokurorëve, një informacion që ai nuk e ka pasur, apo jo?” ka thënë Karnavas. “Ju keni dashur të kufizoni dënimin tuaj me 20 vjet burgim, kjo ka qenë pjesë e marrëveshjes, apo jo? Më jep të jap?”


“Unë jam ende pak i paqartë,” ka vazhduar Karnavas. “Si keni menduar që duke pranuar një prej ekzekutimeve më të tmerrshme në këtë zonë, ky fakt do të mund t’ju ndihmonte ju të merrnit një dënim të cilin tani do ta pranonit me shumë dëshirë?”


“Unë dëshiroja që marrëveshja të kishte sukses,” ka thënë dëshmitari.


Karnavas ka vazhduar: “A keni menduar se duke pranuar në mënyrë jo të vërtetë se keni udhëruar këtë ekzekutim keni zgjidhur një pikpyetje të madhe në cështjen e prokurorëve, pikërisht atë se kush kishte dhënë urdhër për vrasjet?”


Nikoliq ka thënë para gjykatës se megjithëse ai nuk ka qenë i pranishëm, ai ishte i sigurtë se Borovcanin ka qenë atje.


“Ju e keni përfshirë Borovcanin në dëshminë tuaj të rreme me qëllim për ta bërë atë më të besueshme për prokurorët?” ka thënë Karnavas. “Ju duhet ti jepnit prokurorëve disa fakte për të arritur marrëveshjen, dhe për këtë arësye keni dhënë informacione të rreme për atë që ka ndodhur në Kravica?”


Nikoliq ka vazhduar të thotë se askush tjetër por vetëm ai ka krijuar dëshminë e tij të rreme.


“Avokatët e tu kanë pasur një listë me arësye për të bindur prokurorët?” ka pyetur avokati mbrojtës.


“Prokurorët nuk kanë bërë asnjë presion ndaj meje,” është përgjigjur Nikoliq. “E gjithë kjo ka qenë gabimi im”.


Ai ka thënë për gjykatën se megjithëse ka qenë një kapiten, ai në disa raste është paraqitur si major kur ka marrë pjesë në takimet me trupat e Kombeve të Bashkuara në zonën e Srebrenicas.


“Ju keni deklaruar se një pjesë e detyrës suaj ka qenë edhe përdorimi i mashtrimeve duke qenë një oficer zbulimi,” ka thënë Karnavas.


“A e kuptoni se sa e rëndësishme është që ju të thoni krejtësisht të vërtetën? Se ka qenë pjesë e marrëveshjes që keni bërë me prokurorët – që ju do të dëshmonit të vërtetën dhe vetëm të vërtetën?”


Karnavas më pas e ka pyetur dëshmitarin rreth së kaluarës në profesionin e tij. Nikoliq ka thënë se ai është larguar nga ushtria dhe është bërë zyrtar i një kompanie lokale, por është shkurtuar pasi kompania është privatizuar.


“A dëshironi të shtoni dicka tjetër në lidhje me këtë?” ka thënë Karnavas, i cili i ka paraqitur gjykatës një document në të cilin punëdhënësi i Nikoliq deklaronte se Nikoliq është pushuar nga puna më 25 nëntor të vitit 2000.


“Unë jam i interesuar të di se përse nuk na keni informuar që ju jeni pushuar nga puna. Pra ju nuk jeni nxjerrë i papunë për shkak të privatizimit, por jeni pushuar nga puna”.


“Kjo nuk është fare e vërtetë,” ka thënë Nikoliq.


Cështja vazhdon.


Chris Stephen është drejtues i projektit të IWPR për gjykatën e Hagës.