Ngadalesohet Arsimimi Ne Maqedoni

Tensionet etnike ne Maqedoni po zhvendosen edhe ne klasat e shkollave.

Ngadalesohet Arsimimi Ne Maqedoni

Tensionet etnike ne Maqedoni po zhvendosen edhe ne klasat e shkollave.

Thursday, 27 September, 2001

Ne nje shtepi te bukur prane tregut ne Gostivar, Vjollca, nje Shqiptare etnike, prej nje jave qan e mbyllur ne shtepi. Gjate gjithe vitit te kaluar ne shkollen tetevjecare ajo i eshte lutur prinderve te saj ta lejonin te shkonte ne shkollen e mesme ne kete qytet te Maqedonise perendimore.


Babai i saj, nje burre me pikpamje konservative, ka thene se ajo duhet te qendroje ne shtepi dhe te ndihmoje nenen e saj. Fqinjet kane nderhyre, dhe nje mesues eshte bindur te shkoje dhe te flase me babain e saj. Por ai nuk bindej - duke thene javen e kaluar se nuk ishte e sigurte qe ajo te shkonte ne nje shkolle te perzier.


Duke qene ne Maqedoni, ketu nuk eshte problemi i nje shkolle me nxenes te perzier vajza dhe djem por te perzier etnikisht. Qendrimi i Vjollces eshte i thjeshte dhe ajo shpreh shqetesimin e shume studenteve te tjere. "Une dua te mesoj. Nuk me behet vone se me ke. Une dua nje te ardhme me te mire, nje karriere, dua te jem ne gjendje te bej zgjedhjet e mija," thote ajo.


Nxenesit ne te gjithe Maqedonine vazhdojne te perjetojne perplasjet e shpeshta ndermjet dy komuniteteve me te medha ne Maqedoni. Megjithese luftimet kane pushuar, mosmarreveshjet politike po shtrihen edhe ne klasat e shkollave. Tensionet jane kaq te larta saqe viti i ri shkollor filloi me nje jave vonese.


Prinderit Shqiptare etnik ne Tetove dhe Gostivar, ne pjesen perendimore te republikes te banuar kryesisht nga Shqiptare, thone se ata nuk do te pranojne te lejojne qe femijet e tyre te shkojne ne shkolla derisa te hiqen postoblloqet e policise neper rruge.


Prinderit Maqedonas jane kunderpergjigjur duke thene se ata nuk do te lejojne qe femijet e tyre te kthehen ne shkollat e perziera sepse ata kane frike per sigurine e tyre. Skena te tilla kane ndodhur edhe ne qytetin verior te Kumanoves.


Pasi autoritetet lokale kane arritur disa kompromise te veshtira, shkollat ne te gjithe vendin jane rihapur me 10 Shtator.


Kur femijet ne Tetove kane shkuar ne klasat e tyre, ishte e qarte se nxenes nga te dy komunitetet ne fshatrat malore, si Jazhince, dhe Vratnica, te cilat kane perjetuar luftimet, nuk ishin ne klasa.


Pavaresist nje sherbimi me autobus te shoqeruar nga OSBE-ja, shume prinder kane pasur frike te dergojne femijet e tyre ne qytet. Diten e pare te shkolles vetem nje e katerta e nxenesve jane paraqitur ne shkolle.


Nje nga ata qe nuk kane shkuar ne shkolle eshte edhe Afrimi, nje Shqiptar, i cili duke pare autobusin qe nisej nga Jazhinca tha me dhimbje: "Une jam ne vitin e dyte ne shkollen e mesme. Prinderit me thane se une nuk duhet te shkoje ne shkolle sepse edhe nese policia e lejon autobusin te shkoje, ata mund te na bllokojne gjate rruges se kthimit".


Poshte, ne lugine, Shkolla e Mesme Mjeksore ne qender te qytetit, e vetmja shkolle e tille ne pjesen veri-perendimore te vendit, po perballet me probleme. Perpara veres, Shqiptaret dhe Maqedonasit etnik benin mesim ne te njejten ndertese, dhe te dyja grupet merrnin mesimet ne gjuhen e tyre. Tani, femijet etnik Maqedonas dhe mesuesit kane shkuar ne nje nga tre ndertesat e shkolles ne anen tjeter te rruges.


Vesna, nje studente Maqedonase ne vitin e katert, e cila ka studiuar ne shkollen e perzier per tre vjet, thote: "Eshte me mire keshtu. Ne nuk e dime se si do te shkoje marreveshja e paqes". Shoqet e saj thone se disa nga studentet etnik Shqiptar kane luftuar ne rradhet e UCK-se, dhe ato shprehen se kjo i ben ato te kene frike.


Ne anen tjeter te rruges, ndjenjat jane shume te ndryshme. Shume studente Shqiptar mendojne se reagimi i shokeve te tyre Maqedonas eshte i panevojshem, sepse ne shkolle nuk ka pasur kurre ndonje konflikt etnik ne te kaluaren.


Edhe shkollat e perziera te cilat nuk jane ndare kane te njejten atmosfere dyshimi. Shkolla e Mesme Ekonomike ka njoftuar se vetem 45 perqind e studenteve te vitit te pare kane marre pjese diten e pare te mesimit, megjithese me pas ne fund te javes se pare rreth tre te katertat e nxenesve kane shkuar ne shkolle.


Ne rrugen qe del nga Tetova, gjendet edhe Universiteti i Europes Jug Lindore, i cili eshte biseduar si nje alternative e mundeshme ndaj universitetit ende te panjohur nga autoritetet ne gjuhen Shqipe te ketij qyteti. Marreveshja e Ohrit, e 13 Gushtit parashikon mundesine e studimit te larte ne cdo gjuhe ne institucionet shteterore - nje permiresim ne krahasim me ligjin e tanishem i cili lejon perdorimin e gjuhes Shqipe ne shkollat e larta vetem ne sistemin privat.


Por edhe ceshtja e universitetit te ri eshte ende e pazgjidhur sepse edhe procesi i paqes po shtyhet. Procesi i regjistrimit eshte shtyre deri me 1 Tetor, dita e hapjes se tij, dhe duket se leksionet nuk do te fillojne perpara muajit Nentor.


Marreveshja e paqes ne Maqedoni, ndoshta mund te sjelle me teper barazi ne sistemin shkollor te Maqedonise. Por ne planin afatshkurter, shume nxenes dhe studente si Vjollca nuk do te shkojne ne shkolle.


Eleanor Pritcard eshte nje gazetare e pavarur me qender ne Londer.


Macedonia
Frontline Updates
Support local journalists