NEKROLOGJI: ZORAN DJINDJIC
Kryeministri i vrare i Serbise nuk ka pasur asnje here frike te tregoje te verteten.
NEKROLOGJI: ZORAN DJINDJIC
Kryeministri i vrare i Serbise nuk ka pasur asnje here frike te tregoje te verteten.
Kryeministri i vrare i Serbise mund te kete fituar shume pergezime ne Perendim per reformat e tij demokratike dhe opoziten e ashper ndaj Sllobodan Millosheviq - ne rrezimin e te cilit ka ndihmuar dhe me pas e ka ekstraduar ne gjykaten per krime lufte te Hages - por ne Serbi, Zoran Gjingjiq shpesh respektohej me gjysem zemre dhe konsiderohej ne rradhe te pare si nje pragmatist.
Nje perkrahes i palodhur i ndryshimeve demokratike, ngjitja e Gjingjiq ne pushtet eshte erresuar nga tolerimi qe i ka bere bandave te krimit te organizuar te cilat me vone premtoi se do ti luftonte.
Si edhe shume vendime te tjera te rrezikshme qe ai ka marre, hapi i fundit per te luftuar krimin e organizuar - i cili mesa duket i kushtoi edhe jeten - eshte bere per te rehabilituar Serbine dhe popullin e saj ne syte e komunitetit nderkombetar.
Gjingjiq - djali i nje oficeri te Ushtrise Popullore Jugosllave - eshte lindur ne qytetin Bosanski Samac ne Bosnje me 1 Gusht, 1952, dhe ka treguar shenjat e para te vete besimit ne nje perplasje me autoritetet ndersa ishte ende ne shkollen e mesme.
Kur Tito eshte shpallur president i perjetshem i Jugosllavise, i riu Gjingjiq kerkonte te dinte perse. Qendrimi i tij i hapur i tmerroi mesuesit, dhe ai eshte perjashtuar menjehere nga shkolla.
Ai e vazhdoi arsimimin ne Universitetin e Beogradit, ku studjoi filozofi. Eksperienca e tij si student vete sa e forcoi qendrimin e tij anti regjimit, dhe me pas ai eshte perlasur ashper me autoritetet ne vitin 1974, vitin e diplomimit te tij.
Ai ishte perpjekur te krijonte nje bashkim te pavarur jo komunist te studenteve me kolege te tij nga Kroacia dhe Sllovenia. Por autoritetet e shtypen kete levizje te re, dhe Gjingjiq eshte burgosur per rolin e tij ne kete levizje.
Menjehere pas lirimit, ai eshte larguar nga Jugosllavia dhe ka vazhduar studimet ne Gjermani, duke fituar edhe doktoraturen ne filozofi.
Pikerisht gjate kesaj kohe qe jetoi ne Gjermani, Gjingjiq filloi te ushtronte edhe aftesite e tij organizative, duke shtuar te ardhurat e tij financiare duke krijuar nje kompani per prodhimin e veshjeve.
Ai ka kaluar pjesen me te madhe te viteve Tetedhjete ne Europe, duke e shnderruar biznesin e tij ne nje kompani fitimprurese, e cila importonte makineri nga Gjermania Lindore komuniste per ne federaten Jugosllave.
Ai edhe gjate kesaj kohe mbeti shume i interesuar per politiken, duke kontribuar ne shume debate mbi te ardhmen e vendit, dhe me pas u kthye ne vend ne vitin 1989, duke marre nje pozicion si lektor ne fakultetin e filozofise ne Novi Sad dhe ne te njejten kohe duke sherbyer si konsulent ne Qendren per Teori Filozofike dhe Sociale te Beogradit.
Ai eshte bashkuar gjate kesaj kohe edhe me nje grup intelektualesh dhe disidentesh duke krijuar Partine Demokratike, ne opozite me ish presidentin e atehershem te vendit, Sllobodan Millosheviq.
Partia eshte shperbere si pasoje e peronaliteteve te kunderta, dhe me pas Gjingjiq u bashkua me disa nga aktivistet me te rinj duke krijuar levizjen e pare opozitare pro Europiane ne Jugosllavi.
Fushata e tyre anti Millosheviq ka marre nje shtytje te madhe gjate fillimit te viteve Nentedhjete, duke arritur piken me te larte ne nje sere demonstratash qe kane zgjatur per tre muaj me rradhe ne Beograd ne fund te vititi 1996. Protestat jane nxitur si pasoje e perpjekjeve te regjimit per te anulluar rezultatet ne zgjedhjet lokale, te cilat kishin perfunduar me nje triump te koalicionit te opozites Se Bashku (Zajedno) ne qytetet me te medha te vendit.
Gjingjiq u bashkua me Vuk Drashkoviq te Partise per Rimekembjen Serbe ne nje perpjekje per te detyruar Millosheviq te ndryshonte mendje. Kerkesat e tyre te fuqishme bene qe qindra mijera njerez te dilnin ne rruge deri sa regjimi hoqi dore nga ideja per ndryshimin e rezultatit te zgjedhjeve.
Puna e tij e veshtire ka marre frytet e para ne vitin 1997, kur ai eshte zgjedhur si kryetari i pare jo komunist i bashkise se Beogradit prej me teper se kater dekadash, por ky triumf nuk zgjati shume.
Pas me pak se gjashte muaj, Drashkoviq ndryshoi qendrim, duke u bashkuar me Partine Radikale Serbe dhe Partine Socialiste per ta larguar Gjingjiq nga posti i tij.
Pavaresisht kesaj goditjeje, ai ka vazhduar te ushtroje presion ndaj Millosheviqit, duke u bere gjithnje e me i hapur dhe me i fuqishem ne kritikat e tij ndaj regjimit.
Megjithate, keto qendrime kishin edhe nje sere rreziqesh, dhe ai u detyrua te largohej nga Serbia per ne Maqedonine fqinje gjate fushates se bombardimeve ajrore te NATO-s ne vitin 1998, pasi kishte marre informacione se emri i tij ishte ne krye te listes se personave qe ishin planifikuar te vriteshin nga regjimi.
Pasi bombardimet e NATO-s i dhane fund fushates se Millosheviqit ne Kosove ne Maj 1999, Gjingjiq u kthye ne Beograd dhe filloi te organizonte punen per ti dhene nje shtytje te re opozites, duke detyruar thirrjen e zgjedhjeve te reja ne perpjekje per te rrezuar presidentin.
Megjithate, mungesa e bashkepunimit ndermjet grupimeve te ndryshme te opozites nuk ndihmoi ne fushaten e tyre, dhe nuk mjaftonte vetem retorika anti regjimit, sado e madhe qe ishte ajo per te rrezuar Millosheviqin nga pushteti.
Por Gjingjiq nuk hoqi dore dhe nuk u terhoq nga vendimi i tij, dhe kjo kembengulje rezultoi ne krjimin e nje koalicioni - Opozita Demokratike e Serbise, DOS - dhe daljen ne skene te nje kandidati presidencial te besueshem sic ishte Vojisllavv Koshtunica.
Kur Millosheviq shpalli mbajtjen e zgjedhjeve ne Shtaotr 2000, DOS ishte e gateshme per keto zgjedhje. Gjingjiq punoi pa u lodhur per te promovuar figuren e Koshtunices dhe per te motivuar koalicionin, gje e cila coi edhe ne fitoren e thelle te kandidatit presidencial te DOS.
Millosheviq eshte detyruar te pranoje humbjen. Koshtunica ka marre postin e presidentit federal, ndersa Gjingjiq eshte zgjedhur kryeminister i Serbise.
Rruga e reformave ka qene e ngadalte dhe e dhimbeshme, dhe progresi eshte penguar nga fakti qe Gjingjiq dhe Koshtunica - pasi me ne fund kane arritur synimet e tyre - jane perfshire ne nje lufte te ashper per pushtet dhe disa here jane dukur me teper te interesuar per te penguar planet politike te njeri tjetrit se sa per te punuar per te permiresuar jeten e Serbeve te thjeshte.
Pavaresisht kesaj, Gjingjiq ka qene ne gjendje te mbledhe nje ekip shume te mire ekspertesh te ekonomise dhe politik dhe ka nisur nje numer reformash te rendesishme. Nen drejtimin e Bashkimit Europian, ai ka punuar me miqte e tij te vjeter Millo Gjukanoviq, president i Malit te Zi per te shperbere Republiken Federale te Jugosllavise dhe per te krijuar nje bashkim me te lirshem mes Serbise dhe Malit te Zi.
Ky hap stabilizoi rajonin pas shqetesimeve se Gjukanoviq mund te perpiqej te largonte Malin e Zi nga bashkimi, drejt pavaresise.
Pavaresisht ketyre arritjeve, Gjingjiq ka qene nje fare profeti pa nder ne vendin e tij. Megjithese ka qene terheqes dhe elokuent, ai gjithashtu nga shume njerez konsiderohej si arrogant dhe qendrimet e tij pro-perendimore dhe vendosmeria per te ecur ne rrugen e reformave te dhimbeshme por te domosdoshme ka bere qe ai asnje here te mos gezonte te njejtin popullaritet ne Serbi si rivali i tij Koshtunica.
Bashkepunimi i kryeministrit me gjykaten per krime te luftes ne Hage e ka bere ate shume jo popullor nder disa elemente te shoqerise Serbe.
Ai ka luajtur nje rol te rendesishem ne arrestimin dhe ekstradimin e Millosheviq, i cili tani po gjykohet me akuza per genocid, dhe ka folur me ashpersi dhe vendosmeri per te arrestuar edhe te dyshuarit e tjere per krime lufte dhe per ti ekstraduar ata ne gjykate.
Por, ashtu si shume veprime te tjera te Gjingjiq, ky ka qene nje vendim pragmatic. Bashkepunimi me Hagen ka qene kryesisht per te kenaqur komunitetin nderkombetar dhe per te hapur rrugen per ndihmen aq te nevojeshme financiare.
Ky bashkepunim gjithashtu lehtesoi edhe hyrjen ne komunitetin Europian dhe nderkombetar te Serbise pas nje decade. Gjingjiq ishte nje lider popullor jashte vendit, dhe fitoi respektin dhe vleresimin e shume lidereve perendimore te cilet e konsideronin forcen dhe inteligjencen e tij si nje shprese per rajonin e shkaterruar nga lufterat.
Por, brenda vendit, talenti i tij per te bere marreveshje dhe levizje taktike shpesh i eshte kthyer kundra, sic ka ndodhur edhe kur ai ka larguar kundershtaret nga gjiri i koalicionit dhe kur ka toleruar aktivitetet e mafias.
DOS e ka rrezuar Millosheviqin me ndihmen - te heshtur apo te hapur - te shume grupimeve kriminale te cilat ishin krijuar dhe forcuar gjate sundimit te regjimit te kaluar.
Kjo ndihme ka pasur nje cmim shume te larte. Tani duke pasur detyrim ndaj atyre boseve te mafias te cilet e kishin ndihmuar per te ardhur ne pushtet, Gjingjiq kishte thene se ai nuk do ti ekstradonte kurre ate te cilet dyshoheshin dhe ishin akuzuar nga gjykata e Hages per perfshirje ne krime lufte. Por shume shpejt ai u gjend nen nje presion te forte per te ndermarre hapa ne kete drejtim.
Gjingjiq e ka ditur shume mire se cfare pasojash mund te sillnin veprime te tilla. Vrasjet e tipit mafioz jane bere nje gje e zakoneshme ne Serbi gjate dy vjeteve te kaluara, dhe nje pothuajse aksident automobilistik vetem muajin e kaluar eshte quajtur me pas si nje atentat ndaj tij.
Por ai nuk pranoi te hiqte dore nga rruga e tij per shkak te ketij kercenimi. Shperberja e ish Jugosllavise dhe krijimi i shtetit te ri te Serbise dhe Malit te Zi e la Koshtunicen pa post, dhe praktikisht i dha fund perplasjeve te ashpra ndermjet dy figurave te rendesishme.
Kjo duhet ti kishte hapur rrugen Gjingjiq per te vazhduar modernizimin e vendit te tij dhe per ta afruar ate me prane integrimit te plote Euro Atlantik. Per fat te keq ate nuk e lane te bente kete gje.
Alison Freebairn eshte nje redaktore e IWPR.