Në Kosovë Zgjedhjet Jugosllave Janë 'Problem i Serbisë'
Shqiptarët e Kosovës thonë se ata nuk janë të interesuar për zgjedhjet e së dielës, por OKB-ja po përgatitet në rast trazirash.
Në Kosovë Zgjedhjet Jugosllave Janë 'Problem i Serbisë'
Shqiptarët e Kosovës thonë se ata nuk janë të interesuar për zgjedhjet e së dielës, por OKB-ja po përgatitet në rast trazirash.
"Zgjedhjet serbe?! Ato nuk janë asgjë për ne," thotë një gazetar i ri shqiptar në qytetin verior të Kosovës, Mitrovicë.
"Kosova nuk është më pjesë e Serbisë," thotë kolegu i tij. "Ne jemi këtu për të mbuluar fushatën elektorale të Dr. Bajram Rexhepit (kryetari i bashkisë së pjesës jugore të Mitrovicës të banuar nga shqiptarët)" - një referencë kjo për zgjedhjet vendore të Kosovës të 28 tetorit të organizuara nga OKB-ja.
Shqiptarët e Kosovës i konsiderojnë zgjedhjet jugosllave të së dielës si një çështje të Serbisë. Në fakt shqiptarët janë të interesuar për zgjedhjet e 24 shtatorit vetëm përsa i përket pasojave që do të kenë ato për të ardhmen e Kosovës. Disa mendojnë se rizgjedhja e presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq do të ishte një shenjë e mirë.
"Të gjithë e dinë se kush është Millosheviqi - një kriminel lufte," thotë një djalë i ri shqiptar, pronar i një dyqani. "Nëse ai fiton komuniteti ndërkombëtar do të ushtrojë më shumë presion ndaj Jugosllavisë dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës do të jetë më e lehtë.
"Serbët ende nuk e kanë kuptuar se çfarë lloj njeriu është ai që drejton vendin e tyre. Kështu që le të paguajnë pasojat, ata e meritojnë një gjë të tillë."
Pjesa më e madhe e shqiptarëve mendojnë se rivali kryesor i Millosheviqit Vojislav Kostunica nuk ndryshon shumë nga ai për sa i përket qëndrimit për Kosovën.
Shkëlzen Maliqi, një personalitet i njohur në Kosovë, ka thënë se rezultati më i mirë për shqiptarët do të ishte dëbimi i Jugosllavisë nga OKB-ja. "Kjo do të anullonte edhe Rezolutën 1244 dhe bashkë me të edhe sovranitetin e Jugosllavisë ndaj Kosovës," ka thënë Maliqi.
Ndërsa shqiptarët kanë pak interes për zgjedhjet, zyrtarët e OKB-së kanë frikë se këto zgjedhje mund të shkaktojnë trazira. Siguria është përforcuar, veçanërisht në qytetin e ndarë të Mitrovicës. Një zyrtar ka konfirmuar se trupat franceze kishin shtuar patrullimet në pjesën veriore të qytetit të dominuar nga serbët.
Administratori i UNMIK-ut Bernar Kushner e ka quajtur vendimin e Beogradit për të mbajtur zgjedhje edhe në provincë një "farsë" dhe "provokim". Megjithëse Kushner nuk mund të ndalojë mbajtjen e zgjedhjeve, ai nuk ka pranuar të ndihmojë në organizimin e këtij procesi.
Por Kushner ka thënë se personeli i UNMIK-ut dhe KFOR-it do të vëzhgojë për ndonjë shenjë të manipulimit të votave.
Trupa të tjera të NATO-s kanë filluar të mbërrijnë në Kosovë më 20 shtator. Dhe të hënën trupa britanike dhe suedeze të KFOR-it kanë hyrë në enklavën serbe në Graçanic SNP-së , ku kanë arrestuar tre të dyshuar dhe kanë konfiskuar një sasi eksplozivi, ndezësish dhe armësh. Dy nga personat e arrestuar mendohet të jenë pjestarë të forcave të njësive speciale të ushtrisë jugosllave me qendër në Nish.
Zyrtarët ndërkombëtarë n SNP-së Mitrovicë thonë se ata kanë informacion se një numër i madh forcash të ushtrisë jugosllave dhe policisë sekrete veprojnë në veri të qytetit dhe në enklava të tjera serbe në Kosovë.
NATO nuk e fsheh që forcat e saj nuk mund të mbyllin hermetikisht kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Paralajmërimet e vazhdueshme të Beogradit se trupat jugosllave do të kthehen në provincë janë hedhur poshtë si të pabazuara, por infiltrimet e fshehta në provincë nuk mund të parandalohen, thonë burimet e NATO-s.
Si komuniteti shqiptar pasi humbi autonominë e tij në vitin 1989, edhe serbët e Kosovës do të votojnë në 300 qendra votimi të improvizuara, ndoshta në shtëpi private në enklava serbe.
Rreth 200 anëtarë të policisë së UNMIK-ut dhe OSBE-së do të kenë në vëzhgim 112 qendra votimi në Mitrovicën veriore. Përveç se do të parandalojnë trazirat, ata do të përpiqen edhe të vlerësojnë nëse Beogradi do të mashtrojë në numërimin e votave.
Llazar Semini është Manaxher Projekti të IWPR-së në Kosovë.