NDËRTIMI I URAVE TË BASHKIMIT

Raporti i Krizës në Ballkan i IWPR ka punuar për të ndërtuar praktika të mira të gazetarisë në rajon gjatë pesë vjetëve të jetës së tij, por mbeten ende sfida të shumta.

NDËRTIMI I URAVE TË BASHKIMIT

Raporti i Krizës në Ballkan i IWPR ka punuar për të ndërtuar praktika të mira të gazetarisë në rajon gjatë pesë vjetëve të jetës së tij, por mbeten ende sfida të shumta.

Monday, 21 February, 2005
IWPR

IWPR

Institute for War & Peace Reporting

Që prej nisjes së tij pesë vjet më parë, Raporti i Krizës në Ballkan ka pësuar një transformim i cili reflekton ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në rajon.


Projekti ka nisur në hirin e genocidit në Bosnje, dhe në momentet e para të luftës në Kosovë. Duke kuptuar potencialin e mundëshëm të internetit për të fuqizuar zërat lokale, projekti është shndërruar menjëherë si një novacion i rëndësishëm në raportimin e konflikteve.


Kur kanë kaluar pesë vjet, një ish president i një shteti është në gjyq, ndryshimet politike paqësore nëpërmjet zgjedhjeve demokratike janë bërë rutinë, dhe orientimi evropian i të gjithë rajonit është rikonfirmuar.


DEBAT DHE ZHVILLIM


Gjatë zhvillimit të këtyre ngjarjeve të rëndësishme, raporti – i njohur si BCR – është zhvilluar nga një përpjekje për përgjigje ndaj emergjencave në një katalizator të fuqishëm për debatin publik në të gjithë rajonin.


Raportimi nga terreni i ka lënë vendin raportimeve hetuese ndërekufitare, shpesh në bashkëpunim me mediat lokale dhe organizata jo qeveritare, përfshirë studime, lidhje televizive dhe bashkëpunim të gjerë rajonal, dhe konferenca të rregullta publike e tryeza të rrumbullakta. Për më tepër, BCR informon një rrjet të gjerë lexuesish akademik, dhe njerëzit të cilët bëjnë politikat për rajonin, dhe shërben si një mbështetje për programin e trajnimit të IWPR për zhvillimin e një brezi të ri gazetarësh në rajon.


Megjithatë rajoni përballet ende me probleme të mëdha, dhe ende ndjehet nevoja e madhe e vazhdimit të BCR dhe punës raportuese e trajnimit më të gjerë nga IWPR. Edhe pse kapitale perëndimore janë derdhur në tregun e mediave në ballkan, cilësia profesionale nuk është zhvilluar në shumë raste me të njëjtat ritme të zhvillimeve të biznesit.


Vecanërisht në disa vende, gazetaria e verdhë shumë emotive vazhdon të mbysë zërat e tjerë. Përleshjet në Kosovë në mars 2004, pjesërisht, kanë qenë pasojë e raportimeve provocative dhe të pakonfirmuara në disa media. Vështirësitë financiare pengojnë gjithashtu trajnimin afatgjatë dhe kërkimet në thellësi.


“Gjatë pesë vjetëve të fundit, BCR ka ofruar analiza dhe investigime të thella, duke nxitur shumë botime lokale të ndjekin shembullin e saj,” thotë Ljupco Zikov, kryeredaktor i së përjavëshmes maqedonase Kapital. “Mungesa e informacionit të rëndësishëm dhe të paanshëm mbetet një ndër problemet më të mëdha në profesionin tonë”.


Natyrisht, lexuesit e BCR, nuk mungojnë të bëjnë edhe kritika. Pothuajse në cdo moment krize, IWPR merr përgjigja të forta ndaj shkrimeve të saj – shpesh për shkak se nuk mbështet një kauzë politike apo etnike të caktuar.


Edhe kolegë profesionistë kanë shprehur kritikat e tyre. “A mendojmë ne se IWPR ka qenë gjithnjë e balancuar dhe 100 përqind e saktë?” pyet Branko Geroski, redaktor i gazetës së përditëshme maqedonase, Dnevnik. “Natyrisht që jo. Por BCR është padyshim një mjet i rëndësishëm për cdo gazetar, politikan apo thjesht një njeri kurioz i cili është i interesuar të informohet për cfarë ndodh”.


Redaktorët vendas janë vecanërisht të kënaqur me raportet investigative të BCR për tema të tilla si përhapja e armëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, dhe problemin e trafikut të qenieve njerëzore në rajon.


“Ata kanë ofruar gjithnjë standarde të larta të gazetarisë investigative – gazetari e cila nuk është e kënaqur me burimet zyrtare, por është gjithnjë në kërkim të fakteve të cilat dikush përpiqet ti fshehë nga publiku,” thotë Zdravko Huber, redaktor i botimit të përjavshëm të Danas në Beograd.


Marrëdhëniet tona me miqtë në komunitetin e gazetarëve dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Ballkan, shumë prej të cilëve janë partnerë të vjetër, janë tepër të rëndësishme për BCR. Komiteti i Helsinkit dhe Qendra Humanitare Ligjore në Beograd, Radio B92 dhe TV B92 me redaktorin Veran Matiq, gazetat e përjavëshme Lobi dhe Kapital në Maqedoni, Koha Ditore dhe redaktori i saj Veton Suroi në Kosovë, gazeta e përjavëshme Dani në Bosnje dhe Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, e Qendra e Gazetarisë Investigative në Rumani, si edhe shumë të tjerë, kanë dhënë një ndihmë të vyer gjatë gjithë kësaj kohe.


MBUSHJA E BOSHLLËKUT


Vëzhguesit thonë se BCR ka përmbushur një rol të cilin mediat e tjera në ballkan e kanë lënë pas dore, duke arritur me sukses të shmangë ndarjet politike dhe etnike.


“Shumë shpesh tema ballkanizohet, sepse njerëzit lexojnë vetëm shtypin e vendit të tyre – ose edhe pjesës së tyre të vendit,” thotë Nicholas Ëhyte, drejtor i programit të ballkanit për Grupin Ndërkombëtar të Krizave. “BCR luan një rol të rëndësishëm duke u treguar vendeve të ndryshme të rajonit se cfarë shkruhet për njëri tjetrin”.


Gabriel Partos, analist për evropën jug lindore në shërbimin botëror të BBC, shton se raportimi i IWPR “u jep njerëzve një mundësi të mësojnë më tepër për fqinjët e tyre… nga një perspektivë më neutrale”.


Ndoshta shembulli më i mirë i qëndrimit ndër rajonal të IWPR është përpjekja e saj për paraqitjen e problemit të trafikut të qenieve njerëzore.


BCR ka botuar 20 artikuj dhe pesë raporte investigative mbi trafikun e grave dhe fëmijëve në ballkan se pjesë e tregtisë ndërkombëtare të seksit. Investigimi më i fundit, Tregtia me Varfërinë [http://www.IWPR.net/index.pl?archive/bcr3/bcr3_200309_460_1_eng.txt] , ka qenë një ndër projektet më ambicioze të BCR, me përfshirjen e 13 bashkëpunëtorëve në Rumani, Maqedoni, Serbi dhe Malin e Zi, Greqi, Bosnje dhe Kosovë.


Artikulli i parë dhe raportet nga debatet që kanë pasuar janë ribotuar 30 herë në shtypin lokal dhe kanë pasur një mbulim të gjerë televiziv në rajon.


Raportimi i BCR mbi akuzat për përdorim torturash në operacionin e policisë që ka pasuar vrasjen e kryeministrit Gjingjiq në vitin 2003 është një tjetër shembull i cili tregon se si artikujt e BCR kanë arritur me sukses të shkaktojnë një debat të gjerë. Një investigim i BCR i botuar në qershor 2003, me titullin Serbi: Të Ndaluarit Flasin për Përdorim Torturash [http://www.IWPR.net/index.pl?archive/bcr3/bcr3_200306_434_5_eng.txt], ka bërë që Amnesty International të përgatisë një raport për këtë temë.


Raportet janë bërë një burim i rëndësishëm për analistët e ballkanit në të gjithë botën nëpërmjet faqes së IWPR në internet dhe një liste shpërndarje email e cila tani ka pothuajse 9,000 abonentë.


“Si një lexues i rregullt, unë mendoj se IWPR në mënyrë të vazhdueshme ofron një pamje të ndryshme të ngjarjeve në rajon. Uroj që projekti të vazhdojë dhe të ketë edhe disa mijëra numra të tjerë,” thotë Daniel Serëer, i Institutit Amerikan për Paqe në Nju Jork.


Arritjet e BCR janë njohur dhe janë vlerësuar me disa tituj ndërkombëtarë.


Në edicionin e vitit 2003 të Titujve Ndërkombëtarë për Median, raporti investigative Viktimat e Padukshme të Luftës [http://www.IWPR.net/index.pl?archive/bcr3/bcr3_200211_383_4_eng.txt], ka fituar Cmimin Ndërkombëtar të Amnesty International për Gazetarinë në Shërbim të të Drejtave të Njeriut. Mbështetja e gazetarëve lokalë për të arritur nivele të larta të gazetarisë ndërkombëtare, duke ngritur cështje të rëndësishme, përbën një nga drejtimet kryesore të misionit të IWPR.


BCR ka fituar gjithashtu edhe disa cmime të gazetarisë në internet, NetMedia, gjatë këtyre viteve.


BCR dhe programi më i gjerë i IWPR për zhvillimin e mediave në ballkan është mbështetur në mënyrë bujare nga i gjithë komuniteti i agjensive të zhvillimit dhe fondacionet private të përfshira në zgjidhjen e konflikteve dhe zhvillimin demokratik në ballkan, vecanërisht nga Agjensia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Ministria e Jashtëme e Norvegjisë, Agjensia Kanadeze për Zhvillim Ndërkombëtar, IREX/USAID, dhe OSBE e Bashkimi Evropian. Të gjithë atyre që na mbështesin [http://www.IWPR.net/index.pl?top_supporters.html] — faleminderit shumë!


ENDE SHUMË PËR TË BËRË


IWPR është përpjekur gjithnjë të zgjerojë kufinjtë e vperimtarisë së saj, duke parashikuar zhvillimet dhe ndryshimet e duke u përpjekur gjithnjë të përmirësojë nivelin e punës së saj.


Një nga sfidat e reja më të mëdha është ambicja e rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian – me të gjitha kompleksitetet dhe pasiguritë që sjell ajo. Një paketë e kohëve të fundit me artikuj me këtë temë ka hedhur një shikim në stadet e ndryshme të zhvillimit në vendet në rajon – nga Kroacia në Maqedoni – me vështirësitë e tyre për të përmbushur shpresat e tyre me kërkesat e forta ekonomike dhe politike. Interesi i shkaktuar në rajon – si nga ribotimi i artikujve dhe nga një sërë tryezash të rrumbullakta – tregon se si BCR shpreson të kontribuojë në këtë debat të rëndësishëm publik.


Përpara ka ende rreziqe dhe vështirësi, por edhe shumë arësye për të festuar. Në numrin e 500 të BCR, cështjet kryesore me të cilat përballen gazetarët kanë të bëjnë më tepër me programet ekonomike dhe reformat legjislative se sa me forcat paraushtarake dhe ndërhyrjet ndërkombëtare. Por sfida kryesore është ende e njëjtë: të ofrojë një raportim të arësyeshëm, të balancuar dhe të bazuar në fakte për të lejuar njerëzit të arrijnë në përfundimet e tyre bazuar në informacione të sakta për cështje të cilat kanë të bëjnë me jetën e tyre – dhe të fqinjëve të tyre.


Frontline Updates
Support local journalists