NDERPRITEN BURIMET FINANCIARE TE KARAXHIQ

Masat ekonomike mund te ndihmojne perpjekjet per kapjen e drejtuesit te Serbeve te Bosnjes gjate luftes.

NDERPRITEN BURIMET FINANCIARE TE KARAXHIQ

Masat ekonomike mund te ndihmojne perpjekjet per kapjen e drejtuesit te Serbeve te Bosnjes gjate luftes.

Tuesday, 6 September, 2005

Zyrtaret perendimore shpresojne se nje plan i ri per te pakesuar sasine e parave qe shkojne per te ndihmuar rrjetin e Radovan Karaxhiq dhe paguajne per sigurimin e menyres se jeteses se tij mund te siguroje nxjerrjen e ish udheheqesit te Serbeve te Bosnjes para drejtesise.


Karaxhiq kerkohet nga gjykata e Hages me akuza per genocid, por pavaresisht fuqise ushtarake te NATO-s dhe rrjetit te sherbimeve sekrete ai ka arritur ti shmanget drejtesise nderkombetare qe prej gjashte vjetesh. Kryeprokurorja e gjykates se Hages, Carla Del Ponte ka thene disa here se Karaxhiq dhe rojet e tij fshihen ne zonen e thelle malore te Bosnje Herzegovines lindore, prane kufirit me Serbine dhe Malin e Zi.


Paddy Ashdown, Perfaqesuesi i Larte i Perendimit ne Bosnje dhe zyrtari i tij me i larte, ka njoftuar kohet e fundit per nje plan per nderprerjen e financimit te mbeshtetesve te Karaxhiq. Megjithate, Oleg Millisiq, zedhenes i Zyres se Perfaqesuesit te Larte, nuk ka pranuar te tregoje hollesi konkrete per zbatimin e ketij plani.


Parate jane nje arme e fuqishme ne perpjekjet per arrestimin e Karaxhiq. Pierre Richard Prosper, Ambasadori Amerikan Shetites per ceshtjet e Krimeve te Luftes, ka premtuar mbeshtetjen teknike dhe materiale te Amerikaneve ne kete operacion. Ne viziten e tij ne Bosnje, me 23 Janar, Prosper ka treguar se mbi 200,000 dollare Amerikan jane paguar tanime nga fondi prej 5 milion dollare te caktuar per te paguar informacionet qe do te cojne ne kapjen e Karaxhiq.


Prosper nuk ka pranuar te jape hollesi per identitetin e personit apo personave te cilet i kane perfituar keto para. Por berja publike e ketij fakti mendohet se mund te shtoje edhe presionin psikologjik ndaj Karaxhiq dhe rrjetit te tij mbeshtetes, sepse nje fakt i tille tregon se disa njerez jane te gatshem te flasin per te perfituar shperblimin financiar.


Arrestimi i Karaxhiq konsiderohet si nje hap i rendesishem drejt normalizimit te gjendjes ne Bosnje. Se bashku me drejtuesin ushtarak te Serbeve te Bosnjes, Gjeneral Ratko Mlladiq, Karaxhiq eshte nje nder personat me te kerkuar nga Haga. Duke i shpetuar vazhdimisht forcave te medha ushtarake te aleances me te fuqishme ne bote, ai po e paraqet NATO-n dhe Forcen e Stabilizimit, SFOR, ne Bosnje Herzegovine dhe pjesen tjeter te komunitetit nderkombetar si te pafuqishme.


SFOR eshte perpjekur disa here dhe ka deshtuar ne perpjekjet e tij per arrestimin e Karaxhiq. Ne operacionin e pare dhe te vetem te konfirmuar publikisht per kapjen e tij, trupat e SFOR, te mbeshtetur edhe nga helikoptere dhe mjete te blinduara kane rrethuar qytetin e vogel Foca ne lindje te Bosnjes ne agimin e 28 Shkurt, 2002. Operacioni perfundoi po ate mbremje pa asnje rezultat. SFOR ka bllokur disa here rruget kryesore, ka kontrolluar te gjitha mjetet ne perpjekje per e gjetur ish drejtuesin e Serbeve te Bosnjes, por pa sukses.


Zyrtaret e NATO-s dhe te tjere zyrtare perendimore permendin shpesh mungesen e "vullnetit politik" ne Republika Srpska, RS, si aresyen kryesore per suksesin e Karaxhiq ne shmangien e drejtesise nderkombetare. Zyrtaret Serbe te Bosnjes zakonisht thone se nuk kane asnje informacion mbi vend ndodhjen e Karaxhiq. Javen e kaluar, ministri i ri i brendshem i Republika Srpska, RS, Zoran Djeriq ka thene se Karaxhiq nuk eshte fare ne RS. Por shume analiste vendas dhe perendimore jane te bindur se zyrtaret Serbe te Bosnjes nuk do te arrestonin kurre ish drejtuesin e tyre gjate kohes se luftes - edhe sikur te dinin me siguri se ku fshihet ai.


Pak njerez mendojne se taktikat e reja do te cojne ne arrestimin e Karaxhiq. Mungesa e efikasitetit te perpjekjeve te mepareshme per arrestimin e tij dhe nxjerrjen para drejtesise, dhe fakti qe pavaresisht vendosjes se nje shperblimi prej 5 milion dollare Amerikan, Karaxhiq mbetet i lire flasin me teper per shume njerez se sa inisiativa e re.


Perpjekjet per te nderprere rrjetin e tij te furnizimit gjithashtu pengohen edhe nga fakti qe sistemi financiar ne Bosnje eshte i pakontrolluar, shume i komplikuar dhe i ndare ndermjet dy entiteteve te vendit, RS dhe Federates se Bosnje Herzegovines.


Megjithate, gjate vitit 2001 agjensite perendimore kane pasur disa suksese ne bllokimin e rrjeteve financiare te al-Qaeda ne Bosnje. Autoritetet Boshnjake kane vepruar ne baze te informacioneve te marra, dhe kane ndermarre veprime ndaj kompanive te cilat dyshoheshin se ndihmonin ne kanalizimin e fondeve per rrjetin ekstremist.


Megjithate, sipas ish ministrit te financave te Federates Nikola Grabovac, qendrimi i ri ndaj rrjetit te Karaxhiq veshtire se mund te kete sukses nese OHR nuk informacione te reja dhe te rendesishme per kete qellim. Pa informacione te sakta ne lidhje me ata te cilet ndihmojne Karaxhiq ne Bosnje, nuk mund te behet asgje.


Disa analiste perendimore mendojne se frika e Perendimit per deshtimin e tij per kapjen e Karaxhiq eshte me e madhe sesa shpresat e tij per sukses, dhe ne kete drejtim ndikojne shume edhe deshtimet gjate ketyre gjashte vjeteve per ta nxjerre ate para drejtesise.


Analistet gjithashtu thone se OHR dhe SFOR nuk veprojne gjithnje ne unison, sic duhet te ndodhte teorikisht, per shkak se kane interesa te ndryshme. Ndersa OHR eshte e peregjegjeshme per nevojen e arrestimit te Karaxhiq, SFOR tregohet me i permbajtur per shkak te shqetesimeve ne lidhje me sigurine e ushtareve te tij te cilet mund te perfshihen ne nje konflikt te armatosur gjate perpjekjes per arrestimin e tij.


Aldin Arnautoviq eshte kryeredaktor i Rrjetit Radiofonik Boram ne Bosnje.


Frontline Updates
Support local journalists