NDËRPRERJA E SHËRBIMIT USHTARAK GËZON RUMUNËT E RINJ
Ndërprerja e rekrutimit ushtarak ka për qëllim të ofroj Bukureshtin më afër partnerëve të saj në NATO.
NDËRPRERJA E SHËRBIMIT USHTARAK GËZON RUMUNËT E RINJ
Ndërprerja e rekrutimit ushtarak ka për qëllim të ofroj Bukureshtin më afër partnerëve të saj në NATO.
Një këngë gjatë të tetëdhjetave tregon për zemërimin e rekrutëve të rinj rumun të cilët duhej të zgjoheshin në orën gjashtë të mëngjesit për të bërë gjimnastikë, pastrimit të banjove – dhe të gjitha këto në bark të zbrazët.
“Stau in unitate, fac tiris pe coate, / Fac sectoare si plantoane, pin' la liberare," thotë kënga. (Jam këtu i vetmuar, duke marshuar dhe patrulluar tërë kohën / Deri në fund të shërbimit ushtarak).
Por tani parlamenti i Rumanisë i ka dhënë fund peripecive të tilla. Këtë javë parlamenti vendosi që gjenerata e tetorit 2006 të jetë e fundit për të shërbyer në ushtri.
Nga 1 janari, 2007, qytetarët rumunë, meshkuj apo femra, do të shërbejnë në ushtri vetëm me dëshirë.
Vendimi për të përfunduar DRAFT vjetor ishte i pritur.
Bukureshti ka pranuar të transformoi ushtrinë e saj nga një institucion gjigant i Paktit të Varshavës në një forcë të lehtë, mobile që i përmbush kërkesat e NATO-s. Në rrugë drejtë anëtarësimit në aleancë, të cilës iu bashkëngjitë vitin e kaluar, Rumania ndërmori disa reforma, përfshirë zvogëlim radikal të numrit të ushtarëve dhe përfundimit të rekrutimit ushtarak.
Forcat e armatosura vetëm ishin zvogëluar nga 235,000 në vitin 1994 në më pak se 100,000 dhe pritet të mbesin vetëm 75,000 deri në fund të vitit të kaluar.
Në ndërkohë, shpenzimet ushtarake kanë shënuar rritje, në 2.4 përqind të GDP-së (rreth një bilion dollarë amerikan) për pesë vitet e ardhshme, përqindje e cila është më e lartë se niveli minimal jozyrtar i NATO-s prej 2 përqind.
Ministri i mbrojtjes, Teodor Athanasiu, thotë se të hollat do të kursehen në aspektin afatgjatë përmes procesit të reformave, të cilat do të drejtohen në ngritje te pagave.
“Po tentojmë të vendosim pagat tona në nivel me vendet e tjera të NATO-s në një të ardhme të afërt,” tha Athansasiu.
“Nuk jemi të brengosur për mungesën e rekrutëve për shërbim opcional ushtarak. Numri i njerëzve që dëshirojnë t’i bashkëngjiten ushtrisë kalon numrin e pozitave të hapura.”
Shumica e rumunëve mendojnë se krijimi i armatës profesionale është dashur të arrihet që moti.
Razvan, i cili shërbeu në vitin 1984, thotë se ai kishte konsideruar të ikte jashtë vendit për t’i ikur shërbimit ushtarak.
Ai ende kujton urrejtjen e tij për komandantët e tij, kur nuk i është dhënë leja të merrte pjesë në martesën e motrës së tij. Ai gjithashtu urrente indoktrinimin politik gjatë kohës së komunizmit, të cilën ai e konsideron shtypës dhe paranoik. ‘
Kujtime të tjera nuk janë aq të hidhura. Alin, i cili shërbeu në vitin 2001, tha, “Ushtria për mua ishte një përvojë e mirë dhe shoqëria me njerëz të tjerë të rinj ndikoj në formësimin e karakterit tim.”
Të tjerët druajnë shuarjen e një ushtrie të fuqishme, e cila deri më tani ka ofruar sigurinë për ata.
“Liderët tanë janë aq budallenj,” thotë një porosi në faqen e internetit të një gazete. “Pse të zvogëlohet numri i ushtarëve aq shumë, kur Rusia mbetet rrezik permanent për Rumaninë?”
Edhe pse Rumania ka tentuar të përmirësoj statusin e saj ushtarak brenda NATO-s përmes ristrukturimit të forcës ushtarake, realiteti tregon se shumë gjëra ende mungojnë. Për shembull, kushtet e jetesës për ushtarët profesional ende janë të dobëta.
Në anën pozitive, Rumania morri pjesë në mënyrë të suksesshme në disa operacione ndërkombëtare, duke dërguar trupa në misionet paqësore në Kosovë, Afganistan dhe Irak.
Bukureshti trefishoi prezencën e saj në misionet paqësore në Bullgari për të liruar forcat e tjera të NATO-s të shërbejnë në Afganistan.
Gjithashtu, Rumania ishte vendi i parë që nënshkroi një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, duke premtuar të mos dorëzoi ushtarët e SHBA-ve në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, ICC, të cilën Uashingtoni e kundërshton.
Cristina Liberis është gazetare me kompaninë publike të transmetimit TVR.