Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Ndalimi i Udhetimeve Eshte Me i Efektshem Se Shumica e Sanksioneve

Sonksionet ekonomike kunder Jugosllavise, kane demtuar padrejtesisht Serbet e zakonshem. Ndalimet e udhetimeve, perkundrazi, jane duke prekur me sukses vetem eliten e Milloshevicit.
By Milenko Vasovic

Perpara se KHS - prodhuesja Gjermane e makinerive per pijet jo-alkolike, te investonte 4.2 milion Marka Gjermane kete vere fabriken Malazeze te Ujit Miniral Rada, ajo kontrolloi nese drejtoret e kompanise benin pjese tek ata jugosllave te cileve u eshte ndaluar tashme hyrja ne Unionin Europian.


Asnje prej tyre nuk ishte ne liste, dhe keshtu qe nga investimet e rralla ne kete pas-lufte vazhdoi normalisht.


Kujdesi i KHS-se tipizon marredheniet e biznesit perendimor me Jugosllavine, gje e cila po ja veshtireson shume jeten elites politike dhe te biznesit te Milloshevicit. Per me teper, ndalimi i udhetimeve ne BE, i cili eshte perdorur mbi keta individe, per here te pare ka prekur regjimin dhe jo popullaten e pervuajtur.


Sipas nje liste te publikuar ne te perditeshmen e Beogradit Danas, jaen rreth 300 Jugosllave te hirearkise se larte qe nuk mund te hyjne ne bashkimin Europian. Dhe ne qofte se zerat jane te verteta, kesaj liste do ti shtohen edhe 300 emra te tjere.


Juristi Vladan Batic, nje koordinator i opozites se Aleances per Nadryshime, thote se rreth 250 vete nga kjo liste ujane gati qe ti shkepusin lidhjet me Milloshevicin me qellim qe te hiqet ndalimi i udhetimeve per ta. "I vetmi ineters qe i lidh ata me partine socialiste ne pushtet, eshte paraja dhe jo ideologjija", thote ai,. "tashme kapitali i tyre eshte i ngrire dhe jeta e tyre ka ndaluar. Ne qofte se sistemi permbyset, do te jete me mire per ta qe te mos ndodhen ketu ne ate kohe".


Perveç Sllobodan Milloshevicit dhe familjes se tij, te gjithe zyrtaret qeveritare Serbe dhe Jugosllave jane ne liste, siç jane edhe nje numer gazetaresh tre mediave shteterore, drejtore bankash dhe firmash te medha Serbe, oficere te ushtrise, te policise, zyrtare nga partite e koalicionit qeveritar dh pronare te kompanive private qe jane shume te lidhura me rregjimin.


Ne te njejetn kohe, Milorad Vucelic, nje ish-Zv,President i Partise Socialiste Serbe te Milloshevicit (SPS), dhe Jovica Stanisic, ish shef i policise sekrete, jane hequr nga lista. Stanisici, njohet jashtre si njeriu qe ndermjetesoi per lirimin e piloteve Franceze te kapur perpara perfundimit te Luftes Boshnjake ne Republiken e Serpskas.


Shume prej personave qe e kane emrin ne liste, njoftohet se jane te gatshem te bejne çdo gje qe tu kerkohet vetem qe tu lejohet te udhetojne. Besohet se disa prej tyre kane perdorur ndermjetesa per ta ngritur çeshtjen e tyre ne Unionin Europian. Te tjere kane kontrktuar avokate Britanike per ti çuar çeshtjet e tyre ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise, duke deklaruar se u jane shkelur te drejtat e tyre humane.


Kjo liste e BE-se duket si nje katalog i paplote i njerzve me te pasur te Serbise. Per shembull, Zv.presidenti i Qeverise Serbe, Dragomir Tomic, eshte drejtori i ndermarjes shteterore Simpo dhe i biri i tij shte bere kohet e fundit nje bashke-pronar i nje fabrike te prodhimit te çelikut ne Maqedoni.


Shume prej ketyre individeve i kane te ngrira llogarite e tyre bankare. Megjithese eshte e veshtire te gjesh informacione te besueshme, se me teper se nje miliard dollare te zyrtareve Serbe e Jugosllave ne llogarite jashte, jane te ngrira.


Doreheqja e biznesmenit Bogoljub Karic, Minister pa portofol ne Qeverine Serbe, i eshte atribuar daljes se emrit te tij ne kete liste. Gjate fushates se bombardimit te NATO-s kunder Jugosllavise, Karici se bashku me gruan e tij Milanka u perpoq qe te vizitonte Qipron, por iu ndalua hyrja. Ne total, jane pese anetare te familjes se Karicit ne ate liste dhe vetem nje pak nga familja e Milloshevicit.


Lista jep disa indikacione se deri ku e kontrollon rregjimi, sistemin bankar. Jane 20 bankiere tashme qe nuk lejohen te hyjne ne BE. Njembedhjete prej tyre punojne ne Banken e Beogradit, kater te tjere ne Banken Kombetare Jugosllave duke perfshire edhe Guvernatorin Dushan Vlatkovic.


I pari ne listen e bankiereve eshte Borka Vucic, Drejtoresha e Bankes 73-vjeçare se Beogradit. I njohur si bankieria private e Milloshevicit, thuhet se ajo njeh hollesite e te gjitha llogarive private e shteterore ne Qipro. Ajo thote qe nuk e shqeteson fare fakti se nuk mund te udhetoje me.


Perveç bankiereve, jane edhe rreth 33 oficera ne liste. Perveç Shefit te Shtabit Dragoljub Ojdanic, dhe aleateve te tij, shume komandante qe kane udhehequr veprime ne terren perfshihen ne kete liste, duke perfshire edhe komandantin e forcave speciale dhe te brigates se 63 te parashutisteve nga Nishi.


Ne liste gjenden edhe disa individe me pak te njohur qe nuk duket se kane ndonje rol vendim-marres. Disa te tjere qe kane qene ne pozicione me pergjegjesi por qe nuk jane me ne ato vende.


Kane qene emrat e gazetareve ne liste ato qe kane shkaktuar konfuzionin me te madh pasi perfshijne botuesa te parendesishem te te perjavshmesh me qarkullim te vogel, dhe nje ish rezantues te TV Politika, por nuk perfshijne drejtuesit me te rendesishem te radio Televizionit Serb.


Dajan Milenkovic, drejtor egzekutiv i stacionit televiziv privat BK, prone e Bogoljub Karic, eshte ne liste, pavaresisht se eshte nje anetar i Shoqate se Pavarur te gazetareve te Serbise dhe i Shoqates Nderkombetare te Gazetareve.


"Une mund te hipotizoj se kush kane qene kriteret e perdorura qe emri im eshte ne ate liste. Une nuk bej pjese ne asnje parti", thote ai. "Ne qofte se kjo eshte per shkak te funksionit tim si editorial, atehere edhe shume kryredaktore te tjere do te shfaqeshin ne ate liste, por faktikisht ata nuk jane".


Milenko Vasovic eshte nje kontribues i rregullt i IWPR-se nga Beogradi.