MURI I MOHIMIT

Përkundër fakteve të shumta, shumë serbë refuzojnë të pranojnë se një masakër ka ndodhur.

MURI I MOHIMIT

Përkundër fakteve të shumta, shumë serbë refuzojnë të pranojnë se një masakër ka ndodhur.

Milos Milanovic, banor i Srebernicës dhe ish komandant i njësitit paramilitar serb të quajtur Garda Serbe, flet me sinqeritet në lokalin brenda një nga hotelet e vetme në qytet.


“Masakra është gënjeshtër,” thotë ky ish ushtar, i cili tani përfaqëson Partinë Demokratike Serbe në këshillin e qytetit. “Kjo është progapandë me qëllim të prezentimit të keq të popullit serb. Muslimanët po gënjejnë; ata po manipulojnë me shifra; po ekzagjerojnë ndodhitë.”


Duke përmendur periudhën e shkurtër në vitin 1993, kur komandanti i atëhershëm i enklavës Naser Oric drejtoj forcat e ushtrisë së Bosnës në një numër të sulmeve në rajonin e kontrolluar nga armiku – kinse duke vrarë shumë ushtarë dhe civil serbë – Milanovic insiston se “shumë më shumë serbë pësuan në Srebernicë se sa muslimanë.”


Meshkujt e tjerë në kafene – “ushtarët e tij” – pajtohen.


“Bota refuzon të shoh të vërtetën rreth vitit 1995,” tha Cvetin Petrovic. “Të gjithë në botë pohojnë se ne, serbët, po vrisnim njerëz atje. Dhe ne jemi të pafuqishëm ndaj kësaj propagande.”


Edhepse dhjetë vite kanë kaluar që kur forcat serbe të Bosnës depërtuan në Srebernicë dhe vranë më shumë se 7000 meshkuj dhe djemë musliman në masakrën më të rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe përkundër fakteve të shumta rreth këtij krimi – që përfshijnë varreza masive, pohime nga oficierët të cilët kryen ekzekutimet dhe inçizimet e vrasjeve – një pranim i të së vërtetës nuk duket se do të ndodhë.


Pikëpamja e Milanovic, se Srebernica është gënjeshtër, se serbët në fakt janë viktimat e vërteta të luftës dhe se ata janë demonizuar nga një konspiracion i gjërë ndërkombëtarë është e zakonshme në Republikën Srpska, RS.


Mohimet e mëhershme ishin të thjeshta.


”Asnjë nga këto akuza nuk kanë baza të qëndrueshme,” pohoj Jovan Zametica, zëdhënës për presidentin e atëhershëm serb të Bosnës Radovan Karadigjiq, menjëherë pas masakrës.


Pasi të mbijetuarit e ekzekutimeve masive filluan të tregojnë rëfimet e tyre, dhe më vonë kur reporterët zbuluan pjesë trupi që ishin shfaqur nga toka në një vend të masakrës, udhëheqësia serbe e Bosnës filluan të përdornin idenë e konspiracionit.


Në nëntor të vitit 1995, Karagjiq mohoj akuzat për masakër në Srebernicë si “një mashtrim propagandistik para negociatave të Dejtonit” – bisedimeve paqësore të cilat përfunduan luftën dhe krijuan dy entitete të cilat përbëjnë Bosnën.


Kur ekipet e shkenctarëve mjekësor nga tribunali për krime të luftës së KB-së në Hagë filluan të zhvarrosin disa varreza masive nëpër RS, duke sfiduar kështu teorinë e konspiracionit, atëherë teori të reja filluan të krijohen.


Muslimanët kryesisht kishin pësuar gjatë luftimit ishte një pohim i zakonshëm. Një tjetër ishte se ata u ndanë në faksione rivale dhe vranë njëri tjetrin. Disa madje propozuan se ata ishin vrarë nga një grup i mercenarëve francez, boshnjak dhe të tjerë për të dikredituar serbët.


Në mars të vitit 1996, një ish ushtar serb i Bosnës, i cili shërbeu në Njësitin e 10-të, Drazën Erdemovic, u lajmërua dhe dëshmoj se kishte marrë pjesë në ekzekutimin e 1200 meshkujve në fushën e një ferme në Pilice, në mes Bjelinës dhe Zvornikut.


Edhepse dëshmia e Erdemovicit ishte shumë e detalizuar, duke përshkruar plumbat prej 7.62 milimetra të cilat u shfrytëzuan për ekzekutim, dhe edhepse kjo dëshmi u vërtetua nga faktet ligjore, kjo arriti pak për të thyer murin e mohimit të ngritur rreth RS dhe vetë Serbisë.


Erdemovic, shpesh thuhet, nuk ishte i besueshëm. Ai ishte kroat etnik dhe gjendja e tij mentale ishte pikëpyetje. Por përpos kësaj, serbët pohonin, Haga ishte pjesë e konspiracionit ndërkombëtar për të bërë serbët të duken keq në sytë e botës.


Sikur edhe deklaroj një ish ushtar 32 vjeçar serb i Bosnës i cili ishte duke pirë në Lokalin Venera të Srebernicës gjatë një të shtune, “Haga vazhdon të përmend Srebernicën vetëm të mbajë popullaritetin. Ndoshta diçka e keqe ka ndodhur, por ata po e bëjnë mizën bullë.”


Ky argument i njejtë do të përdorej pasi gjykatësit në tribunalin e Hagës arritën vendimin në gusht 2001 se gjenerali serb i Bosnës Radislav Krstic, dora e djathtë e Ratko Mladiqit, ishte fajtor për gjenocid në Srebernicë.


Gjykimi, i cili u mbështet nga dëshmi emocionale nga të mbijetuarit, dhe nga fakte të mjekësisë ligjore nga varrezat masive, ishte një pikë e rëndësishme për drejtësinë, dhe edhepse vendimi mbi gjenocid ishte kontraverzal dhe më vonë u përmirësua pas ankesës në “ndihmën dhe inkurajimin e gjenocidit”, kjo megjithate nuk la dyshim sa i përket shkallës së masakrës.


Megjithate, një vit më vonë, në shtator 2002, Buroja e Qeverisë së Republika Srpska për marrëdhënie me tribunalin për krime lufte të Hagës përfundoj, në një kapitull të titulluar “Masakra e Pohuar”, se më pak se 100 musliman janë vrarë nga forcat serbe të Bosnës, dhe se ushtarët të cilët kryen vrasjet bënë këtë për hakmarrje personale apo thjeshtë injorancë ndaj ligjeve ndërkombëtare.


Me qëllim të luftimit të mohimeve dhe arsyetimeve, në vitin 2003, Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar për Bosnen, Lord Paddy Ashdown, urdhëroj RS të krijojnë një komision rreth masakrës së Srebernicës. RS bëri një gjë të tillë por raporti përfundimtar sërisht përsëriti mohimet e zaknoshme.


Lord Ashdown ishte i zemëruar. Ai e quajti raportin “një dënim skandaloz” të RS, “mbulim i gabimeve”, dhe urdhëroj komisionin të filloj punën sërish.


Gjatë ri-hetimit, gjëra të tjera po ndodhnin në Hagë. Në maj të vitit 2003, dy zyrtarë të lartë ushtarak serb të Bosnës, Momir Nikolic, ish shef i kundërzbulimit në Brigadën Bratunac, dhe Dragan Obrenovic, ish shef i stafit në Brigadën Zvornik, u deklaruan fajtor për rolet e tyre në masakër dhe pranuan të dëshmojnë kundër ish kolegëve të tyre.


Në deklaratën e tij, Nikolic tha, “Meshkujt e aftë musliman në grumbull të civilëve musliman janë ndarë… dhe ekzekutuar. Mua më është thënë se ishte përgjegjësi e imja të ndihmoj koordinimin dhe organizimin e këtij operacioni.”


Për herë të parë, ushtarakë të lartë serb të Bosnës, njerëz të cilët gëzonin respekt në komunitetet e tyre dhe me kredenciale nacionaliste të cilat nuk mund të viheshin në dyshim, jo vetëm se pranuan se masakra kishte ndodhur, por ofruan detale tmerruese se si ishte kryer operacioni i fshehjes së trupave.


Një muaj më vonë, një komision serb i Bosnës mbi Srebernicë publikoj raportin dhe, këtë herë, Ashdown arriti qëllimin.


Më në fund, autoritetet serbe të Bosnës morrën përgjegjësinë për Srebernicë. Komisioni përfundoj se “në mes të 10 dhe 19 korrikut 1995, disa mijëra boshnjak ishin ekzekutuar në mënyrë që paraqet shkelje serioze të ligjeve humanitare ndërkombëtare.”


Presidenti i RS, Dragan Cavic, quajti masakrën “një vrimë të zezë në historinë e popullit serb.”


Diçka e tillë nuk është arritur më parë – në këtë aspekt, në mes të krimeve të shumta të kryera nëpër Bosne, Srebernica mbetet e veçantë – por përkundër kësaj, mohimet, apo së paku justifikimet, ende jane të përhapura. Nuk është e jashtëzakonshme për serbët që të mohojnë dhe justifikojnë ndodhitë në Srebernicë.


Nëse masakra ka ndodhur, shumë serb insistojnë, muslimanët e kanë merituar. Kjo ishte hakmarrje për të gjithë serbët e vrarë.


Edhepse pak janë të gatshëm të pranojnë të vërtetën – se forcat serbe të Bosnës ekzekutuan mijëra meshkuj dhe djemë të paarmatosur thjeshtë sepse ata ishin musliman – nuk ka shenja se muri i mohimeve ka filluar të rënohet.


Në shkollën e mesme të Srebernicës – e cila është e zbukuruar me simbole nacionaliste, ikona ortodokse dhe potrete të heronjëve kombëtar serb – ka rreth 600 studentë, 48 nga të cilën janë muslimanë.


Milan Jovanovic, gjindet i ulur në tavolinën pranë së cilës gjindet simboli i nacionalizmit serb – katër S të kryqëzuara.


Një njeri i matur, i pasionuar me Dostojevksin, Jovanovic jeton nën presionin e rrethanave, dhe pa dushim edhe nga ministria e tij e edukimit.


“Ne nuk mësojmë historinë se çka ka ndodhur atje,” ai spjegon. “Duhet të presim një kohë të gjatë para se të bëjmë këtë. Sepse ka mendime shumë të ndryshme se çka ka ndodhur atje – nuk jemi të sigurtë çka ka ndodhur në vitin 1995, dhe Haga ende nuk ka mbaruar me të gjitha rastet. Ne po presim që historia të vërtetoj se çka ka ndodhur para se të fillojmë të mësojmë për te.”


Në ndërkohë, Jovanovic insiston se ai “nuk dëshiron të flasë për politikë.”


Por derisa ai flet, duket se ai është tronditur thellë nga vrasjet e Srebernicës.


“Çka ka ndodhur atje është aq e tmerrshme sa që unë nuk kam fjalë ta përshkruaj,” ai thotë. “Unë nuk flas apo mendoj rreth këtyre gjërave, madje edhe nëse jam vetë në mal, ku askush nuk mund të më dëgjoj. Unë isha duke dhënë mësim në Bratunac gjatë asaj kohe… dhe faleminderit Zotit që unk isha i përfshirë në ato ndodhi.”


Në këtë kontekst – pranime të pjesërishme, mohime të përziera me justifikime, aluzione të shtypura nga frika – u shfaq inçizimi i tmerrshëm i cili tregon paramilitarët serb nga njësiti i Shkorpionëve duke ekzekutuar gjashtë meshkuj dhe djemë musliman nga Srebernica.


Me 2 qershor, tribunali i Hagës tregoj disa minuta të këtij inçizimi, i cili u sigurua nga aktivistja për drejta të njeriut Natasa Kandic nga Qendra për të Drejtën Humanitare në Beograd.


Inçizimi më pas u shfaq në televizionin serb, duke shokuar kështu shumë shiques.


Në ditët pas inçizimit, autoritetet serbe arrestuan dhjetë njerëz të cilët mund të jenë involvuar në vrasje.


“Serbia është thellë e shokuar,” tha presidenti i Serbisë Boris Tadic pas emetimit të inçizimit.


“Të gjithë ata të cilët kryen krime të luftës duhet të dalin para drejtësisë. Vetëm në këtë mënyrë ne mund të kemi një ardhmëri. Nuk duhet të mbyllim sytë ndaj krimeve të tilla mizore.”


Papritmas, u konsiderua e pamundur edhe për ata të cilët refuzuan të besojnë ndodhitë e Serbernicës të vazhdojnë një gjë të tillë.


Por fuqia e mohimit është e fuqishme. Para shfaqjes së inçizimit, sondazhet tregonin se 50 përqind e popullatës nuk besonte se serbet kanë kryer krime gjatë luftës. Një sondazh i kryer pas shfaqjes së inçizimit tregoj një rënie në përqindje, megjithate zbuloj se një e treta e popullatës besonte se inçizimi ishte i rrejshëm.


Në ditët pas shfaqjes së inçizimit në televizion, disa në parlamentin e Serbisë tentuan të aprovojnë një rezolutë mbi krimet e luftës, por u detyruan të braktisin këtë tentim sepse disa liderë nacionalist refuzuan të dënojnë masakrën e Srebernicës pa përmendjen e krimeve të kryera ndaj serbëve.


“Do të ishte e papërgjegjshme… të mos përmenden të gjitha krimet, sepse ata gjithashtu janë të vrazhdë dhe të neveritshëm,” tha Milos Aligrudic nga partia qeverisëse Partia Demokratike Serbe, duke shtuar se serbet janë “viktimat më të mëdha” në këtë konflikt.


Megjithate, duket se disa që kanë filluar të pranojnë faktin se serbët kanë kryer krime nuk shohin ndonjë problem rreth kësaj. Menjëherë pas shfaqjes së inçizimit, një mbishkrim u shfaq në Serbi dhe RS, duke deklaruar, “Shkorpionët – Hero Serb.”


Nerma Jelacic është udhëheqëse e programit të IWPR/BIRN në Bosne. Stacy Sullivan është redaktore në New York. Ed Vulliamy është bashkëpunëtore e gazetës The Guardian.


Frontline Updates
Support local journalists