Mungese Mikpritjeje ne Beohgrad per Serbet qe Largohen nga Kosova

Familjet Serbe qe po largohen nga Kosova, kane blere bilete nje-drejtimeshe per ne Beograd duke shpresuar qe te beheshin refugjate, por e pane veten ne deren e nje shtepie qe nuk u hapej.

Mungese Mikpritjeje ne Beohgrad per Serbet qe Largohen nga Kosova

Familjet Serbe qe po largohen nga Kosova, kane blere bilete nje-drejtimeshe per ne Beograd duke shpresuar qe te beheshin refugjate, por e pane veten ne deren e nje shtepie qe nuk u hapej.

Thursday, 10 November, 2005

Sherbimet e sigurimit ne pasllatin e sportit Pinki ne zonen e Zemunit prane Beogradit, nuk po lejojne tevizitoret qe te hyjne brenda ku jane akomoduar Serbet e ardhur nga Kosova. Dyqind njerez, shume prej te cileve femije dhe kater foshnje, flejne se bashku ne dysheme. Ata kane vetem dy dhoma tualeti.


Nje plake e vjeter vnga Suhareka thote: "Une ndjehesha me mire midis Shqiptareve ne Kosove, sesa midis njerezve te mi ketu ne Serbi. Shqiptaret me respektonin me shume".


Kosovaret jane mbledhur perballe hollit. Nje dasem po behej nje kat me siper, nga ku mund te degjohej edhe muzika.


"dasma po vazhdon me te ngrena" thote nje djale 12-vjeçar, duke shpjeguar qe njerezit jane te uritur. Nje veture e kuqe ndaloi para hollit dhe zbriti Nada Djuric - drejtoresha e pallatit te sportit. Ne i kerkuam leje per te hyre tek refugjatet, por ajo na tha:"Nuk po ju marr vesh fare, une po shkoj ne dasem".


"Me duket sikur nuk jame ne vendin tim. Disa çuna te rrinj qe kishin leje-hyrjeje kaluan aty naten vone. Ata na treguan se ne ishim Shqiptare dhe qe duhet te ktheheshim ne Kosove" u ankua nje nga njerezit.


Nje grua nga Suhareka filloi te qaje. Ajo tha se donte te shkonte diku sa me pare e te ishte e mundur. Djali i saj 19-vjeçar tha se ajo nuk kishte me arsye qe te jetonte. Ai, i shtrire pertoke dridhej nga ethet.


"Une erdha me transport publik para ca ditesh" tha ajo, "I tregova fatorinos dokumentin qe isha e larguar nga Kosova dhe ai as qe donte tia dinte, dhe shtoi qe une duhej te kthehesha atje, meqenese te gjithe ne Serbet e Kosoves votuam per Milloshevicin. Prandaj dhe Shqiptaret duan te na vrasin".


Pallati i Sportit Pinki dhe dramat brenda tij jane vetem nje pjese e vogel e vuajtjeve te refugjateve Serbe te Kosoves. Sipas te dhenave zyrtare te UNHCR-se jane rreth 193.000 persona te zhvendosur ne Serbi. Rreth 90% e tyre jane sistemuar privatisht, tek kusherinjte, shoket apo ne shtepite e tyre, te cilat I ndertuan ne vitet 1970 duke parashikuar seç mund te ndodhte ne Kosove.


Ata te cilet nuk kane nje vend se ku te shkojne, jane sistemuar ne te ashtuquajturit kampe refugjatesh per njerezit nga Kosova.


Zyrat qendrore te Mbrojtjes Civile, e cila ka per detyre qe te presi te zhvendosurit nga Kosova eshte duke mbledhur informacionin rreth vendeve kua ata jane sitemuar, meqenese imaxhi I kampeve, nuk shkon me deklaratat e regjimit per fitoren ne Kosove. Ata thone qe nuk kane te dhena mbi ata qe e kane lene Kosoven dhe qendrojne ne Serbi ilegalisht, dhe qe ata do te garantojne kthimin e tyre ne Kosove.


Adresat e kampeve mund te gjenden vetem nepermjet njohjeve personale, sikur te ishin nje sekret shteteror. Rreth 138 njerez nga Kosova, qyteti i Istokut, jane strehuar ne baraket e kompanise Novi Auto Putne Lshtan, lagje periferike e Beogradit.


Rast pas rasti ata vizitohen nga perfaqsues te bashkise. Ata thone se nuk kane mundesi ti ushqejne dhe te perballojne shpenzimet e tyre per energji elektrike dhe uje. Ata u kujtojne atryre se jane duke qendruar ilegalisht ne Serbi. Kisha Ortodokse Serbe po u jep refugjateve nje vakt ushqimi ne dite. Pjesen tjeter ata duhet ta zgjidhin vete.


Ne Kraljevo, per shembull, te zhvendosurit kane okupuar 12 shkolla. Ne Vranje, 900 veta jane vendosur tek pallati i sportit. Tamara Pavlovic, nje studente nga Vranuje e cila ariti ne Beograd para dy ditesh, tha qe ajo kishte pare policet qe ruanin pallatin e sportit ne Vranje, qe indalonin refugjatet te dilnin perjashta dhe qe nuk lejonin vizitoret qe te hynin brenda.


Kisha Ortodokse Serbe eshte e vetmja qe po shperndan ndihma humanitare tek te zhvendosurit. Sipas rekomandimeve te OKB-se, te bera publike ne 10 Gusht 1999, vendet perendimore nuk keshillohen te sjellin ndihma ne Serbi neprmjet Kryqit te Kuq, meqenese sipas menyres se organizimit, kesaj organizate i duhet qe te bashkepunoje me qeverine Serbe.


Institucionet e vetme qe rekomandon OKB-ja, jane Kisha Ortodokse Serbe dhe Organizatat Ortodokse Nderkombetare te Bamiresise.


Nje nga problemet me madhore eshte arsimimi i femijeve. Nje 17-vjeçar tregoi se si kishte ikur ne shkollen e mesme ekonomike te Zemunit per tu rregjistruar. Drejtori i tha atij se ai nuk mund te rregjistrohej ne shkolle ne Beograd, por rregjistrimet ne shkolle per nxenesit nga Kosova do te organizoheshin ne Mitrovice te Kososves.


"çdo te beje une atjeç" pyet i riu. "Shqiptaret do te me vrasin mua. Une dua te shkoj ne shkolle, dhe dua te dal me nota te mira".


Me 26 Gusht, Ministria Serbe morri nje vendim qe nxenesit e zhvendosur nga Kosova mund te rregjistroheshin ne bashkite kufitare te Serbise si dhe ne zonat ku ata jane sistemuar. Bashki kufitare quhen ata ne kufirin me Kosoven.


Sido qofte, sipas nje mesusi nga nje shkolle e Beogradit i cili deshiron te ngelet anonim, nje dite pas vendimit te Ministrise u thiren ne nje takim ne Ministrine e Arsimit, te gjithe drejtoret e shkollave fillore, ku merte pjese edhe Ministri Jova Todorovic.


Atyre iu tha qe te mos rregjistronin nxenes nga Kosova, dhe ne qofte se prinderit do te ankoheshin, ti dergonin ata ne Ministri. "Drejtoresha ime", tha mesuesi, "nuk do te rregjistroje nxenes nga Kosova ne shkollen e saj, sepse nuk do qe ta pushojne nga puna".


Sekretari i nje shkolle fillore ne Beograd, e cila gjithashtu deshiron te ngelet anonime, tregon se jane disa nxenes nga Kosova qe jane rregjistruar ne shkollen e tij dhe se ai nuk kishte frike nga pergjegjesite. "Femijet nuk duhet ta humbasin nje vit shkollor per shkak te politikave idiote. çfare do te ndodhe me gjithe keto gjenerataç Fillimisht lufta, pastaj bombardimet dhe me pas humja e shkolles. Ku na con e gjithe kjo?"


Gjykuar nga kjo, jane vete shkollat qe duhet te vendosin reth çeshtjes se rregjistrimit. Nje nga drejtoret thote me ironi qe femijet do te rregjistrohen perkohesisht me nje fotokopje te diplomes se tyre, dhe jo me origjinalin, "keshtu qe do te jete e lehte per ti çregjistruar kur ti pelqeje shtetit dhe ministrit tone".


E ndersa Serbet nga Kosova duhet te perballohen me nje mungese mikpritjeje ne Beograd, ata ne Jug te Serbise e kane te veshtire te besojne se ushtria e tyre eshte terhequr nga Kosova. Shume prej tyre shpresojne te kthehen ne Kosove bashke me Ushtrine.


Nderkohe, veshtire se ka ngelur ndonje Serb ne Kosove. Jane me pak se 1000 Serb ne Prishtine. Jane vetem 24 ne Stimlje, te mbrojtur nga KFOR-i. Nuk ka asnje Serb te vetem ne Gjakove apo ne Peje.


Sipas tre Serbeve te ardhur nga Peja para pese ditesh, te cilet shkuan atje te shoqeruar nga eskorta e KFOR-it, te gjitha fshatrat Serbe reth Pejes ishin djegur. Serbet e Oharovecit tashme jane ne Kishe ne pjesen e siperme te qytetit. Serbet nga Prishtina dhe zonat pereth kane gjetur strehe ne Manastirin e Gracanikes. Gjenden rreth 20 Serbe ne Seminarin Ortodoks te Prizrenit, kurse ne qytet nuk ka asnje Serb.


Serbet e Kosoves blene bilete nje-drejtimeshe dhe ariten ne shtepine e nje miku jo-mikprites.


Vesna Stojanovic eshte nje shkrimtare dhe aktiviste e te drejtave te njeriut nga Beogradi.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists