MOSMARREVESHJA ME ICG TRONDIT MARREDHENIET E SERBISE ME PERENDIMIN

Komuniteti nderkombetar mund te jete bere me i kujdeseshem ndaj Serbise pas nje mosmarreveshjeje diplomatike te koheve te fundit.

MOSMARREVESHJA ME ICG TRONDIT MARREDHENIET E SERBISE ME PERENDIMIN

Komuniteti nderkombetar mund te jete bere me i kujdeseshem ndaj Serbise pas nje mosmarreveshjeje diplomatike te koheve te fundit.

Duket se muajit te mjaltit ndermjet komunitetit nderkombetar dhe qeverise Serbe po i vjen fundi, pas nje periudhe marredheniesh te mira pas vrasjes se kryeministrit Zoran Gjingjiq.


Me 4 Korrik, autoritetet e Beogradit jane perpjekur te debojne James Lyon, drejtor i zyres se Grupit Nderkombetar te Krizave, ICG ne Serbi dhe Malin e Zi - nje hap i cili ka treguar se marredheniet e Beogradit me komunitetin nderkombetar kane arritur ne piken me te ulet te tyre gjate ketyre muajve te fundit.


Lyon, nje shtetas Amerikan, ka thene per median se policia Serbe nuk ka pranuar te zgjase vizen e tij dhe i ka thene te largohet nga vendi brenda tre ditesh.


Por dy dite me pas, pas nje presioni te fuqishem nga komuniteti nderkombetar, autoritetet kane vendosur me ne fund te zgjasin vizen e tij.


Ndersa Lyon ka thene se ai nuk ka dijeni per aresyet qe qendrojne pas kercenimit per mos zgjatjen e vizes, ai ka shtuar se ky veprim mund te kete lidhje me raportin e ardheshem te ICG-se i cili do te mbuloje periudhen pas vrasjes se kryeministrit Gjingjiq ne muajin Mars te ketij viti.


Ai ka thene se raporti permend disa individe te cilet thuhet se kane krijuar pasuri te madhe gjate periudhes se regjimit te Millosheviq, dhe me pas kane siguruar perkrahjen politike te strukturave te cilat jane krijuar pas 5 Tetorit te vitit 2000.


"Keta njerez... po financojne partite politike kryesore, te opozites dhe ato ne pushtet," ka thene Lyon, duke shtuar se raporti gjithashtu permend edhe disa "pronare te kompanive te mediave dhe individe te cilet kontrollojne disa firma import eksporti".


"Kercenimi per te me debuar tregon se sa influence te madhe kane keto lobe financiare ne rradhet e strukturave shteterore - dhe se deri ne cfare shkalle ato ndjehen te kercenuara nga veprimtaria e ICG-se," ka shtuar Lyon.


Ai ka theksuar se ndryshimi i qendrimit te autoriteteve dhe vendimi i tyre per ti zgjatur atij vizen e qendrimit edhe per nje vit, nuk eshte siguruar nepermjet ndonje kompromisi. "Raporti nuk do te botohet te Henen, sic ishte parashikuar me pare, por disa dite me pas - dhe kjo vetem per aresye teknike dhe te redaktimit te tij," ka shtuar ai.


Nderkohe, qeveria Serbe eshte perpjekur shume te minimizoje rendesine e kesaj ngjarjeje. Kryeministri Zoran Zivkoviq e ka pershkruar ate si nje "problem administrative", dhe ka thene per mediat se Lyon "deri me tani eshte regjistruar si nje njeri i cili merret me biznes, por nuk ka dhene asnje prove qe deri me tani te kete ushtruar ndonje veprimtari biznesi ketu".


Por nje diplomat perendimor - duke folur ne kushte anonimiteti - ka thene per IWPR se veprimet e ndermarra ndaj Lyon kane pasur motivime politike.


Ai ka thene gjithashtu se zyrtare te larte kane ndryshuar qendrimin e tyre ndaj Lyon pas presioneve te ushtruara nga zyrtari i larte i Bashkimit Europian, Chris Patten dhe disa perfaqesues te tjere te larte diplomatik ne Beograd.


Sipas tij, kane nderhyre, William Montgomery, Charles Crawford dhe Gabriel Keller - respektivisht ambasadoret e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Britanise se Madhe dhe Frances - si edhe shefi i zyres se Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe ne Beograd, Maurizio Massari.


Analistet ne Beograd mendojne se ceshtja e Lyon nuk do te beje qe komuniteti nderkombetar te terheqe mbeshtetjen per pasuesin e Gjingjiq, Zivkoviq dhe Opoziten Demokratike te Serbise, DOS, koalicionin e drejtuar prej tij.


Por mund te thuhet se marredheniet dypaleshe jane demtuar nga nje i ashtuquajtur "fraksion konfliktues" brenda gjirit te qeverise Serbe, i cili thuhet se nuk eshte i gatshem per te bere kompromise per mosmarreveshjet.


Fraksioni eshte nje grup politikanesh jo zyrtare, biznesmene te rendesishem dhe pronare te medhenj te mediave, te drejtuar nga bashkepunetore te ngushte te ish kryeministrit te vrare. Diplomatet perendimore shpesh e quajne kete grup si "klubi i biznesit" per shkak te pushtetit te tij financiar dhe kontrollit qe ushtron ai mbi ekonomine e vendit.


"Klubi i biznesit" fillimisht ka dale ne skene pas vrasjes se Gjingjiq, kur shume e kane pare ate si nje grup i cili po perdorte gjendjen e jashtezakoneshme e cila u vendos pas vrasjes se tij per te "lare hesapet" me kundershtaret politik.


Marredheniet me Perendimin filluan te keqesoheshin me 24 Qershor, kur ambasadori Amerikan William Montgomery u perfshi ne nje mosmarreveshje te gjate ndermjet qeverise dhe medias Serbe.


Ai me pas vizitoi revisten NIN ne Beograd, nje prej rreth dymbedhjete bizneseve ne Serbi te cilat jane hedhur ne gjyq per fyerje nga shefi i zyres se komunikimit te qeverise Vladimir "Beba" Popoviq. NIN ka botuar nje artikull ne te cilin thuhet se Popoviq po ushtronte presion mbi median, dhe thuhej se SHBA i kishte kerkuar Gjingjiq ta zevendesonte ate.


Montgomery ka tronditur qeverine Serbe kur ka thene se vete Gjingjiq i kishte thene atij se shefi i zyres se komunikimit kishte qene nismetar i nje fushate sharjesh dhe fyerjesh ndaj Veran Matiq, kryeredaktorit te RTV B92 - nje stacion i njohur per opoziten e tij te vazhdueshme ndaj Sllobodan Millosheviqit.


Ambasadori ka thene se fushata ndaj Matiq ishte organizuar nga kompania e fuqishme TV Pink, dikur e afert me Millosheviqin, por tani bashkepunetore me kundershtaret e tij.


Ky deklarim ka shkaktuar nje zhurme te madhe ne Beograd, ku zevendes kryeministri Zarko Korac ka thene per gazeten Blic disa dite me pas se deklarimet e Montgomery kane qene "jo te pershtateshme".


"Ambasadori i Serbise e Malit te Zi ne SHBA nuk do te shkonte te takohej me Presidentin Bush dhe ti kerkonte atij qe zedhenesi i tij te zevendesohej sepse sjellja e tij ndaj gazetareve ishte e papershtateshme," ka shtuar zevendes kryeministri.


Ka qene pikerisht ky incident i cili mendohet se ka shkaktuar edhe mosmarreveshjen ne lidhje me vizen e Lyon.


"Do te kishte qene dicka shume e rende qe te debohej Montgomery, keshtu qe shefi i ICG-se ne Beograd mund te jete konsideruar si nje kafshate qe mund te pertypej me lehte prej tyre," ka thene nje diplomat perendimor per IWPR-ne.


Megjithese Popoviq ka dhene doreheqjen me 4 Korrik, zgjerimi i mosmarreveshjes ndermjet qeverise se Serbise dhe Montgomeryt eshte treguar edhe me qarte nga fakti qe askush nga i ashtuquajturi "fraksion konfliktual" nuk ka qene prezent ne pritjen e organizuar me rastin e Dites se Pavaresise ne ambasaden Amerikane. Zivkoviq ka thene per TV BK se ai nuk kishte marre pjese ne pritje per "aresye personale".


Shume analiste mendojne se ky incident nuk perben nje ndryshim te perhereshem te marredhenieve - megjithese keto marredhenie nuk do te jene me aq te mira sa kane qene ne periudhen menjehere pas vrasjes se Gjingjiq.


Djordje Vukadinoviq, kryeredaktor i revistes Mendimi i Ri Politik Serb, ka thene per IWPR se "Te huajt kane shprehur mbeshtetje te fuqishme per veprimet e qeverise - dhe kane bere nje sy qorr ndaj shkeljeve te ligjeve dhe shkeljeve te tjera gjate kesaj kohe".


Ai ka thene per IWPR se ai mendon se komuniteti nderkombetar nuk i ka kthyer shpinen DOS, por perkundrazi po inkurajon kryeministrin te ndryshoje pak qendrimet e tij. "Perendimi thjesht po i sugjeron Zivkoviq te zgjidhe problemet e personelit brenda qeverise se tij," ka thene Vukadinoviq.


Por burimi diplomatik i IWPR-se eshte shprehur se Perendimi tani e tutje do te mbaje nje qendrim me te kujdeseshem ndaj Serbise, sepse procesi i reformave "nuk po zhvillohet aq mire sa i eshte paraqitur opinionit nderkombetar".


Zeljko Cvijanoviq eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR ne Beograd.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists