A Mos Po Humbet Paqja?
Per banoret e Republikes Serbe, shkarkimi i Nikola Poplasen nga komuniteti nderkombetar dhe vendimi per Brcko-n bie ere dicka me teper se thjesht nje hap i ndermarre jo ne kohen e duhur.
A Mos Po Humbet Paqja?
Per banoret e Republikes Serbe, shkarkimi i Nikola Poplasen nga komuniteti nderkombetar dhe vendimi per Brcko-n bie ere dicka me teper se thjesht nje hap i ndermarre jo ne kohen e duhur.
Duke kombinuar ne te njejten kohe shkarkimin e Nikola Poplasen, Presidentin e zgjedhur ne menyre demokratike te Republikes se Serbeve (RS), me vendimin per te hequr kontrollin Serb ndaj qytetit me nje rendesi jetike te Brcko, komuniteti nderkombetar ne Bosnje ka tronditur procesin delikat te paqes dhe ka hedhur entitetin e RS ne nje krize politike.
Ndersa konsensusi i pergjithshem ketu eshte se Perfaqesuesi i Larte i Komunitetit Nderkombetar, Carlos Westendorp, ka vepruar ne menyre korrekte duke shkarkuar Poplasen, ndoshta kjo levizje eshte bere jo ne momentin e duhur duke konsideruar klimen e tanishme ketu. Vendimi i Westendorp i ka dhene Partise Radikale te presidentit -- e cila udhehiqet ne Serbi nga Vojislav Seselj, zevendesi ekstremist i Presidentit Miloshevic -- mundesine per te denoncuar edhe nje here bazen kushtetuese te RS dhe tensione te tjera ne rritje.
Ndonese shkarkimi i Poplasen nuk eshte aq i rendesishem sa te shkaktoje nje termet politik, momenti qe eshte gjetur per te marre vendimin mbi Brcko-n, gje e cila efektivisht e ndan Republiken Serbe ne dy pjese nuk eshte i goditur. Kombinimi i ketyre dy veprimeve ka krijuar tensione dhe nje ndjenje deshtimi qe nuk eshte pare ndonjehere ketu qe prej kohes se bombardimeve nga NATO-ja te pozicioneve Serbe rreth Pales me 1995.
Parlamenti ne RS refuzoi te pranonte vendimin e Westendorp, duke e quajtur ate jo kushtetues si ne kuadrin e kushtetutes se RS ashtu edhe ne kuadrin e marreveshjes se Dayton. Ne te njejtin sesion, parlamenti i RS votoi kunder vendimit te marre per Brcko-n. Pra parlamenti i RS dhe perfaqesuesi i larte duket se jane ne nje kundershti te plote per koktailin e krijuar nga aktoret kryesore te komunitetit nderkombetar ne Bosnje.
Gjate javes se fundit eshte vene re nje perkeqesim i marredhenieve ne mes te komunitetit nderkombetar dhe nje pjese te madhe te popullsise Serbe, deri ne ate shkalle sa edhe ata persona te moderuar dhe intelektuale te cilet kane qene ne opozite me elementet anti SFOR ne kuadrin e shoqerise, tanime jane duke ndryshuar pozicionin e tyre dhe po behen edhe ata armiqesore ndaj komunitetit nderkombetar dhe vecanerisht ndaj Westendorp-it.
Veprimet e Perfaqesuesit te Larte duken sikur kane patur sukses ne zvogelimin e kundershtive ne mes te kryeministrit te RS Milorad Dodik dhe Dragan Kalinic, udheheqesi i Partise Demokratike Serbe (SDS). Ne rajonin e Ballkanit, ku pertsonalitetet shume shpesh dominojne politiken, prezenca dhe qendrimet e te derguarit special te SHBA ne rajon, Robert Gelbard, ka ndihmuar ne perkeqesimin e marredhenieve ne mes te dy paleve. Duke qene se asnje here nuk ka pasur marredhenie te mira mes Poplasen dhe Gelbard, ata vazhdimisht kane leshuar akuza dhe ofendime ne adrese te njeri tjetrit, dhe ketu tashme ekziston mendimi se pikerisht quajtja nga ana e Poplasen « nje politikan i deshtuar » per Gelbard ka bere qe ai jo vetem te humbase postin por edhe te vere ne rrezik vete ekzistencen e Partise Radikale. Sipas burimeve brenda Zyres se Perfaqesuesit te Larte, Gelbard ka shprehur me ze te larte tashme kerkesen qe Westendorp te perjashtoje Radikalet si nje parti politike.
Natyrisht, ka nje bllok te partive te krahut te djathte ne Republiken e Serbeve perfshire ketu edhe Radikalet te cilet kane qene prej kohesh kunder marreveshjes se Dayton-it. Megjithate, ata gezojne nje numer te rendesishem pasuesish, dhe elktorati natyrisht nuk do te reagoje pozitivisht ndaj nje perjashtimi te partise se tyre. Nje levizje e tille do te ishte jo produktive-sidomos qe kur Radikalet kane filluar te zhvendose ngadalesisht drejt qendres. Shume vezhgues ketu besojne se Westendorp dhe Gelbard duhet te kishin luajtur nje loje tjeter dhe te ishin perpjekur te mbronin Poplasen nga Beogradi dhe influenca e Presidentit Miloshevic dhe Vojislav Seseljit, ne vend qe ta shkarkonin ate.
Vendimi per Brcko-n dhe Poplasen ngre pyetjen se cfare ka nder mend te beje komuniteti nderkombetar me Serbet ? Duke i vene ata ne nje situate ku ata kane shume pak per te humbur, Westendorp po i afrohet nje pike ku nje pjese e madhe e intelektualeve dhe potencialit demokratik brenda entiteti Serb do te nderpresin me ne fund politiken e bashkepunimit me Perendimin dhe Sarajevon. Por ku te con e gjitha kjo? Pragmatistet e Milorad Dodik te cilet gjithsesi nuk kane qene te kenaqur me marreveshjen e Daytonit, por qe kishin llogaritur qe nuk ia vlente te luftonin kunder saj, tashme kane nevoje shume qe te provojne se Westendrop nuk do te mund ti thyeje dot ata.
Igor Gajic eshte redaktor ekzekutiv i revistes se per dy javeshme Reporter ne Banja Luka.