Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

MOLDOVA DREJTOHET NGA PERËNDIMI NË GJETJE TË ZGJIDHJEVE

Derisa komunsistët duket se do të fitojnë lehtë në zgjedhje, kjo ish-parti Ruse tani është duke bërë fushatë me qëndrim pro Evropian.
By Alina Radu

Në moshën 26 vjeçare, Tamara Vlas vetëm ka dy fëmijë dhë është e shkurorëzuar. Vitin e kaluar, ajo shpresoj të punësohej në Evropën perëndimore por pas tentimit për të hyrë në Itali me vizë false ajo ishte arrestuar dhe dërguar në shtëpi.


Pas muajve të tërë në kërkim të punës në Chisinau, kryeqytetin e Moldovës, Vlas vendosi të vazhdoj studimet për tu bërë mësuese.


“Më nevojitet një ndërrim i thellë në jetën time,” thotë ajo. “Ne të gjithë kemi nevojë për të dalë nga varfëria dhe mjerimi. Por kush do të na ndihmojë të kthejmë ekonominë? Sigurisht jo politikanët e tanishëm.”


Si shumica e njerëzve në vendin më të varfër të Evropës, Vlas thotë se ajo ka pak besim në premtimet ambicioze të politikanëve kryesorë që garojnë në zgjedhjet parlamentare me 6 mars.


Pritet që shumica e votuesve të mbështesin Partinë Komuniste, PCM, e cila për momentin është në qeveri, edhepse partia po bënë fushatë për integrim me Evropë, fakt i cili është ironik për një parti me rrënjë sovietike.


Kjo sinjalizon një ndërrim të madh nga gjendja e vitit 2001, kur PCM erdhi në qeverisje me premtime për tu afruar drejt Moskës dhe për tu anëtarësuar në union me Rusinë dhe Belorusinë.


Qe atëherë, dëshprimet me aleancën e Rusisë kanë qenë të shumta. Komunistët e Moldovës tani akuzojnë Moskën në ndërhyrje në punët e tyre të brendshme duke refuzuar tërheqjen e trupave nga Transdniester, enklavë separatiste e udhëhequr nga ekstremistët ruso folës.


Presidenti komunist Vladimir Voronin dhe liderët e opozitës pajtohen se Moldova duhet të bashkëpunojë me Evropën për të tejkaluar mizerien e tanishme ekonomike.


Rreth një e treta e popullatës 4 milionëshe jetën me të ardhura 30 dollarë në muaj. Ekonomia mbetet kresisht bujqësore, me venën dhe duhanin si produktet kryesore.


Ekziston një pabarazi e madhe në pagat në Chisinau dhe vendet rurale, ku kualiteti i jetës është i skajshëm, me shtëpi të ftohta, frigoriferë të zbrazët dhe tesha të vjetra.


Ndërmjet pavarësisë në vitin 1991 dhe 2002, prodhimi ekonomik i Moldovës prakitisht u përgjysmua. Nëse vitet e fundit kanë treguar përmirësim të vogël, kjo është kryesisht si rezultat i kursimeve të dërguara në Moldovë nga emigrantët jashtë vendit.


Shumë njerëz kanë lëshuar vendin. Rreth 700,000 njerëz, kryesisht të rinjë, tani punojnë jashtë vendit – shumica në BE, ku statusi ilegal i lenë ata të ndieshëm ndaj formave të ndryshme të eksloatimit.


Të zemëruar nga refuzimi i Rusisë për të tërhequr trupat e tyre nga Transdniester, Chisinau tani ka shpresat në BE.


Brukseli është duke u përgjigjur. Kohëve të fundit nënshkroj një marrëveshje me Moldovën dhe thotë se do të emëroj një përfaqësues special për të ndihmuar gjetjen e zgjidhjes ndaj rebelimit në Transdniester.


:Kjo do të kontriboj shumë në zgjedhjen e problemit të riunifikimit të Moldovës, gjë të cilën e kemi pritur me vite te tëra,” tha ministri i jashtëm i Moldovës, Andrei Stratan, duke mirëpritur këtë vendim.


Shumë analistë vendorë dyshojnë se pranimi vlerave evropiane nga Partia Komuniste e Moldovës, është sipërfaqësore.


“Ata mbesin një burokraci sekrete me kredenciale të dyshimta demokratike,” thotë Igor Botan, nga OJQ-ja vendore Asociacioni për Demokraci Pjesëmarrëse.


“Pa nisjen e reformave serioze dhe demokratizimit në të gjitha nivelet, Moldova nuk do të bëhet atraktive për Evropën perëndimore,” thotë ai.


Muajin e kaluar, parlamenti i Evropës aprovoj një rezolutë rreth Moldovës, duke nënvizuar se do të vëzhgoj sjelljen dhe kualitetin e zgjedhjeve si vitale në zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve në mes Molovës dhe BE-së.


“Ne shprehim mbështetje të plotë dhe të vazhdueshme rreth përpjekeve të popullit të Moldovës të në krijimin e një demokracie plotësisht funksionale, mbizotërimin e ligjit dhe respektit për drejta të njeriut,” theksoj rezoluta.


Studimet e fundit tregojse se Komunistët duket t fitojnë kundër Demokratëve Kristian pro-Rumun dhe bllokut të Moldovës Demokratike, një koalicion i dobët i mbështetur kryesisht nga interese biznesi, secila me rreth 20 përqind mbështetje. Komunistët për momentin gëzojnë mbështetjen e rreth 60 përqind të votuesve, sipas këtij studimi. Dy parti pro Ruse mund të dështojnë të fitojnë ndonjë vend në 101 vendet në parlament.


Të inspiruar nga revolucioni i Portokallt në Ukrainën fqinje, opozita thotë se aktivistët e tyre do të vërshojnë rrugët nëse ka dyshime rreth mashtrimeve elektorale.


Demokratët Kristian, të cilët janë më të vendosurit për të vazhduar në rrugën e Ukrainës, kanë bërë ngjyrën e fushatës së tyrë të portokalltë dhe vetëm kanë paralajmëruar protesta për ditën pas votimit.


“Pas 6 marsit, një revolucion i portokallt është i mundur këtu, por vetëm nëse opozita bashkohet,” thotë Iurie Emilian, nga partia e Demokratëve Kristian.


“Një shpërthim i indinjatës së popullit është i mundur sepse Komunistët kanë kryer një numër të madh të mashtrimeve në fushatën e tanishme elektorale.”


Demorkatët Kristian ishin forca kryesore prapa demonstratave me rreth 100.000 pjesëmarrës kundër Komunistëve në vitet 2003 dhe 2004.


Derisa shumica e aktivistëve civilë dyshojnë se Moldova do të shohë një revoltë popullore si ajo e Ukrahinës dhe Gjorgjisë, ata shpresojnë se njerëzit do të votojnë në numër të madh.


“Pasi njerëzit e vjetër dhe ata në nevojë si duket do të votojnë për të kaluarën, është me rëndësi që të rinjët të kuptojnë se duhet të mbështesin ndryshimet,” thotë Ala Mindicanu e cila udhëheq fuhsatën për votues të rinjë të quajtur vota Yte është e rëndësishme.


“Moldova ka shumë të rinjë të talentuar, dhe ata janë të rëndësishëm për rritjen ekonomike të vendit në të ardhmen.”


Përkundër kushteve të rënda personale, Tamara Vlas mbanë të njejtin qëndrim. “Është me rëndësi që njerëzit të jenë aktiv dhe të besojnë se ata mund të arrijnë sukses në Moldovë,” thotë ajo. “Në të kundërtën, ky vend nuk ka ardhmëri.”


Alina Radu është editore e gazetës Ziarul de Garda