Mira e Shokuar Nga Seksi, Groga Dhe Rock And Rolli
Pasi ka bere thirrje per "dezinfektimin" e medias, gruaja e presidentit Slobodan Miloshevic Mira Markovic po drejton perseri fushaten e akuzave kunder radio stacioneve dhe televizioneve te opozites.
Mira e Shokuar Nga Seksi, Groga Dhe Rock And Rolli
Pasi ka bere thirrje per "dezinfektimin" e medias, gruaja e presidentit Slobodan Miloshevic Mira Markovic po drejton perseri fushaten e akuzave kunder radio stacioneve dhe televizioneve te opozites.
Pasi ka bere thirrje kohet e fundit per "dezinfektimin e medias", dhe regjimi i Beogradit tashme ka riperterire gjuetine e tij te shtrigave ndaj kundershtareve politike te tij ne universitete.
Mira Markovic, udheheqesja e se Majtes se bashkuar Jugosllave (JUL) dhe gruaja e presidentit Slobodan Miloshevic ka akuzuar profesoret e universitetit se u ofrojne droge dhe monedhe te forte studenteve ne vend te leksioneve.
Ajo ka shfrytezuar rastin e hapjes se stacionit te ri te radios ne Beograd KUL me 15 Dhjetor per te dhene kontributin e saj origjinal ne shperndarjen e paranojes dhe ksenofobise ne Serbi.
Emri i radios vjen nga sllogani i partise se Mira Markovic - JUL IS KUL (Jul is Cool), dhe ceremonia u organizua ne zyrat e Komitetit te deges se JUL ne Universitetin e Beogradit.
"Ata (lektoret e universitetit) po marrin urdherat per kontakte me studentet Jugosllave dhe mjetet per keto kontakte nga disa ambasada te huaja ne vendin tone dhe nga disa sherbime sekrete dhe institucione te ngjashme te huaja," theksoi Mira Markovic.
"Prezenca e ketyre personave te cilet po interpretojne gjendjen ne Jugosllavi dhe ne bote sipas menyres se tyre per studentet eshte vene re ne universitetet e vendit tone gjate ketyre viteve te fundit.
"Disa nga keta njerez nuk kane perfunduar asnje universitet, ndersa te tjeret kane studjuar jashte vendit, me detyrimin qe kane marre persiper per te kthyer favorin atyre qe u kane mundesuar studimet dhe qendrimin jashte vendit," tha Markovic.
Ajo vazhdoi duke thene se lektoret "po u ofronin droge dhe monedhe te forte" studenteve, ne vend te diskutimeve rreth ceshtjeve teorike, akademike dhe filozofike.
JUL ka lajmeruar dezinfektimin e medias ne fund te Nentorit. Vetem nje jave me pas, ne fillim te Dhjetorit, udheheqesi i Partise Radikale Serbe (SRS) Vojislav Seselj, ka ngritur akuza ndaj te perditeshmeve te Beogradit Danas dhe Blic, si edhe ndaj stacionit radio televiziv Studio B.
Duke gjykuar nga shpejtesia, me te cilen regjimi sulmoi mediat pas paralajmerimit te dezinfektimit te tyre, duket se per universitetet e Serbise po vijne kohe te veshtira.
Autoritetet fillimisht shtypen pakenaqesite dhe kundershtimet ne universitete ne Maj te vitit te kaluar kur nje ligj i ri per sistemin arsimor hapi rrugen per largimin nga puna dhe doreheqjen e nje numri te madh lektoresh.
"Suksesi" i regjimit beri qe partneri i koalicionit te Miloshevicit, Vojislav Seselj, te deklaronte me 1 Mars te ketij viti se: "Ne e zgjidhem ceshtjen ne Universitete, kemi zgjidhur kryesisht ceshtjen ne media, dhe na mbetet edhe problemi i sistemit gjyqsor. Pak e nga pak, do te vendosim rregull ne Serbi.
Megjithate, pas nderhyrjes se NATO-s dhe rritjes se ndjenjave anti regjimit ndermjet qytetareve, Miloshevic ka vleresuar se "sukseset e mepareshme ne vendosjen e rregullit ne Serbi" nuk kane qene te mjaftueshme.
Kjo eshte aresyesja qe JUL ka njoftuar nje fushate te re. Si gjithmone, Seselj eshte shfaqur si ekzekutori me i mire i regjimit. Beogradi pa dyshim qe do te perdore dhe do te kombinoje represionin e drejt per drejte me metoda me indirekte dhe me te fshehta.
Nderkohe, pak jave pasi jane vendosur gjobat me te fundit ndaj medias se pavarur per shkak te shkeljes se ligjit te informimit, autoritetet po i japin doren perfundimtare planit te tyre me te fundit per te fituar kontrollin mbi mendjet dhe zemrat e njerezve.
Kane filluar pergatitjet per hapjen e te pakten 11 kanaleve te reja televizive ne Beograd. Pjesa me e madhe e tyre do te transmetojne programet e tyre te lajmeve nen kontrollin e plote te qeverise.
Nje nga kanalet e pare qe do te filloje eshte programi i TV te Radio B92, e drejtuar nga studenti Aleksandar Nikacevic, i cili ka filluar te transmetoje nje sinjal prove, dhe qe pritet te filloje transmetimet e plota ne fund te Dhjetorit.
Gjate fushates se NATO-s, radio stacioni B-92 i cili fillimisht drejtohej nga Veran Matic, u morr ne kontroll dhe u "nacionalizua" nga autoritetet qe vendosen ne drejtimin e tij Nikacevic. Matic dhe ekipi i tij filluan nje stacion te ri - Radio B2-92 i cili ashtu si paraardhesi i tij, eshte nje gjemb ne shpinen e regjimit.
Projekti tjeter qe po planifikon regjimi, eshte nisja e Radio Televizionit Jugosllav (JRT) i drejtuar nga Jovan Ristic, nje udheheqes i JUL dhe ish drejtor i Radio-Televizionit Serbia per nje kohe te gjate.
Fillimi i transmetimit te stacionit fillimisht ishte parashikuar per ne Dhjetor, por tani eshte shtyre per ne pranvere. Kompania Interspeed kontrollon stacionin, dhe vete kompania eshte pjeserisht prone e djalit te presidentit, Marko Miloshevic.
Kompania GENEX e drejtuar nga ish Kryeministri Serb Radoman Bozovic, nje nga bashkepunetoret me te afert te Miloshevicit, po pergatitet te nise nje stacion te tijin ne fillim te pranveres.
Nderkohe, kompania e mediave ne Beograd, Sajam, e drejtuar nga Sinisa Zaric, ka shpallur fillimin e nje stacioni te ri TV i cili do te merret krejtesisht me boten dhe ceshtjet e biznesit. GRMEC e Beogradit, e drejtuar nga Rajko Uncanin, po pergatitet gjithashtu te nise nje stacion TV, i cili, sipas disa informacioneve, do te quhet Business TV.
Eshte interesant fakti, qe te gjithe njerezit e permendur me siper, me perjashtim te Jovan Ristic, jane ne listen e personave te cileve u eshte ndaluar te udhetojne ne vendet e BE per shkak te mbeshtetjes se tyre per regjimin e Miloshevicit.
Burimet njoftojne se stacionet e reja te TV jane lejuar te vendosin transmetuesit e tyre ne zonat kryesore te kryeqytetit. Mendohet se te pakten nje stacion do te transmetoj ne valen prej 12 gigahertz, e cila, sipas eksperteve, do te demtoje seriozisht marrjen e sinjaleve satelitore te TV.
Vlado Mares eshte nje gazetar i agjensise se pavarur te lajmeve BETA ne Beograd.