Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Minoriteti i Rrezikuar

Pjesa me e madhe e Serbeve qe kane mbetur ne Prishtine jane gra ne moshe te thyer. Megjithate edhe ato jane objektiva per sulme "hakmarrese".
By Laura Rozen

Fqinja ime ne Prishtine eshte nje grua e ve ne moshe Serbe qe quhet Miljka. Ate po e shoh gjithnje e me pak. Ajo jeton e terrorizuar, e mbyllur brenda dyerve te shtepise se saj, megjithe te nxehtin pervelues.


Miljka eshte nje nga rreth 2,000 Serbet e mbetur ne Prishtine, nga nje popullsi prej rreth 27,000 perpara luftes. Ashtu si edhe Miljka, shumica e atyre qe kane qendruar jane plaka. Megjithate ato jane ne shenjester per tu vrare.


Agjensia e OKB per refugjatet njofton per nente vrasje dhe shtate plagosje te renda ndaj Serbeve ne Prishtine vetem gjate javes se kaluar. Dy jave me pare ne nje rrethine te Prishtines, nje plake 80 vjecare Serbe eshte mbytur ne nje vaske ne banjo.


Keto vrasje kane detyruar trupat Britanike ne Prishtine te nisin ate qe ata e quajne "patrullimin per plakat".


Trupat Britanike tani patrullojne rruget disa here ne dite me kembe. Tanket e KFOR dhe makinat e Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe (OSBE) gjithashtu kalojne shpesh. Helikopteret fluturojne ulet disa here gjate nates. Por duket se e gjitha kjo nuk eshte e mjaftueshme te parandaloje dike qe te hyje me force ne nje apartament dhe te vrase nje grua plake.


Megjithese ndertesa jone eshte vetem dy minuta me kembe larg nga qendra e KFOR ne Prishtine, OSBE, OKB, dhe policise se OKB-se, une nuk kam pare asnjehere qe dikush te interesohet per Miljken. Nderkohe, OKB po ben te ditur se Shqiptaret gjithnje e me teper po i detyrojne Serbet te dorezojne te drejten e prones.


Shqiptare te zhvendosur nga shtepite e tyre kane hyre me force ne ndertesen e apartamenteve tona me perberje etnike te perzier ne mes te dites disa jave me pare. Kur u pyeten, kryetari i familjes, nje burre i djersitur agresiv i cili bridhte neper ndertese me nje kacavide ne dore, tha: "E cfare te bej une? Shtepia jone ne Gjakove eshte shkaterruar. Ne nuk kemi me asgje."


Ai pastaj me gjithe njerezit e tij te familjes, burra, gra, femije, u ngjiten neper shkalle, dhe futi kacaviden ne mes te nje dere dhe murit, dhe hyri ne nje apartament. "Therrit policine, therrit policine," peshperiti Miljka. Por askush nuk erdhi. Kombet e Bashkuara kane sjelle 30 policet e pare nderkombetar per te patrulluar Prishtinen vetem kete jave dhe thote se shume shpejt do te ngreje stacione policie qe do te funksionoje 24 ore ne disa zona te identifikuara si me te rrezikshmet.


Por pas me teper se dy muaj nga perfundimi i luftes, dhe pas eksodit te me teper se 90 per qind te popullsise Serbe te Prishtines, duket se eshte pak vone per OKB qe te filloje te medoje tani per te parandaluar sulmet hakmarrese.


Gjate javeve te para te paqes, Miljka ftonte miq per kafe, dhe me krenari tregonte fotot e femijeve te saj, niperve dhe burrit, dhe bile qeraste ata edhe me embelsira.


Tani, ajo duket se eshte dorezuar, teper e frikesuar edhe per te dale nga shtepia per te blere buke. Kur del, ajo flet vetem me peshperima, dhe me njeren dore qe e mban perpara gojes, per te bllokuar tingujt e gjuhes Serbe. Enderra e vetme e saj eshte qe nje nga dy femijet e saj do te vije nga Serbia dhe do ta marre ate me vete ne shtepine e tij.


Laura Rozen eshte nje gazetare e specializuar per ceshtjet Ballkanike.