Media E Pavarur Ne Sarajevo Nxjerr Histori Te Tjera Te Uleta

Media e pavarur e Sarajevos vazhdon te zbuloje histori te reja te uleta ne rradhet e partise Muslimane te Bosnjes ne pushtet, duke shtuar problemet dhe shqetesimet e udheheqesit te saj te moshuar.

Media E Pavarur Ne Sarajevo Nxjerr Histori Te Tjera Te Uleta

Media e pavarur e Sarajevos vazhdon te zbuloje histori te reja te uleta ne rradhet e partise Muslimane te Bosnjes ne pushtet, duke shtuar problemet dhe shqetesimet e udheheqesit te saj te moshuar.

Thursday, 10 November, 2005

Pothuajse cdo dite te dhena te reja per korrupsion, manipulime elektorale dhe veprime te uleta dalin ne median e Sarajevos, duke shtuar gjithnje e me teper presionin mbi partine Myslimane ne pushtet dhe udheheqesin e saj Alija Izetbegovic.


Numri me i fundit i Slobodna Bosna, e perjaveshmja skandalistike, botonte nje interviste me nje ish komandant te Ushtrise Boshnjake ne te cilen ai deklaronte se ishte punesuar nga Partia e Veprimit Demokratik (SDA) per te ndihmuar ne fallcifikimin e rezultateve te zgjedhjeve.


Refik Brdjanovic, komandant i njesise luftarake "Ujqerit e Zinj" nga qyteti verilindor i Kalesija, i deklaroi Slobodna Bosna se gjate ketyre viteve te kaluara, ai dhe disa mijera kolege te tjere te tij jane derguar me autobuse ne te gjithe Bosnjen per te shtuar numrin e pjesemarresve ne mitingjet e SDA dhe per te siguruar qe turma te pershendeste kur thirreshin emrat e kandidateve te SDA.


Brdjanovic tha se ai ishte rekrutuar fillimisht nga Halil Genjac, nje zevendes president i SDA, i cili e kishte instruktuar ate se si te kercenonte, te jepte para dhe te perdorte "te gjitha mjetet e tjera te nevojeshme" per te detyruar njerez me influence ne te gjithe Bosnjen veriore per te votuar per SDA. Ai ishte i gatshem te punonte per partine ne shkembim te nje premtimi per punesimin e ish anetareve te njesise se tij ushtarake.


Brdjanovic u prish me SDA kur ajo nuk i pagoi atij materialet e ndertimit qe ai kishte shperndare me shpenzimet e tij ndermjet votuesve me porosi te partise. "Ata (SDA) me kerkuan te shperndaja materiale ndertimi me qellim qe njerezit te votonin per ta, gje te cilen une e bera," tha ai, duke shtuar se: "Kur erdhi momenti qe dikush te paguante, ata nuk u kujtuan as qe une e kisha bere kete pune."


Qe prej kesaj mosmarreveshjeje, SDA jo vetem qe ka nderprere marredheniet me ate por edhe i ka derguar policine financiare per te mbyllur firmen e tij te vogel te ndertimit qe ai e ka ngritur se bashku me disa nga shoket e tij te luftes, thote Brdjanovic. Per me teper, ai do tu tregoje zyrtareve nderkombetare dokumentat zyrtare qe provojne ato qe i ka thene gazetes.


Pas ketij dhe shume njoftimeve te tjera te ketij lloji qe jane botuar ne shtypin lokal dhe ate nderkombetar keto kohet e fundit, duket gjithnje e me teper se zgjedhjet e vitit te ardheshem do te jene me te veshtirat per SDA dhe Izetbegovic.


Fundjaven e kaluar, policia e kantonit te Sarajevos arrestoi Alemko Nuhanovic, nje nga "afaristet" me te njohur te kryeqytetit qe ne kohen e luftes i cili ka pasur lidhje te forta me SDA. Gjate rrethimit te Sarajevos, kur nje kile sheqer arriti te shitej me cmimin 70 Marka Gjermane (39$) dhe nje liter nafte 40 Marka (22$), Nuhanovic kontrollonte monopolin e kesaj tregtie kaq fitimprurese.


Tani ai eshte akuzuar se ka arritur nje fitim prej me teper se 11 milion Marka Gjermane (6.1 milion $) me ane te aktiviteteve te jashteligjeshme dhe mashtrimeve, si edhe duke mos paguar taksat per nje shume prej rreth 500,000 Marka Gjermane (271,000 $).


Ne nje incident tjeter, nje grup inspektoresh te paidentifikuar te Policise Financiare Federale i derguan nje leter publike disa zyrtareve Boshnjake dhe nderkombetare, duke deklaruar se dy nga komandantet e larte te tyre kane vjedhur disa mallra te konfiskuara me nje vlere prej rreth 5 milion Marka Gjermane (2.8 milion $).


Nderkohe, saga e terroristit Muxhahidin te arrestuar me nje pasaporte Boshnjake ne Turqi akoma vazhdon. Ministria e Jashtme e Bosnjes ka pergenjeshtruar nje njoftim te botuar ne revisten e perjaveshme Dani, sipas se ciles terroristi me famekeq Islamik, Osama Bin Laden, kishte nje pasaporte Boshnjake e cila i ishte leshuar atij nga ambasada ne Viene ne vitin 1993.


Ne artikullin e pare, Dani njoftoi se ai priste nje pergenjeshtrim zyrtar sepse Ministria e Jashtme Boshnjake i kishte shkaterruar te gjitha provat materiale qe vertetonin se ajo i kishte dhene nenshtetesine Bin Laden dhe luftetareve te tjere Islamik te cilet perdorin pasaporta Boshnjake per te udhetuar ne vendet Perendimore.


Ndersa presioni mbi Izetbegovic rritet cdo dite e me teper, shume Boshnjake kane filluar te spekulojne rreth gjendjes se tij shendetsore. Pas kthimit te tij nga nje vizite private ne Lindjen e Mesme gjate se ciles ai u shtrua ne nje spital ne Arabine Saudite, ndihmesja e tij e afert, Mirza Hajric, u tha gazetareve se anetari Mysliman i presidences Boshnjake gezonte shendet te mire dhe se vizita e tij ne spital ishte vetem nje "kontroll mjeksor rutine".


Gjate ketyre viteve te fundit Izetbegovic ka pesuar dy infarkte te lehte. Burime nga brenda ekipit mjekesor qe kujdesej per Izetbegovic pas infarktit te dyte ne Shkurt 1996 kane thene se udheheqesi Mysliman Boshnjak 74-vjecar, i cili ka rene ne peshe kohet e fundit dhe duket i lodhur, mund te jetoje e shumta edhe dy vjete, nese nuk nderpret menjehere punen e tij.


Izetbegovic ka deklaruar disa here se ai do te deshironte te largohej nga presidenca Boshnjake dhe te mbetej vetem udheheqes i partise se tij. Megjithate, shume analiste lokal dhe te huaj besojne se ai do te detyrohet te vazhdoje te punoje dhe ndoshta edhe te vendose te kandidoj ne zgjedhjet e vitit 2000 per postin e presidentit, sepse ai nuk ka nje vazhdues dhe terheqja e tij nga jeta publike do te demtonte seriozisht te ardhmen e SDA-se.


Janez Kovac eshte nje pseudonim per nje gazetar te pavarur ne Sarajevo.


Frontline Updates
Support local journalists