Mea Culpa e OKB Per Srebrenicen
Me nje ndershmeri te pazakonte, OKB-ja ka pranuar fajin e saj ne vdekjen e mijera civileve te vrare nga forcat Serbe ne te ashtuquajturin "zone te sigurte" te OKB.
Mea Culpa e OKB Per Srebrenicen
Me nje ndershmeri te pazakonte, OKB-ja ka pranuar fajin e saj ne vdekjen e mijera civileve te vrare nga forcat Serbe ne te ashtuquajturin "zone te sigurte" te OKB.
Raporti i shumepritur i OKB per Srebrenican eshte cuditerisht shume kritik ndaj vetes. Ate kohe, revista e IWPR, War Report, ka akuzuar Kombet e Bashkuara se kane qene "bashkepunetore ne genocid". Ky raport efektivisht pranon fajin. Ai e vendos Srebrenican ne kontekstin e pergjithshem te operacioneve ne Bosnje, te cilat, sipas raportit, kane qene "nje nga pjeset me te veshtira dhe te shimbshme te historise sone."
"Gabimisht, dhe per shkak te mungeses se njohjes se qellimit te se keqes qe po konfrontoheshim, ne nuk mundem te benim pjesen tone per te ndihmuar popullsine e Srebrenica nga fushata Serbe e vrasjeve masive," thuhet nder te tjera ne raport.
Raporti perfundon se "Srebrenica kristalizoi nje te vertete te kuptuar teper vone nga Kombet e Bashkuara dhe bota ne teresi: se Bosnja ishte nje ceshtje morale po aq sa edhe nje konflikt ushtarak."
Per kenaqesine e atyre te cilet kritikuan OKB ne ate kohe se ishte fshehur prapa gabimeve te vendeve anetare, raporti i OKB pranon se institucioni duhet te jete dicka me teper se nje bashkim i thjeshte i vendeve anetare. Organizata nderkombetare duhet te kete nje qendrim moral, thote raporti, dhe duhet te pranoje pergjegjesite kur nuk e ben kete gje.
Ky eshte nje ndryshim i rendesishem: ndersa rreth dhjete punonjes te Departamentit te Shtetit te SHBA dhane doreheqjen nga postet e tyre ne shenje proteste ndaj mosveprimit te SHBA ne Bosnje, askush nuk e beri nje gje te tille ne OKB.
Por konkluzioni nuk duhet te jete i habitshem. Ish Sekretari i Pergjitheshem i OKB Boutros Boutros-Ghali, ne shenimet e tij per ate kohe, ka qene edhe me i ashper per deshtimin e OKB. Ne Bosnje, ka shkruar ai ne kujtimet e tij "E pamposhtura: Saga SHBA - OKB," OKB ka tradhetuar "parimet kryesore te sjelljes nderkombetare: jo perfitimit te territorit me dhune; jo genocidit; dhe garantim te integritetit dhe ekzistences se vendeve anetare te OKB."
Ky raport i botuar me emrin e Sekretarit te Pergjitheshem Kofi Annan, i cili gjate asaj periudhe ka qene nensekretar per ruajtjen e paqes, detajon dhe amplifikon kete perfundim. Raporti eshte ndeshur me shume kundershtime brenda Kombeve te Bashkuara, ku kjo transparence eshte nje gje e re dhe jo e zakoneshme per organizaten.
Mekati i pare per sa i perket Srebrenicas ka qene miratimi i nje rezolute te menduar keq qe vendoste nje embargo armesh mbi te gjitha palet, kombinuar me nje mungese deshire per te marre persiper mbrojtjen e pales me te rrezikuar, Boshnjakeve. Raporti kujton se edhe ne ate kohe ne vitin 1992, vezhguesit kane qene koshient se rezoluta numer 713, "do te favorizonte ne menyre te dukeshme Serbet, te cilet kane dominuar si ne ushtrine Jugosllave ashtu edhe ne industrine e armeve."
Ai gjithashtu thekson se "terheqja" e forcave Jugosllave nga Bosnja ishte "kryesisht kozmetike". Trupat mbeten, dhe komandanti, Gjenerali Ratko Mladic, vetem sa nderroi titullin e tij ne komandant te Ushtrise Serbe te Bosnjes e cila "gjate gjithe luftes u mbeshtet nga Beogradi me materiale, fonde, zbulim dhe menyre te tjera mbeshtetjeje".
Kjo mund te duket kaq e thjeshte per tu kuptuar sa qe nuk ja vlen te permendet, por ky eshte nje pranim i gezueshem pas kaq vitesh mohimi total.
Raporti kujton se zonat e sigurta kane qene rezultat i nje perpjekjeje te vendeve te Keshillit te Sigurimit te cilat ishin shume te shqetesuara dhe kerkonin te siguronin nje fare lehtesimi te rrethimit Serb. Te vene ne veshtiresi, anetaret kryesore te Keshillit rane dakort per politiken e zonave te sigurta, por hodhen poshte shifrat e planifikuara nga Boutros-Ghali per numerin e nevojshem te trupave paqeruajtese.
Duke mos pranuar haptazi, raporti tregon se udheheqja e OKB ne terren ne Ballkan ka pasur nje qendrim institucional te njeanshem pro Serb duke akuzuar ne te njejten kohe Boshnjaket. Kjo gje ka qene vecanerisht e dukeshme ne pikpamjet e shprehura nga shtabi lokal i OKB, ku u pranua si nje aksiome qe Serbet "u provokuan" me sulme nga Srebrenica.
Ne fakt, raporti e thote haptazi se Serbet genjyen dhe trupat e OKB ne terren i besuan ato duke dhene informata te gabuara. Ne fakt ka pasur shume pak sulme nga enklave, dhe pjesa me e madhe e tyre kane qene per te kerkuar ushqime.
Ne menyre tipike, ndersa kerkesat e trupave Holandeze per mbeshtetje ajrore ne Srebrenica dhe raportet per inkursionet Serbe humbisnin rruges, njoftimi i rreme se Boshnjaket kishin qelluar nje transportues te blinduar Holandez me nje granate u njoftua ne Keshillin e Sigurimit brenda pak oreve. Ndryshimi i informacionit qe ne fakt prane vendit te ngjarjes kishte levizur nje tank Serb, shkoi me shume vonese ne Keshillin e Sigurimit.
Raporti gjithashtu pergenjeshtron edhe fjalet e shumta te perhapura nga forcat e OKB ne terren sipas te cilave Boshnjaket ishin pergjegjes per masakren e ndodhur ne tregun e Markale. Me pranimin nga ky raport, tani cdo njeri pervec atyre qe jane me te vertete partizane te mbrojtjes se Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic e pranojne se kjo ka qene veper e forcave Serbe.
Raporti pranon se rrenjet e tragjedise kane qene qendrimet e OKB ne terren - shume te influencuara nga pikpamjet e kontribuesve me kryesore, Britanikeve dhe Francezeve. Ky ka qene nje qendrim i ekuivalences morale.
Ky eshte nje qendrim qe detyronte kundershtaret te pranonin pikpamjen se Serbet dhe Boshnjaket, shkaktaret dhe fajtoret, jane "njelloj te keqinj". Keshtu qe Boshnjaket u demonizuan dhe Serbet u quajten njerez te nderuar dhe ekseset e tyre me raste u quajten te provokuara nga perpjekjet e Boshnjakeve per te sjelle nje nderhyrje te huaj ushtarake.
Vecanerisht, kur Yasushi Akashi morri postin e Perfaqesuesit Special te OKB, ai i dha kredibilitet te madh Serbeve - duke besuar ne sigurimet e tyre, edhe ndersa mijera te burgosurit ne Srebrenica po pushkatoheshin me gjak te ftohte. Ne fund, qendra e OKB ne New York njoftoi Akashin se zyra e tij duhej te njoftonte per disa zera qe kishin dale nga mediat se po kryheshin masakra ndaj popullsise civile.
Raporti justifikon apo te pakten nuk gjen prova per te zkuzuar komandantin e forcave Bernard Janvier se ai kishte bere nje marreveshje me Mladic per te mos perdorur sulmet ajrore ne shkembim te lirimit te pengjeve kryesisht Franceze te mbajtur nga Serbet. Raporti megjithate pranon se Janvier ka takuar Mladic tre here gjate muajit Qershor 1995, - vetem pak jave perpara masakres - "per te mbajtur kanalet e komunikimit te hapura".
Ne ate kohe, Rupert Smith, komandanti i ri i forcave ne terren ne Sarajevo, mendonte se as forcat e OKB nuk duhet te takoheshin dhe bisedonin me Mladic ndersa forcat e tij zinin pengje.
Nuk eshte per tu cuditur qe raporti perfundon se "Vendosmeria globale e Kombeve te Bashkuara per tu dhene fund konflikteve nuk perjashton gjykimet morale por i ben ato te nevojeshme." Ky eshte nje hap i madh perpara per nje institucion si OKB qe eshte e veshtire te ndryshoje.
Megjithate, ndersa raporti shkon pertej cdo gjeje tjeter te paraqitur nga OKB me perpara, ai gjithashtu reflekton edhe kulturen tradicionale te organizates: emrat nuk jane permendur per te mbrojtur fajtoret.
Kudo qe permenden zyrtare te OKB apo oficere te forcave paqeruajtese, ata permenden me titullin e tyre, dhe jo me emer. Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne raport jane nje "vend qe nuk kontribuoi me trupa", dhe Britania e Madhe dhe Franca "vende qe kontribuan me trupa".
Eshte interesante, por kur citohet qendra e OKB si burim i keshillimit, ajo quhet "Sekretariati," duke e ndare ne kete menyre pergjegjesine me nje koncept shume abstrakt, duke e shperndare ate nder pese apo gjashte mije punonjesit e OKB ne New York shumica e te cileve nuk jane marre fare me kete ceshtje.
Duke pasur parasysh qe ne kete menyre secili nga punonjesit behet pergjegjes per te pakten nje Boshnjak te vrare, kjo eshte nje peshe e madhe per tu mbajtur prej tyre, per me teper qe pjesa me e madhe e stafit nuk ishte e kenaqur me ate qe po behej ne emer te tyre.
Ian Williams, korrespondent ne OKB per revisten The Nation dhe autor i librit Kombet e Bashkuara per Fillestere, ka qene per shume vjet me rradhe redaktor i revistes WarReport te IWPR ne SHBA.