Më Tepër Liri më Pak Bukë

Qytetarët e Serbisë mund të kenë fituar lirinë, por ende mbeten me barkun bosh

Më Tepër Liri më Pak Bukë

Qytetarët e Serbisë mund të kenë fituar lirinë, por ende mbeten me barkun bosh

Ndërsa Sllobodan Millosheviqi ndodhet në pranga, pjesa më e madhe e Serbëve nuk jetojnë më me frikë. Por keqësimi i ndjeshëm i gjendjes ekonomike që prej rrëzimit të presidentit Jugosllav, po i shuan shpresat e tyre.


"Kemi fituar lirinë por nuk kemi bukë," thotë Zdravko Colak, një punëtor nga Beogradi. Gjatë gjashtë muajve të fundit, çmimi i mallrave është rritur ndjeshëm. çmimi i bukës, për shembull, është rritur gjashtë herë. Colak thotë se shpenzimet mujore të familjes së tij janë shtuar me 50 përqind.


Serbia ka nevojë urgjente për ndihmë financiare të huaj për të rimëkëmbur ekonominë e saj të shkatërruar. Një shtytje e madhe për arrestimin e Millosheviqit javën e kaluar ka qenë edhe kërcënimi i SHBA-së për të mos dhënë ndihmën e premtuar prej 50 milion dollarë. Tani të gjithë kanë kthyer sytë nga Uashingtoni dhe presin që ai të zhbllokojë ndihmën.


Ministri Serb i financave Bozhidar Djeliq thotë se vendi ka marrë mbi një miliard dollarë Maerikan ndihmë pas rrëzimit të Millosheviqit, por më tepër se një e treta e këtyre parave janë përdorur për importimin e energjisë elektrike për të mbuluar mungesat e saj gjatë dimrit në Serbi.


"Qeveria e kaluar na mësoi të ishim të kënaqur kur nuk kishte bombardime apo luftë, kjo e tanishmja po na mëson të jemi të lumtur kur ka energji elektrike," thotë Colak.


Pjesa më e madhe e ndihmës së huaj është përdorur për tëq mbuluar nevojat immediate të popullsisë. Asgjë nuk është investuar. Si vendet e tjera në tranzicion, Serbia ka rënë në grackën e përdorimit të donacioneve për të blerë paqen sociale.


Të pakënaqur me shpejtësinë e ndryshimeve të fundit, sindikatat kanë filluar të organizojnë protesta dhe greva dhe kanë nisur një konfrontim serioz me qeverinë.


Mësuesit kanë dalë në grevë ndërsa punonjës të tjerë të sektorit publik po kërcënojnë të bëjnë të njëjtën gjë, pas vendosjes nga ana e qeverisë për një ngrirje të pagave.


"Mua nuk më duhet të lexoj çdo ditë shkrimet e gazetave për ato që kanë vjedhur njerëzit e Millosheviqit," thotë Danica Spaspjeviq, një punonjëse e postës. "Mua më intereson të di se kur do të përmirësohet gjendja jonë".


Në periudhën ndërmjet rrëzimit të Millosheviqit dhe zgjedhjeve parlamentare të Dhjetorit të kaluar, pjesa më e madhe e fondeve që kanë ardhur në vend janë përdorur për të shtuar përkrahjen për kundërshtarët e ish presidentit.


Njerëzit kanë përjetuar një përmirësim të menjëhershëm të standartit të jetesës. Dhe ka pasur shpresë se reforma ekonomike as nuk do të jetë shumë e dhimbëshme dhe as nuk do të zgjasë gjatë. Ky optimizëm është shtuar edhe nga disa ministra shumë optimistë të qeverisë.


Tani që kanë kaluar tre muaj, paratë e ndihmave janë shpenzuar. Kryeministri Serb Zoran Gjingjiq, në një shkrim për të përjavëshmen e Beogradit Vreme i ka bërë thirrje njerëzve të kenë durim dhe të tregohen kursimtar.


"Për dhjetë vjet na kanë kërkuar të jemi kursimtar," thotë Spasojeviq. "Edhe nëse do të donim, nuk kemi më se çfarë të kursejmë apo të sakrifikojmë".


Shpresa për reforma është dëmtuar nga gadishmëria e qeverisë për të mbrojtur një numër të madh të pasurish të rinj. "Si mund të besojmë ne në ndryshim kur të pasurit e rinj Serbë, të cilët janë pasuruar me mbështetjen e Millosheviqit janë bërë tani të përkëdhelurit e Presidentit Jugosllav Koshtunica", thotë një gazetar i një të përditëshme të Beogradit.


Përkrahësit e Millosheviqit po e shfrytëzojnë këtë pakënaqësi. Në një miting të organizuar në qendër të Beogradit një javë më parë, Aleksandar Vuçiq, një nga zëvendës kryetarët e Partisë Radikale të Vojisllav Shesheljit dhe një ish ministër i informacionit në periudhën e Millosheviqit, ka akuzuar qeverinë e Gjingjiqit se ka ngritur taksat për të mbajtur mbi 300,000 familje të cilat tani jetojnë nën nivelin e varfërisë.


"A i kujtohet njeriu taksa prej 100 dinarë e telefonave celularë?" ka pyetur turmën Vuçiq, duke iu kujtuar atyre kundërshtimin e ish opozitës ndaj kësaj takse. "Qeveria e re demokratike jo vetëm që nuk e hoqi atë siç kishte deklaruar përpara se të vinte në pushtet, por e ka rritur dy fish".


Milislav Krkobabiq, një pensionist nga Beogradi i ri dhe një përkrahës i vendosur i rregjimit të vjetër, thotë: "Unë di që nën rregjimin e Millosheviqit një bukë kushtonte dy dinarë e gjysëm. Tani me qeverinë e re çmimi ka vajtur 12 dinarë. dhe tani kanë njoftuar se do të rritet edhe më tepër". Sociologu Sllobodan Antoniqparalajmëron se problemet ekonomike mund të shtojnë përkrahjen për opozitën në zgjedhjet e ardhëshme, të cilat janë planifikuar për në fund të vitit 2001. Opozita mund të ndihmohet edhe më tepër, nëse, ashtu siç mendojnë shumë njerëz, koalicioni qeveritar DOS shpërbëhet për shkak të mosmarrëveshjeve të theksuara ndërmjet Gjingjiqit dhe Koshtunicës.


Disa kanë frikë se asnjë nga aprtitë nuk do të fitojë një shumicë absolute dhe Koshtunica mund të krijojë një qeveri koalicioni me Partinë Socialiste të Millosheviqit, duke shkatërruar çdo gjë të mirë që është arritur pas Revolucionit të Tetorit.


Zheljko Cvijanoviq është një bashkëpunëtor i rregullt i IWPR-së.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists