'MBULIMI' I MASAKRES NE DVOR

Zbulimi i atyre qe mendohet te jene trupat e Serbeve nga fshati Paulin Dvor mund te ngreje pyetje te veshtira per Kroacine.

'MBULIMI' I MASAKRES NE DVOR

Zbulimi i atyre qe mendohet te jene trupat e Serbeve nga fshati Paulin Dvor mund te ngreje pyetje te veshtira per Kroacine.

Tuesday, 6 September, 2005

Dokumentat e identifikimit te gjetura ne 18 kufomat e zhvarrosura me heret kete vit tregojne se trupat jane te viktimave Serbe te nje prej krimeve me te renda te luftes Kroate.


Burime te rendesishme ne ministrine e brendeshme kane konfirmuar se dokumentat e gjetura kete pranvere ne afesi te trupave ne nje varr masiv ne zonen e Lika ne pjesen perendimore, kane qene ato te civileve Serbe te vrare dhjete vjet me pare ne fshatin Paulin Dvor, rreth 500 km ne lindje.


Ky rast ka ngritur nje paralel te sikletshem me zbulimin ne vitin 1999 ne Serbine lindore te trupave te cilat mendohet se jane te Shqiptareve te cilet jane vrare ne Kosove dhe jane transportuar me pas me kamione frigoriferik dhe jane hedhur ne Danub.


Si edhe ne rastin e Serbise, duket se trupat e Dvor jane zhvendosur ne perpjekje per te fshehur provat e nje masakre.


Instituti i mjeksise ligjore ne Zagreb tani po perpiqet te beje identifikimin zyrtar te trupave te gjetur ne Lika. "Identiteti nuk mund te percaktohet vetem mbi bazen e dokumentave te gjetura prane trupave," ka thene Ivan Grujiq, drejor i Zyres se Njerezve te Humbur dhe te Burgosur.


"Kjo eshte nje ceshtje teper delikate dhe nuk eshte ne praktiken tone te japim informacione publikisht deri sa identiteti i te vdekurve te mos percaktohet me saktesi te madhe".


Ndryshe nga Serbet e tjere ne Kroaci, njerezit ne Paulin Dvor kane qene besnik te Zagrebit gjate luftes. Por naten e 11 Dhjetorit, 1991, trupat Kroate kane hyre ne fshat dhe kane mbyllur 19 vete - 18 Serbe dhe nje Hungarez - ne nje shtepi te nje banori vendas te quajtur Andrija Bukviq. Pjesa me e madhe e 168 banoreve te fshatit ishin larguar me pare.


Sipas hetimeve te policise ne ate kohe, trupat Kroate kane kryer veprime te pakontrolluara pasi nje ushtar eshte vrare nga nje snajper Serb ne nje fshat aty prane. Dhjete ushtare thuhet se kane hyre ne shtepine e Bukviq dhe kane frare te gjithe te burgosurit perpara se te hidhnin ne ere shtepine. Vetem nje prej trupave eshte gjetur; ai i Dara Vujinoviq, i cili ishte paketuar ne nje kuti municionesh. Asnje akuze zyrtare nuk eshte ngritur per kete ngjarje sepse prokuroret Kroate kane thene se nuk ekzistojne "prova te mjaftueshme".


Me pas fshati eshte marre nen kontroll nga njesite e ushtrise popullore Jugosllave dhe paraushtaraket Serbe, dhe Zagrebi e ka rimarre kontrollin mbi kete zone vetem pas nje marreveshje te arritur ne Janar 1998.


Ngarjet ne Paulin Dvor jane treguar nga Vojin Dabiq dhe Ksenija Lukiq ne librin e tyre Krime te Pandeshkuara, te botuar ne Anglisht ne vitin 1997. Emrat dhe ditelindjet e viktimave jane dhene ne kete liber, dhe ne te thuhet se trupat jane transportuar nga vendi i masakres ne nje kamion TAM i perdorur ne ate kohe nga ushtria Kroate.


Prokurori Shteteror i Qarkut te Osijek, Davor Petriceviq, ka thene per IWPR se ai "kishte degjuar ne menyre jo zyrtare" se ato qe kane mbetur nga trupat e zbuluar ne Lika ishin te njerezve nga Paulin Dvor, por se nuk deshironte te komentonte me teper. Ministria e brendeshme ka konfirmuar se ekipet e policise ne Osijek dhe Zagreb po hetonin per kete zbulim.


Keto hetime zyrtare mund te shkaktojne probleme dhe mund te jene shqetesuese per ish komandantin ushtarak te zones se Osijek, Karl Gorisek, i cili ne Nentor 1991, ka urdheruar "vendosjen nen kontroll" te te gjitha fshatrave Serbe - pra nen kontrollin ushtarak Kroat.


Nje Slloven me origjine, Gorinsek ka dezertuar nga ushtria Jugosllave dhe eshte bashkuar me forcat Kroate ne vitin 1991. Ai eshte zevendesuar pas nje perpjekje te pasukseseshme qe ka kushtuar shume jete njerezish per te liruar rajonin e Baranjes pranveren tjeter, dhe prej asaj kohe ka dale ne pension. Ish gjenerali tani jeton ne Zagreb dhe eshte nje zyrtar i larte i Partise Liberale - nje anetare e koalicionit te tanishem qeveritar ne Kroaci.


Pas zbulimit te kufomave ne Lika, Haga ka kerkuar me teper informacion per krimet ne Paulin Dvor. IWPR ka mesuar se inspektore te policise jane caktuar tanime jo vetem per te arrestuar fajtoret por edhe per te hetuar mbi ata qe kane dhene urdherin per transportimin e kufomave ne anen tjeter te vendit.


Ky zbulim me ne fund mund te zhvleftesoje mitin - e ngritur nga ish lideri Franjo Tugjman - se Kroatet nuk mund te kene kryer krime lufte sepse ata kane luftuar nje fushate mbrojtese. Gjithnje e me teper po behet e qarte se forcat Kroate jo vetem qe kane kryer krime lufte; por edhe jane perpjekur ti mbulojne ato.


Drago Hedl eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR.


Serbia, Kosovo, Croatia
Frontline Updates
Support local journalists