Mbeshtetja E Habiteshme E Kombeve Te Bashkuara

Keshilli i Sigurimit nuk ka autorizuar bombardimet. Por pavaresisht nga ana ligjore e fushates se NATO-s ndaj Jugosllavise, veprimi ka nje mbeshtetje te gjere ne Kombet e Bashkuara.

Mbeshtetja E Habiteshme E Kombeve Te Bashkuara

Keshilli i Sigurimit nuk ka autorizuar bombardimet. Por pavaresisht nga ana ligjore e fushates se NATO-s ndaj Jugosllavise, veprimi ka nje mbeshtetje te gjere ne Kombet e Bashkuara.

Fushata e bombardimeve te NATO-s ndaj Jugosllavise mund te mos kete vulen aprovuese te Kombeve te Bashkuara ne formen e nje rezolute formale te Keshillit te Sigurimit qe ta autorizonte ate. Por ajo ka mbeshtetje nga shume delegate te cilet ne raste te tjera kane qene skeptike ndaj nderhyrjeve ushtarake te SH.B.A.


Blloku Islamik, per shembull, duket i kenaqur qe shikon se armet amerikane nuk perdoren vetem kunder myslimaneve. Mbeshtetja e tyre ka bere te mundur qe kritiket e perhershem te SH.B.A si Kuba dhe Iraku ne Levizjen e Vendeve te Paangazhuara (NAM) te mos kene sukses--, te cilat ne kete rast u perpoqen te arrinin qe NAM te merrte nje pozicion kundershtues ndaj bombardimit te Beogradit dhe te mos merrnin ne konsiderate vrasjet e Shqiptareve te Kosoves.


Per me teper, duke pasur parasysh mbi 50 rezolutat e Keshillit te Sigurimit ndaj asaj qe ka mbetur nga Jugosllavia ( Serbi dhe Mali i Zi ), dhe gjakderdhjes se dekades se fundit ne Ballkan te cilen vete Kombet e Bashkuara e kane personifikuar me presidentin Jugosllav Slobodan Miloshevic, Europianet dhe shume vende te tjera kane treguar se kane qene te pergatitur per te mos marre aprovimin e Kombeve te Bashkuara, si rezultat i vendosjes se vetos nga Rusia. Kjo ndjenje eshte perforcuar nga raportimet e perditshme te Zyres se Komisariatit te Larte te Refugjateve te Kombeve te Bashkuara dhe agjensive te tjera mbi permasat e barbarizmave ne Kosove.


Megjithate, si Ruset ashtu edhe Perendimi u habiten nga rezultati i perpejekjes se Moskes per te kaluar nje rezolute ne Keshillin e Sigurimit e cila do te denonte veprimin e NATO-s pak kohe pas fillimit te sulmeve ajrore. Vetem Rusia, Kina dhe Namibia votuan pro saj, ndersa vende tradicionalisht antiperendimore si Malajzia u rreshtuan perkrah Britanikeve, Amerikaneve dhe Francezeve duke hedhur poshte rezoluten e propozuar nga Moska me rezultat 12-3.


NATO nuk u perpoq te nxirrte perfitime nga kjo mbeshtetje indirekte ashtu sic duhej te kishte bere. Kjo ndodhi per arsye se ajo u habit nga ky rezultat por gjithashtu edhe per arsye te respektimit te ndjenjave te ndryshme qe ekzistonin ne Amerike. Ne Uashington qarqet e larta te sigurimit nuk pelqejne te pranojne qe Kombet e Bashkuara mund te nderhyjne ne operacionet e NATO-s. Dhe diplomatet Amerikane, te cilet jane gjendur gjithnje ne disavantazh ne rastet kur jane votuar rezoluta kunder Izraelit, nuk jane ne pozicionin qe te vene ne dyshim veton e Rusise.


Nje tregues akoma me domethenes ishte Komiteti i te Drejtave te Njeriut te Kombeve te Bashkuara i cili votoi me 44 vota pro ndaj vetem 1 kundra per te denuar spastrimin etnik Serb ne Kosove. Rusia ishte e vetmja qe votoi kundra dhe pati nje mbeshtetje te heshtur prej vetem 6 vendeve, Kina, Kongo, Kuba, India, Nepal, dhe Afrika e Jugut, te cilat abstenuan.


Nga vendet qe abstenuan, Afrika e Jugut ka treguar shenja se e konsideron Miloshevicin ne nje fare menyre si pasardhesin e Titos, ne vend qe ta konsideroje ate si shkaterruesin e Titoizmit. India, qeveria e te ciles e perbere nga nacionalistet Hindu te Partise Bhatatiya Janata ( BJP) ka qene shume e ndjeshme ndaj kritikave qe i jane bere per keqtrajtimin e myslimaneve ne vend, ajo shqetesohet rreth te ardhmes se provinces se Kashmirit te banuar kryesisht nga myslimane, nuk pranon hegjemonine Amerikane, dhe nuk merr parasysh nderhyrjen e saj shume te ngjashme ne Bangladesh (ne vitin 1971) kur ai ishte pjese e Pakistanit. Nepali ka tendencen te ndjeke udheheqjen e New Delhit, ndersa Kuba, Kongo dhe Kina kane per te paguar haqet e tyre te shkeljes se te drejtave te njeriut.


Delegatet tregohen pak te pavendosur. Eksperienca e gjate Amerikane e cila injoron Kombet e Bashkuara pervecse ne ato raste kur i shkon per shtat qellimeve te saj, i dekujaron disa vende te japin mbeshtetjen e tyre te plote megjithese ne fund te fundit ato do te votojne pro veprimeve te NATO-s. Si rezultat SH.B.A nuk kane qene ne gjendje te perdorin proceduren e “Bashkimit per Paqe”, nje mase te cilen e kane perdorur fillimisht gjate peiudhes se Luftes se Ftohte per te ngritur ceshtjet te cilat ne ate kohe bllokoheshin nga vetoja e BS ne Asamblene e Pergjithshme. Nepermjet kesaj procedure, thjesht nje shumice votash ne Asamblene e Pergjithshme mjafton per te autorizuar nje veprim nga organizata, perfshire edhe legjitimizimin e operacioneve ushtarake.


Vitin e kaluar, vetoja e shpeshte Amerikane mbi ceshtjet e Izraelit beri qe Palestinezet edhe shtetet Arabe ta perdorin kete procedure kundra shpikesve te saj per te anashkaluar veton Amerikane per nje rezolute qe denonte sjelljen e Izraelit ne Territoret e Pushtuara. Ne kete menyre Shtetet e Bashkuara gjate vitit te kaluar jane perpjekur te delegjitimizojne shpikjen e tyre, duke bere te pamundur perdorimin e kesaj procedure per Ballkanin.


Ne menyre ironike, Ruset jane perpjekur te perdorin te njejten procedure per te kthyer humbjen e rezolutes se tyre ne Keshillin e Sigurimit e cila denonte bombardimet e Serbise. Kjo eshte me te vertete nje veprim prej donkishoti sepse Perendimi i forcuar nga mbeshtetja myslimane nuk do te kishte problem te arrinte nje shumice ne Asamblene e Pergjithshme. Por perpjekejet e Rusise ne kete ceshtje jane me teper te drejtuar ndaj opinionit vendas sesa ndaj rezultateve diplomatike me te vertete te efektshme.


Ruset kane folur gjithshtu per kalimin e ceshtjes nga Asambleja e Pergjithshme ne Gjykaten Nderkombetare (ICJ) per te vendosur mbi ligjshmerine e veprimeve te NATO-s. Meqenese se ICJ tashme ka nxjerre nje vendim per nje rast genocidi ndaj Jugosllavise se mbetur, dhe meqenese qeveria e Bosnjes vazhdon akoma ta ndjeke kete ceshtje, edhe kjo perpjekje duhet te konsiderohet me teper drejtuar opinionit vendas ne Rusi sesa nje diplomaci serioze.


Aktori tjeter i Kombeve te Bashkuara eshte Sekretari i Pergjithshem. Linja e qendrimit te Kofi Annan eshte ne fakt shume e qendrueshme. Fillimisht, ai beri nje deklarate disi konfuze duke pranuar se kur diplomacia deshton veprimet ushtarake mund te jene te nevojshme--por ai nenkuptoi edhe deshiren qe forca te kishte edhe aprovimin e Kombeve te Bashkuara. Me vone keshilltaret e tij u perpoqen te shpjegonin se ata preferonin qe media te nenvizonte pjesen e pare te deklarates.


Nje jave me pas ndersa ai ndodhej ne Europe, mesazhi i Annan per Miloshevicin ishte akoma me i vendosur. Beogradi duhej te terhiqte forcat e tij dhe te lejonte kthimin e Shqiptareve te Kosoves nen mbrojtjen e nje force nderkombetare, perpara se NATO te nderpriste bombardimet. Ai gjithashtu perdori fjalen genocid, ndoshta i influencuar nga Mary Robinson, Komisioneria e Larte e Kombeve te Bashkuara per te Drejtat e Njeriut. Duke reflektuar konfuzionin e aleateve, kjo u pasua me protestat e Quai De’Orsai dhe Departamentit te Shtetit te cilat protestuan ne Kombet e Bashkuara.


Duke hedhur poshte propozimin e Annanit si “pak e shume” te njejte me ate te NATO-s dhe Klintonit, Vladislav Jovanovic, i ngarkuari me pune i Jugosllavise ne Kombet e Bashkuara ritheksoi edhe nje here kundershtimin e Beogradit ndaj cdo pranie te huaj ushtarake, si ne rastin e mospranimit te saj me 16 Prill.


Mund te jete me pak shqetesuese per Miloshevicin qe te dorezohet para Annan se sa para NATO-s, dhe Sekretari i Pergjitheshem eshte i gatshem te luaje nje rol, mjaft edhe per te shpetuar organizaten nga pozicioni i anashkaluar ku e ka denuar ate bllokimi i Keshillit te Sigurimit.


Megjithate, perpjekjet e tij nuk do te ndihmohen nga nje agjensi tjeter e Kombeve te Bashkuara. Krye Prokurorja e Gjykates Nderkombetare per Krimet per ish Jugosllavine, ne Hage, Louise Arbour, ka hedhur idene se po grumbullohen fakte per hapjen e nje procesi te drejt per drejte ndaj Miloshevicit. Ne fakt, ka pasur dyshime se ka ekzistuar nje proces i fshehte ndaj tij qe prej kohesh. Nje zyrtar i larte i gjykates me ka thene mua Tetorin e kaluar se “Miloshevici nuk mund te largohet nga Beogradi per te mbajtur bisedime diku tjeter.”


Ky mund te interpretohet si lajm i mire, ne disa zyra te Kombeve te Bashkuara, por ka pak mundesi qe te coje ne arritjen e nje marreveshje te negociuar nga Kombet e Bashkuara. Ne fund te fundit, Kombet e Bashkuara ka shume mundesi qe te kene rolin e palavdishem te vendosjes se vules mbi cdo marreveshje qe mund te dale nga rrenojat e rajonit. OKB mund te jape “bekimin” e saj per nje force nderkombetare ne Kosove, por fantazmat e Srebrenices sugjerojne se OKB-se nuk mund t’i besohet kontrolli nga pikpamja operacionale.


Ian Williams, korrespondenti i Nation nga OKB dhe autori i librit “Kombet e Bashkuara per fillestaret”, ka qene per vite me rradhe redaktori i revistes se IWPR, WarReport, ne SHBA.


Balkans
Conflict
Frontline Updates
Support local journalists