MBËSHTETJA PËR AUTONOMI DOBËSOHET
Nga pika kulminante e viteve të 90-ta, mbështetja e popullatës për kthimin e autonomisë që Vojvodina gëzonte në kohën para Millosheviqit është në rënie.
MBËSHTETJA PËR AUTONOMI DOBËSOHET
Nga pika kulminante e viteve të 90-ta, mbështetja e popullatës për kthimin e autonomisë që Vojvodina gëzonte në kohën para Millosheviqit është në rënie.
Qytetarët e Vojvodinës dëshirojnë më shumë autonomi se që kanë por shumica nuk dëshirojnë më vetqeverisje më të madhe të cilën ata e gëzuan në vitin 1988, sipas sondazheve të fundit.
Qeveria e Serbisë ende është duke përpiluar kushtetutën e re e cila do të përcaktoj nivelin e autonomisë për provincën veriore të Serbisë, të cilës gjatë vitit 1988 Sllobodan Millosheviqi i hoqi kompetencat legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.
Por derisa pakënaqësitë ende vazhdojnë rreth statusit të Vojvodinës në disa rajone, kërkesa popullore për një autonomi gjithëpërfshirëse e cila dukej e fuqishme në të nëntëdhjetat ka humbur vrullin.
Ekspertët ofrojnë shumë arsye për këtë, nga ngurimi i popullit të fillojnë konflikte me Beogradin deri në ndërrimin e përbërjes etnike të Vojvodinës si rezultat i influksit të refugjatëve serbë dhe diskreditimin e shumicës së partive politike pro-autonomisë.
Publiku ofroj një përgjigjë të dobët ndaj Aktit të Qeverisjes, i aprovuar nga parlamenti i Serbisë me 22 qershor, i cili mundëson Beogradin të suspedoj çdo status apo ligj të qeverisë apo komunave të provincës të cilat kundërshtojnë autoritetin e kryeqendrës.
Bojan Kostres, kryeparlamentari i Vojvodinës dhe anëtar i partisë së vogël pro-autonomisë, Lidhja Social Demokrate e Jugosllavisë, LSV, thotë se ligji i ri është një “coup d’état”.
Por në skenën politike të Vojvodinës nuk u paraqitën kundërshtime apo zemërime të popullatës ndaj këtij vendimi.
Deri në vitin 1988, Vojvodina dhe Kosova gëzonin një shkallë të autonomisë e cila dallonte pak nga të drejtat e gëzuara nga republikat e Jugosllavisë.
Pasi Millosheviqi hoqi shumicën e kompetencave të provincave, ato përfunduan vetëm me disa kompetenca, si shëndetësia, minoritetet dhe kultura.
Pas rënies së Millosheviqit në tetor 2000, qeveria e re demokratike premtoj të aprovoj një kushtetutë të re e cila do të distancohej nga kushtetuta e Millosheviqit të vitit 1990 dhe kthej autonominë provinciale.
Disa vite më pas, kushtetuta e re ende është duke u përpiluar, kryesisht si rezultat i dështimit të partive të mëdha të pajtohen në parime themelore rreth decentralizimit dhe kalimit të kompetencave.
Sipas kushtetutës së tanishme, provincat nuk kanë kompetenca të nxjerrin ligje, mbledhin taksa apo të kontrollojnë të ardhurat e tyre.
Në vend të kësaj, ato mbështeten në të hollat që parlamenti i Serbisë ndanë për provincat. (Kjo tani vlen vetëm për Vojvodinën, pasi Kosova është jashtë kontrollit të Serbisë që nga viti 1999).
Drafti i kushtetutës së re i përpiluar nga qeveria e Vojisllav Koshtunicës parasheh kthimin e kontrollit mbi disa të hyra buxhetore dhe fuqi legjislative për provincat.
Por megjithate fjala e fundit rreth të hyrave buxhetore dhe kompetencave mbetet tek parlamenti i Beogradit dhe kushtetuta siguron që ligji i Serbisë të ketë precedent mbi ligjet e kaluara nga Vojvodina.
Koalicioni qeverisës i Vojvodinës, i përbërë nga Partia Demokratike e presidentit të Serbisë Boris Tadic, DS, Lidhja Social Demokratike e Vojvodinës, LSV, Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës, SVM, Fuqia e Lëvizjës së Serbisë, e udhëhequr nga Bogoljub Karic, thonë se dëshirojnë më shumë.
Këtë pranverë, qeveria kërkoj që Vojvodina të gëzoj më shumë liri legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore dhe fuqi për taksatim.
Por parlamenti i Serbisë as që ka konsideruar këto propozime dhe në ndërkohë presioni për kthimin e autonomisë së plotë në Serbi është në rënie, sipas sondazheve të fundit.
Një sondazh i kryer nga agjensia e Novi Sadit SCAN në maj të vitit 2005 tregoj se vetëm 28 përqind të qytetarëve të Vojvodinës dëshirojnë kthim në statusin e para vitit 1988 derisa 28 përqind do të ishin të kënaqur nëse statusi i Vojvodinës mbetet si është tani.
Rreth 14 përqind dëshirojnë kompetenca më të mëdha se tani por më pak se para vitit 1988, derisa 5 përqind dëshirojnë që Vojvodina të bëhet republikë e pavarur, e lidhur me Serbinë në një shtet të përbashkët. Rreth 4 përqind mbështesin pavarësinë e plotë.
Në anën tjetër të spektrit, 7 përqind kërkojnë shuarjen e të gjitha aspekteve të autonomisë.
Milka Puzigaca, drejtoreshë e SCAN, thotë se disponimi i popullatës rreth autonomisë ndryshon me zhvillimet politike dhe sociale.
Kur shqiptarët e Kosovës organizuan sulme mbi serbët vendorë në mars të vitit 2004, për shembull, mbështetja për autonomi të Vojvodinës pësoj rënie.
“Kurdo që incidentet e tilla ndodhin, popullata e vojvodinës reagon duke thënë ‘Dëshirojmë t’i ikim çfarëdo lufte’,” tha Puzigaca.
Mbështetja për pavarësi arriti kulminacionin në fund të nëntëdhjetave, kur gati dy të tretat e popullatës së provincës dëshironin autonomi të gjërë, ajo theksoj.
Por kërkesa ka pësuar rënie që nga shpërthimi i luftë së armatosur serbo-shqiptare në Kosovë në vitin 1998.
Pas rënies së Millosheviqit në vjeshtë të vitit 2000, ky trend ka vazhduar, posaçërisht pas 2002, kur kryeministri i Serbisë Zoran Gjingjiq efektivisht ngriti përgjegjësitë e provincës sipas kushtetutës së tanishme.
“Kurdo që qeveria qendrore në Beograd duket të jetë më e ndieshme ndaj nevojave të provincës, popullata e Vojvodinës moderojnë qëndrimin e tyre,” përfundoj Puzigaca.
Vladimir Ilic, sociolog dhe udhëheqës i Qendrës për Zhvillim të Shoqërisë Civile, një OJQ e bazuar në Zrenjanin, pohon se nuk ka më apetit për rikthim të tensioneve me Beogradin.
“Në sondazhe unë përfshija pyetjen: A mbështesni autonominë e plotë për Vojvodinën edhe nëse kjo shkakton ngritjen e tensioneve, ndoshta edhe konfliktin, me Beogradin?” ai tha. “Përqindja e personave në mbështetje të autonomisë do të zbriste nën 20 përqind.”
Një faktor tjetër kyq në ndërrimin e qëndrimit të popullatës është ndryshimi radikal në përbërjen etnike të provincës që nga fillimi i të nëntëdhjetave.
Në regjistrimet e vitit 1981, serbët mezi përbënin shumicën e popullatës së përgjithshme, me 54,4 përqind.
Por sot ata përbëjnë dy të tretat e 2.3 milion njerëzve në Vojvodinë, 65 përqind të popullatës.
Disa qindra mijëra refugjatë serbë arritën në Vojvodinë nga Kroacia, Bosna dhe Hercegovinë dhe Kosova gjatë të nëntëdhjetave, derisa komunitetet e tjera pësuan rënie si rezultat i emigrimeve me forcë apo vullnetare.
Numri i hungarezëve etnik ka rënë nga 350,000 në rreth 300,000 në vitin 2001, për shembull, derisa dhjetra mijëra kroat etnik u dëbuan pasi Kroacia shpalli pavarësinë.
Influksi i serbëve ka dobësuar pozitën e forcave që avokojnë për një vetqeverisje më të madhe.
Rezultatet e sondazhit të SCAN tregojnë se 35 përqind të serbëve në Vojvodinë janë të kënaqur me status quo, derisa 9 përqind dëshirojnë heqjen e plotë të autonomisë.
Derisa shumica e serbëve dëshirojnë autonomi më të gjërë, vetëm 18 përqind të tyre dëshirojnë të kthehen në statusin e provincës të vitit 1998 dhe vetëm 9 përqind mbështesin pavarësinë.
“Unë respektoj aspektet unike ekonomike, qytetare dhe gjeografike të Vojvodinës, të cilat janë arsye të mira për autonomi politike të Vojvodinës,” një serb tipik vendor i tha Raportit të Krizës për Ballkan, BCR.
“Por unë nuk mbështes qëndrimin që Vojvodina të fitoj elemente të sovranitetit, edhepse duhet të ketë të drejtë të mbledhë taksa në mënyrë të pavarur.”
Ndër minoritarët, mbështetja për autonomi të plotë është me e theksuar. Emil Krizan, një hungarez, dëshiron një kthim të plotë në pozitën e Vojvodinës para vitit 1988, një qëndrim i zakontë ndër jo-serbë.
“Mbi të gjitha, unë jam në favor të autonomisë financiare dhe fiskale, duke marrë parasysh se njerëzit në Vojvodinë mund të jetonin mjaft mirë para vitit 1988,” ai tha.
Vladimir Ilic thotë se ndërrimet e fundit etnike janë aq të mëdha sa që nuk është reale më që Vojvodina të quhet provincë multinacionale.
Jashtë komunitetit serb, vetëm hungarezët përbëjnë më shumë se 3 përqind të popullatës, thotë ai, derisa numri i kroatëve, rumunëve dhe të tjerëve ka pësuar rënie.
“Pjesa jugore e Vojvodinës është gati krejtësisht e banuar me serbë,” ai tha. “në pjesën qendrore vazhdon procesi i asimilimit të minoriteteve, derisa vetëm pjesa veriore, në kufi me Hungarinë, është dy-nacionale.”
Rënia e numrit të minoriteteve ka dobësuar partitë pro-autonomisë të cilat u formuan në vitet e nëntëdhjeta për të kundërshtuar regjimin e Millosheviqit.
Këto përfshinin Lidhjen Social Demokrate të Vojvodinës, LSV, e udhëhequr nga Nenad Canak dhe Reformistët e Vojvodinës, e cila me vite udhëhiqej nga Miodrag Isakov.
Pas rënies së regjimit të Millosheviqit, së bashku me partitë e tjera më të vogla pro-autonomisë dhe partitë etnike hungareze dhe kroate, ato morrën qeverisjen e Vojvodinës si pjesë e koalicionit të Opozitës Demokratike të Serbisë, të njohur si DOS.
Por muaji i mjaltit në mes të grupeve të ndryshme shumë shpejt përfundoj, derisa një konflikt i ashpër në mes të LSV dhe Reformistëve të Vojvodinës shkaktuan ndarje dëmtuese.
Në zgjedhjet e shtatorit 2004, përpos DS, vetëm LSV dhe partitë hungareze mbetën në qeverinë e provincës. LSV fitoj rreth 10 përqind në zgjedhjet e shtatorit dhe mbetet pjesë e koalicionit qeveritar.
Por konfliktet në mes të partive pro-autonome i dobësoj të gjitha. Asnjëra nuk ka fituar vende në parlamentin e Serbisë që nga zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2003 kur ato dështuan të kalojnë kufirin prej 5 përqind.
Këtë qershor një tentim tjetër është bërë për të bashkuar forcat pro-autonomisë në një parti të re Partia e Vojvodinës, e cila përbën gjashtë grupe të vogla, përfshirë edhe Reformistët e Vojvodinës.
Por ende është herët të parashihet se a do të kenë rol të rëndëishëm në jetën publike.
Djordje Subotic, zëdhënës i Partisë së Vojvodinës, tha se nevoja për të artikuluar rastin e pro-autonomisë ka bërë krijimin e një partie të re një nevojshmëri urgjente.
Ndarjet ndër ta, ai tha, ka dobësuar mbështetjen për autonomi më të gjërë të Vojvodinës.
Emil Krizan ndan të njejtin mendim. “Njerëzit e zakontë nuk i pëlqejnë konfliktet dhe luftimet në mes të partive pro-autonomisë,” ai tha, “apo faktin se liderët e tyre gati se nuk kanë ndryshuar në 15 vitet e fundit.”
Márton Attila është gazetar nga Vojvodina.
Ky është një nga artikujt mbi Vojvodinën si pjesë e Projektit për Trajnim dhe Raportim medial të BIRN, të mbështetur nga Ambasada Britaneze në Beograd.