Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

MAQEDONI: ZEMERIM PER NDRYSHIMIN E EMRIT TE SHKOLLES

Vala e zemerimit qe ka shperthyer pas ndryshimit te emrit te nje shkolle tregon se urrejtja ende vlon ne gjirin e dy komuniteteve edhe kur ka kaluar nje vit nga perfundimi i konfliktit te armatosur.
By Salajdin Salihu

Rreth 30,000 femije Maqedonas etnik kane dale ne rruget e kryeqytetit kete jave ne proteste ndaj vendosjes se emrit te nje mesuesi te njohur Shqiptar nje shkolle dhe vendosjes se bustit te tij perpara nderteses se saj.


Femijet kane bllokuar autostraden kryesore Tetove Shkup dhe kane hedhur parrulla duke fyer komunitetin Shqiptar ne vend.


Zemerimi i kesaj proteste ka treguar edhe nje here se urrejtja etnike ende vlon nen siperfaqe, edhe nje vit pas perfundimit te luftimeve.


Shkolla - ne fshatin me popullsi te perzier Semsevo, e vendosur ne rajonin e Tetoves, ne te cilin jane zhvilluar disa nga luftimet me te ashpra gjate konfliktit te kaluar - me pare eshte quajtur Dame Gruev, nje hero Maqedonas i shekullit te 19te.


Shkolla ka 500 nxenes, 200 prej te cileve Maqedonas etnik, te cilet kane nderprere mesimet qe prej muajit te kaluar kur shkolles iu nderrua emri duke u quajtur, Jumni Jonuzi, nje mesues i njohur Shqiptar, dhe kur ne oborrin e saj u vendos nje bust i tij.


Shefi i misionit te OSBE-se, Craig Jannes, ka thene se ndryshimi i emrit te shkollave dhe ngritja arbitrare e monumenteve eshte ne kundershtim me frymen e Marreveshjes se Ohrit e cila i dha fund luftimeve vitin e kaluar.


"Ne jemi te shqetesuar sepse eshte krijuar nje ambjent ku studentet Maqedonas nuk jane te mirepritur," ka thene zedhenesi i OSBE-se Harold Schenker ne nje konference per shtyp me 9 Tetor. Duke u bere thirrje politikaneve dhe qytetareve per te punuar per zgjidhjen e problemit, ai ka thene se shkollat duhet te jene vende edukimi dhe jo intolerance dhe nacionalizmi.


Selman Aliti, drejtori i shkolles, ka thene se ai ka vendosur te ndryshoje emrin dhe te vendose bustin pasi kerkesave e tij eshte kundershtuar nga ministria e Arsimit.


Shqiptaret ne Semsevo, pjese e bashkise se Jugunovce, kane thene se ata nuk kane kundershtuar kur shkolles me pare i eshte ndryshuar emri Shqiptar "Perparimi".


Media Maqedonase ka fajesuar per kete ngjarje "ekstremistet Shqiptare" - nje etiketim i perdorur per ish anetaret e Ushtrise Clirimtare Kombetare, UCK. Maqedonasit te cilet jetojne ne fshat kane bere nje deklarate per shtyp ne te cilen ata thone se ndryshimi i emrit te shkolles eshte pjese e nje fushate e cila synon largimin nga shtepite e tyre.


Shqiptaret e kundershtojne nje gje te tille, duke thene se veprimi i tyre eshte vetem nje shenje respekti ndaj mesuesit te pare Shqiptar nga ky fshat.


Nje keshilltar Shqiptar ne bashkine e Jugunovce, Xhelal Ademi, ka thene se "Jumni Jonuzi ka qene vetem nje mesues i respektuar i cili ka bere shume per arsimin - dhe kjo nuk duhet te zemeroje askend".


Maqedonasit thone se Jonuzi ka qene nje Ballist, nje levizje nacionaliste dhe anti komuniste Shqiptare e cila ka luftuar perkrah fashisteve ne Luften e Dyte Boterore. Veteranet Shqiptare te luftes thone se ai ka luftuar kunder fashisteve ne frontin e Sremit ne Vojvodine, ne Serbine veriore.


Gjate demonstrimeve te 9 Tetorit, disa mijera femije shkollash kane hedhur parrulla kunder Shqiptareve.


"Cfare ka qene kuptimi i kesaj?" ka pyetur Katerina Blazevska ne artikullin e saj per te perditeshmen Dnevnik. "Nese ka qene nje demonstrim ne mbeshtetje te nxenesve Maqedonas te Shkolles Dame Gruev atehere perse kane hedhur parrulla te tilla si "Shiptaret ne dhoma gazi"? Gazetarja ka thene se femijet kane qene te motivuar nga deshira per "te mos bere mesim ate dite dhe per tu bere pjese e historise se Maqedonise".


Trpko Kirovski, president i Keshillit te Prinderve te Nxenesve Maqedonas nga Semsevo, ka thene se bllokimi i autostrades eshte vetem hapi i pare drejt izolimit te te gjithe fshatit Semsevo. "Ne do te shkojme deri ne fund," ka thene ai, duke shtuar se ministria e brendeshme ka aprovuar vazhdimin e protestave.


Shqiptaret ne Semsevo thone se Maqedonasit po perdorin ndryshimin e emrit dhe vendosjen e bustit si nje shkak per te zhvendosur shkollen ne nje fshat tjeter.


Gorgi Ilievski, nje zyrtar i ministrise se arsimit, ka vizituar bashkine e Jagunovces me nje zyrtar te OSBE-se dhe ka diskutuar problemet me banoret vendas.


Nje prind Maqedonas, Goran, insiston se "Ne nuk do te lejojme qe femijet tane te kthehen ne ate shkolle deri sa te hiqet emri dhe te largohet statuja".


Nje fshatar Shqiptar, Agimi, eshte shprehur per IWPR se te tregosh respekt per nje mesues te njohur nuk perben ndonje krim, dhe as ndonje menyre presioni. Ai ka akuzuar Maqedonasit se po nxisin rremuja per te permbushur synimet e tyre.


Salajdin Salihu eshte nje gazetar i revistes se perjaveshme Lobi ne Shkup.