MAQEDONI: SPASTRIM I KORRUPSIONIT NE DOGANA

Drejtuesit e rinj te sherbimit te doganave kane filluar luften ndaj korrupsionit i cili shkakton humbje prej miliona dollare cdo vit per shtetin.

MAQEDONI: SPASTRIM I KORRUPSIONIT NE DOGANA

Drejtuesit e rinj te sherbimit te doganave kane filluar luften ndaj korrupsionit i cili shkakton humbje prej miliona dollare cdo vit per shtetin.

Drejtuesi i ri i doganave te Maqedonise ka premtuar te largoje nga ky sherbim zyrtaret e pandershem dhe te nderprese praktikat e paligjeshme, ne ate qe konsiderohet si institucioni me i korruptuar ne vend.


Qe prej marrjes se detyres ne Dhjetorin e kaluar, Ljubomir Mihajlovski-Dzango ka shkarkuar apo ndermarre masa disiplinore ndaj 35 oficereve te Administrates se Doganave te Maqedonise per abuzim te detyres. Ai e ka pershkruar marrjen e rrushfeteve si nje dukuri te zakoneshme ne rradhet e administrates se doganave.


“Ka qene nje dukuri i zakoneshme, duke filluar nga oficeret e thjeshte dhe duke shkuar deri tek drejtuesit e larte,” ka thene ai per IWPR. “Oficeret kane perfituar rrushfete, ndersa drejtuesit kane organizuar forma me te sofistikuara korrupsioni”.


Kontrolli i pare financiar ne dogana i kryer nga drejtuesit e rinj, ka treguar se shtetit ka humbur miliona euro per shkak te mashtrimeve te bera gjate viteve 2001 dhe 2002.


”Kalimi kontrabande i nje kamioni te vetem te ngarkuar me mallra te tilla si cigare, alcohol apo kafe ben qe shteti te humbase deri 60,000 euro, kur importuesit nuk paguajne detyrimet doganore, apo TVSH-ne,” ka thene Mihajlovski.


Korrupsioni ka qene vecanerisht i pranishem ne pikat e kalimit doganor dhe ne pikat e pageses se detyrimeve doganore. Ne keto pika tregtaret kane paguar vazhdimisht rrushfete duke filluar nga 20 euro per te shpejtuar procedurat deri ne disa mijera euro ne shkembim te favoreve me te rendesishme.


Drejtori i doganave nga viti 1998 deri ne vitin 2002, Dragan Daravelski, vitin e kaluar ka mbrojtur punen e tij dhe ka hedhur poshte akuzat sipas te cilave ai ka qene drejtuesi i nje sistemi te institucionalizuar rrushfetesh. Ne nje interviste me revisten e perjaveshme Kapital ne Shkup, ai ka insistuar se “Ky institucion nuk eshte i korruptuar”.


Ai ka pranuar se ka pasur dijeni per disa shkelje individuale por ka kundershtuar qe krimi te kete mbizoteruar dhe te kete qene i organizuar.


Periudha e drejtimit te Daravelskit tani po kontrollohet nga nje ekip i ministrise se brendeshme. Nderkohe, Daravelski, eshte larguar nga Maqedonia ne muajin Tetor. Askush nuk e di se ku ndodhet ai tani.


Administrata e re doganore ka zbuluar se ajo kishte akumuluar detyrime prej disa miliona euro per pagesat e telefonave, energjise elektrike, ngrohjes, dhe riparimit te makinave, ndaj firmave kryesisht shteterore.


Nje kontroll fillestar i gjendjes financiare ne fund te vitit te kaluar ka treguar se ne vitin 2001 sherbimi doganor ka blere 75 makina Skoda Felicia, 27 prej te cilave kane perfunduar si dhurata per personat jashte sherbimit. Zyrtari i larte i doganave i cili ka bere publike per here te pare kete rast eshte rrahur nga disa njerez te panjohur.


Grupi Nderkombetar i Krizave ka botuar vitin e kaluar nje raport me akuza serioze mbi korrupsionin ne Maqedoni, i cili terhiqte vemendjen ndaj veprimeve te sherbimit doganor si shembulli me i qarte i korrupsionit zyrtar ne vend.


Nje studim i kryer nga grupi Inisiativa per Zhvillimin Ligjor te Europes Lindore ne Shkurt 2001 dhe Shkurt 2002, duke perdorur nje grup te anketuarish prej 1,000 persona, ka treguar se publiku i konsideron zyrtaret e doganave si zyrtaret me te korruptuar ne Maqedoni, edhe me te korruptuar se ministrat, deputetet dhe drejtuesit e partive politike.


Studimi ka treguar se 72.2 perqind e qytetareve Maqedonas ne vitin 2001 besonin se zyrtaret e doganave kane qene me te korruptuarit, ndersa kjo shifer eshte shtuar duke arritur nje vit me pas ne 83.1 perqind.


Sipas Slagana Taseva, drejtore e komisionit anti korrupsion te Maqedonise, cmimet e rrushfeteve kane qene te standartizuara. “Ne dogana ekziston nje liste cmimesh korruptive,” ka thene ajo. “Tarifa dihet qe me pare, keshtu qe askush nuk ka nevoje te prese dhe te degjoje se sa para do ti kerkoje zyrtari i doganave”.


Qeveria e qendres se majte e Branko Cervenkovskit ka paraqitur nje strategji kombetare per luften ndaj korrupsionit ne strukturat qeveritare, por ajo ende nuk ka filluar te zbatohet ne praktike. Per momentin, pjesa me e madhe e kesaj detyre i ka takuar komisionit anti korrupsion, i cili perpiqet te monitoroje gjendjen ne terren.


Nderkohe, drejtuesit e rinj te sherbimit doganor, kane filluar zbatimin e masave konkrete. Qe prej fillimit te ketij viti, oficereve u eshte ndaluar te mbajne me teper se 1,000 denare apo sende me vlere ndersa jane ne pune, dhe u jane premtuar shperblime nese njoftojne per raste korrupsioni.


“Cdo officer i doganave i cili njofton qe atij i kane ofruar nje shume parash ne shkembim te nje shkeljeje do te shperblehet me te njejten shume qe i kane ofruar,” ka thene Mihajlovski.


Nje sherbim i vecante zbulimi do te krijohet per t’u marre me zbulimin e informacioneve per kontrabanden dhe personat te cilet e kryejne ate.


Duke filluar nga ky muaj, ne te gjitha pikat e kalimit kufitar jane vendosur tabela ne gjuhen Maqedonase dhe Angleze, te cilat theksojne qarte te drejtat dhe pergjegjesite e qytetareve dhe kompanive te cilat kalojne ne kontrollin e doganave.


Nje sistem per ndjekjen elektronike te kamioneve te cilet hyjne ne vend, i cili do te ndjeke te gjitha levizjet e tyre ne territorin e Maqedonise, do te ngrihet se shpejti, dhe ekipe te levizeshme te doganave do te patrullojne vazhdimisht neper rruge, dhe do te kene pergjegjesine per te ndjekur dhe kontrolluar levizjet e mjeteve dhe mallrave ne te gjithe vendin.


Spasijka Jovanova eshte nje gazetare e revistes ZUM ne Shkup.


Africa
Frontline Updates
Support local journalists