MAQEDONI: PESHKOPI I SHKARKUAR SHTON TONET E MOSMARREVESHJES
Zhvillime te reja ne mosmarreveshjen ndermjet autoriteteve te kishes Serbe dhe asaj Maqedonase.
MAQEDONI: PESHKOPI I SHKARKUAR SHTON TONET E MOSMARREVESHJES
Zhvillime te reja ne mosmarreveshjen ndermjet autoriteteve te kishes Serbe dhe asaj Maqedonase.
Nje peshkop i shkarkuar ka kercenuar se do te beje publike emrat e kolegeve te cilet sipas tij ishin te gatshem te pranonin nje plan te diskutueshem per nenshtrimin e kishes Maqedonase ndaj Kishes Ortodokse Serbe.
Peshkopi Jovan i Veles dhe Povardarjes eshte denoncuar si nje “tradhetar” disa dite me pare dhe i eshte hequr titulli i tij kishtar ne shenje ndeshkimi per perpjekjet e tij per te perfshire Kishen Ortodokse Maqedonase, ne gjirin e Kishes Serbe si nje grup autonom por te varur.
Nderkohe, kleriket Serbe, kane thene se ata do te vazhdojne te njohin priftin e shkarkuar dhe qe prej atij momenti kane nderprere bisedimet me autoritetet kishtare Maqedonase.
Maqedonasit jane zemeruar nga levizjet per te zgjidhur nje mosmarreveshje te vjeter ndermjet dy kishave, e cila ka filluar qe ne vitet Gjashtedhjete kur Kisha Maqedonase ka shpallur pavaresine e saj.
Tani, Jovan thote se ai ka rene viktime e kesaj mosmarreveshjeje. Sinodi i tij e ka derguar per te vuajtur nje denim 30 ditor ne Manastirin e Martirit te Shen Gjergjit ne Negotin, prane Velesit, por ai eshte detyruar te kthehet ne apartamentin e prinderve te tij ne Manastir pasi banore te zemeruar vendas kane protestuar perpara manastirit. Qe prej largimit nga manastiri ai e ka shpallur shtepine e tij kishe.
Ky eshte rasti me i fundit ne nje seri ngjarjesh te zhurmshme. Ne fillim te ketij muaji, Jovan eshte mbyllur ne rezidencen e tij zyrtare dhe nuk ka pranuar te largohet, deri sa policia ka hapur me force dyert ndersa sinodi i kishes ne ato momente po votonte per shkarkimin e peshkopit.
Me pas ai ka bere nje deklarate duke akuzuar policine se ka vepruar ne menyre te jashte ligjeshme, sepse kisha dhe shteti jane te ndare sipas kushtetutes Maqedonase, dhe duke thene se autoritetet nuk kane te drejte te zbatojne vendime te drejtuesve te kishes.
Ne anen tjeter te kufirit ne Serbi, hierarkia e kishes ka denuar largimin e aleatit te saj me te afert. “Ne kemi nderprere te gjitha marredheniet dhe bisedimet tona me kishen ne Shkup,” ka thene Peshkopi Iprinej i Nishit, duke mos permendur emrin zyrtar e kishes Maqedonase.
Kryetari i Kishe Ortodokse Serbe, Patriarku Pavle, ka leshuar nje deklarate ne te cilen ka denuar pjesemarrjen e policise ne largimin e Jovan nga posti i tij.
Po aq i ashper ka qene edhe zedhenesi i Kishes Ortodokse Maqedonase, Peshkopi i Ohrit dhe Kicevos Timotej, i cili ka akuzuar kishen Serbe se po perpiqet te shkaterroje Kishen Maqedonase, duke shtuar se nje gje e tille “nuk mund te lejohet”.
Jovan, jo vetem qe nuk eshte penduar por ka kercenuar se do te beje publike te gjithe “komplotin”. Me 24 Korrik, ai ka deklaruar ne te perditeshmen e Shkupit Dnevnik se disa anetare te tjere te sinodit e kane bindur ate te pranoje oferten e Kishes Ortodokse Serbe, duke i premtuar se ata do ta perkrahnin. Sipas peshkopit, koleget e tij kane ndryshuar mendje pas reagimit te ashper te popullit Maqedonas, te cilet e kane konsideruar propozimin si nje sulm ndaj identitetit te tyre.
Sipas propozimit te kishes Serbe, te pergatitur ne Maj ne qytetin jugor te Nishit, Kisha Ortodokse Maqedonase do te merrte emrin “Arqipeshkvia e Ohrit” dhe do te vendosej nen juridiksionin e partiarkanes Serbe.
Peshkopi Jovan e ka pranuar publikisht propozimin e kishes Serbe me ane te nje letre drejtuar Patriarkut Pavle me 29 Qershor. Drejtuesi i Ortodoksise Ruse, Patriarku Aleksei i II ka qene nje nder ata qe e kane pershendetur kete hap.
Kisha Ortodokse Ruse mbeshtet pozicionin e Kishes Serbe dhe nuk e njeh Kishen Ortodokse Maqedonase. Sekretari i patriarkanes se Moskes per marredhenie me organizatat e tjera Ortodokse, At Nikolaj Balasov ka thene per te perditeshmen e Shkupit Utrinski Vesnik javen e kaluar se pozicioni Rus per “shkeputjen e kishes Maqedonase” ka qene “i njohur prej shume kohesh”.
Kisha Ortodokse Greke ka te njejtin qendrim me ate te Kishave Ruse dhe Serbe ndaj asaj Maqedonase. Per te thyer kete rreth izolimi, perfaqesues te Kishes Maqedonase dhe delegacione politike kane vizituar hierarkun me te larte te komunitetit Ortodoks, Patriarkun e Konstandinopojes, disa here gjate vitit te kaluar, duke i kerkuar atij te njohe statusin e pavarur te kishes Maqedonase.
Megjithate, keto perpjekje nuk paten sukses. Nderkohe, TV A1 ne Shkup ka transmetuar nje deklarate te nje diplomati anonym i cili ka thene se Athina, Beogradi dhe Moska kane qene mbeshteteset kryesore te perpjekjes per te bindur Kishen ortodokse Maqedonase per te pranuar statusin autonom brenda Kishes Serbe dhe per te ndryshuar emrin e saj.
Analiste politik ne Maqedoni i shohin veprimet e autoriteteve kishtare ndaj Peshkopit Jovan si nje shenje “ftohjeje” ndermjet Maqedonise dhe fqinjit te saj verior.
Ne vecanti, Kisha Ortodokse Bullgare nuk i eshte bashkuar korrit te mbeshtetjes per Jovan, duke thene se ajo do ta studioje kete ceshtje ne sinodin e saj i cili mblidhet ne vjeshte.
Prapa skenes, Bullgaret, te cilet prej shume kohesh kane pretendimet e tyre ndaj Maqedonise, mendohet se jane shume te kenaqur me ftohjen e marredhenieve ndermjet Serbise dhe fqinjit te saj jugor.
Eshte per tu theksuar fakti qe nje artikull i botuar ne te perditeshmen Demokracia e Sofies, i kerkonte haptazi kishes Bullgare te njihte statusin e pavarur te Kishes Ortodokse Maqedonase – nje hap ky i cili sipas disa vezhguesve mund te shkaktonte shume shqetesime.
Zoran Bojarovski eshte redaktor i Revistes Forum ne Shkup.