MAQEDONI: PESHKOPET AKUZOHEN PER TRADHETI PAS MARREVESHJES SE KISHES

Nje plan per te zgjidhur statusin e kishes se Maqedonise ka nxitur zera se disa nga kleriket po pergatiten te tradhetojne luften disa shekullore per pavaresi.

MAQEDONI: PESHKOPET AKUZOHEN PER TRADHETI PAS MARREVESHJES SE KISHES

Nje plan per te zgjidhur statusin e kishes se Maqedonise ka nxitur zera se disa nga kleriket po pergatiten te tradhetojne luften disa shekullore per pavaresi.

Nje marreveshje ndermjet kishave Serbe dhe Maqedonase per te zgjidhur nje mosmarreveshje te vjeter rreth statusit te kishes Maqedonase ka percare opinionin publik ne Maqedoni dhe ka nxitur akuzat per tradheti.

Mosmarreveshja ka shperthyer pasi dy kishat kane nenshkruar nje marreveshje me 17 Maj, e cila ka perfunduar statusin e pavaresise se kishes Maqedonase - ne baze te te cilit ajo emeronte drejtuesin e saj dhe nuk drejtohej nga nje peshkop - dhe e shnderron ate ne nje entitet autonom brenda Kishes Ortodokse Serbe.

Kisha Maqedonase e kishte shpallur pavaresine e saj ne vitin 1967, nje hap ky i inkurajuar forte nga hierarkia komuniste ne perpjekje per te nxitur identitetin kombetar te Maqedonise. Por kisha Serbe, e cila kontrollonte zyrtarisht dioqezen Maqedonase, e ka kundershtuar kete hap dhe ajo nuk eshte njohur kurre nga kishat e tjera Ortodokse.

Megjithate, projekt marreveshja e Nishit ndermjet dy kishave - e konfirmuar nga pala Serbe me 1 Qershor - ka shkaktuar me teper zemerim ne Maqedoni, ku shume njerez e kane konsideruar kete si nje akt dorezimi.

Plani per te pranuar statusin autonom brenda kishes Serbe i ka ndare peshkopet Maqedonas ne dy kampe.

Petar i Australise dhe Zelandes se Re, Timotej i Ohrit dhe Kicevos, Naum i Strumicas dhe Jovan i Povardarie mbeshtesin autonomine.

Kiril i Pologut dhe Kumanoves, Agatangel i Bregalnica dhe Gorazd i Europes Perendimore mbeshtesin pavaresine. Drejtuesi i kishes, Peshkopi Stefan i Ohrit, nuk eshte rreshtuar me asnje prej grupeve te mesiperme.

Te dyja palet jane aq larg njera tjetres saqe Agatangel i Bregalnicas ka kercenuar te shkeputet nese dokumenti miratohet perfundimisht ndersa Kiril i Pologut dhe Kumanoves njoftohet se ka kercenuar fizikisht Jovanin e Povardaries.

Autoqefalia, e cila ne fakt eshte pavaresia kishtare, ne fakt eshte me teper se nje dicka qe ka te beje me kishen dhe njerezit fetare. Nje kishe e pavarur Maqedonase shihet si nje embleme e shtetit dhe kombit te Maqedonise.

Lufta me fetaret Serbe ka filluar ne vitin 1944, kur eshte krijuar kisha Maqedonase. Ajo ka vepruar me veshtiresi brenda kishes Serbe deri ne vitin 1956, kur ka filluar edhe fushata per pavaresine e saj.

Kur Serbia nuk ka pranuar kete ndryshim, fetaret Maqedonas - te mbeshtetur edhe nga Partia Komuniste ne nivel lokal - kane deklaruar ne menyre te nje aneshme pavaresine e kishes Maqedonase.

Kleriket Serbe nuk e kane pranuar kurre te drejten e Maqedonasve per pavaresi, megjithese ata e kane kontrolluar dioqezen vetem pas pushtimeve Serbe ne Ballkan ne lufterat Ballkanike te vitit 1912-1913.

Ne fund te viteve 1960, Serbet kane paraqitur nje propozim kompromisi per nje autonomi te perkoheshme, i cili eshte kundershtuar nga kleriket Maqedonas. Ata nuk kane pasur asnje here mbeshtetjen e kishave te tjera Ortodokse, te cilat kane mbeshtetur ne mase kishen Serbe. Qe prej vitit 1967, kisha Maqedonase eshte trajtuar si nje organizate e cila eshte shkeputur.

Mbeshtetesit e pavaresise e konsiderojne marreveshjen e fundit si nje tradheti.

"Maqedonia eshte nje shtet krejtesisht i pavarur dhe ka te drejte te kete nje kishe autoqefale," ka thene jovan Belcovski, professor i historise se kishes ne fakultetin ortodoks te teologjise ne Shkup.

"Ne nuk mund te terhiqemi tani. Nuk ka asnje rast ne histori qe nje kishe te kete shpallur statusin e saj te pavarur dhe pastaj te jete rikthyer ne nje nivel me te ulet".

Kampi qe kundershton marreveshjen ka verejtur se te tre peshkopet te cilet jane ne favor te autonomies kane nje te kaluar Greke apo Serbe. Petar dhe Timotej jane arsimuar ne Fakultetin e Teologjise Ortodokse ne Beograd, ndersa Naum ka qene murg ne Malin Athos dhe gjate gjithe shkollimit ka pasur nje influence te forte Greke.

Kampi i cili mbeshtet pavaresine mendon se bisedimet e mbajtura ne Nish jane pjese e nje plani me te gjere per te destabilizuar Maqedonine dhe jane vecanerisht te zemeruar nga fakti qe marreveshja ve ne pikpyetje edhe vete emrin e kishes.

Serbet e njohin Stefanin vetem si Peshkop te Ohrit, dhe jo si kryetar te Kishes Ortodokse Maqedonase. Nacionalistet Maqedonas shohin doren e Athines ne kete situate, per shkak te kundershtimeve historike te perdorimit te fjales Maqedoni per republiken e re dhe te drejten e ketij emri vetem per provincen Greke.

Peshkopi Timotej, nje mbeshtetes i projekt marreveshjes, eshte treguar teper i vendosur. Ne nje deklarate te koheve te fundit ai ka sulmuar ata te cilet "kane deklaruar ne menyre te nje aneshme statusin e pavaresise ne vitin 1967".

Kjo deklarate ka zemeruar Peshkopin Kiril, klerikun e fundit i cili ka nenshkruar deklaraten per statusin e pavarur, i cili eshte shprehur i vendosur te kundershtoje marreveshjen e Nishit deri ne fund.

Mbetet ende e paqarte nese kisha Maqedonase do te ndaloje bisedimet e saj me palen Serbe dhe te ruaje statusin te cilin pjesa tjeter e komunitetit ortodoks e konsiderojne si nje shkeputje te kishes, apo te vazhdojne bisedimet drejt gjetjes se nje kompromisi per perdorimin e emrit te Maqedonise.

Nje zgjidhje e mundeshme mund te jete perdorimi i nje emri te dyfishte, i cili do te kenaqte si opinionin publik Maqedonas ashtu edhe Greket.

Por kleriket duhe te tregohen te kujdeseshem. Njerezit presin qe kisha e tyre ortodokse te fitoje te drejten te identifikohet me shtetin dhe kombin Maqedonas.

Zoran Bojarovski eshte redaktor i revistes Forum ne Shkup.

Macedonia, Serbia
Frontline Updates
Support local journalists