MAQEDONI: PERPJEKJE E RE PER MBLEDHJEN E ARMEVE

Jane ngritur dyshime mbi perpjekjen e re per te mbledhur afro gjysem milioni arme te paligjeshme.

MAQEDONI: PERPJEKJE E RE PER MBLEDHJEN E ARMEVE

Jane ngritur dyshime mbi perpjekjen e re per te mbledhur afro gjysem milioni arme te paligjeshme.

Wednesday, 17 April, 2002

Qeveria Maqedonase po perpiqet perseri te mbledhe sasite e medha te armeve te cilat qarkullojne ne vend pas perplasjes se ashper nder etnike te vitit te kaluar. Ne shume pjese te vendit, duket se shanset e saj per te arritur sukses jane te pakta.


Nje perpjekje e mepareshme e drejtuar nga NATO ne Shtatorin e kaluar ka arritur te grumbulloje mbi 4,000 arme, rreth 400,000 cope municione, mina dhe eksploziv te dorezuar nga luftataret Shqiptare te Ushtrise Clirimtare Kombetare, UCK.


Por te gjithe e dine se Shqiptaret kane ende edhe shume arme te tjera ne duar. Keshtu, te Marten e kaluar, qeveria i ka kerkuar parlamentit te miratoje me urgjence nje ligj i cili kerkon dorezimin e te gjitha armeve te mbetura ne qarkullim.


Sherbimet secrete te vendit thone se numri i armeve te cilat mbahen ilegalisht eshte rreth 450,000. Ata thone se rreth nje e treat e 1.5 milion armeve te rrembyera nga depot e armatimit te Shqiperise ne vitin 1997 jane future ne Maqedoni. Sasi te tjera mendohet se kane hyre ne vend gjate konfliktit te vitit te kaluar.


Postoblloqe policie do te vendosen per ta bere me te lehte per njerezit te dorezojne armet dhe municionet. Ata te cilet dorezojne arme me deshire nuk do te akuzohen penalisht per armembajtje pa leje.


Burime diplomatike i kane thene IWPR-se se ata mendojne se disa dhjeta mijera arme qarkullojne ende ilegalisht ne vend.


Ministria e brendeshme po nxiton me paraqitjen e ligjit per te ndihmuar ne ruajtjen e procesit te brishte te paqes ne Maqedoni. Gjate dy muajve te fundit, armet e paligjshme kane vrare apo plagosur njerez ne rreth 30 incidente te vecanta.


Partite me te medha politike Maqedonase dhe Shqiptare kane mirepritur hapin e ri te qeverise. Partia kryesore e opozites, Bashkimi Social Demokrat i Maqedonise, SDSM, ka shprehur perkrahjen e tij per ligjin dhe ka propozuar edhe nje procedure tjeter regjistrimi pas mbledhjes se armeve, ne menyre qe te kontrollohen edhe nje here armet e regjistruara.


Partite Shqiptare kane vleresuar vendimin por kane thene se ky ligj duhet te zbatohet ne menyre te njejte per te dyja komunitetet. Iljaz Halimi, zevendes kryetar i Partise Demokratike te Shqiptareve, ka sugjeruar se njesi te perziera policore me Maqedonas dhe Shqiptare duhet te zbatojne carmatimin.


"Eshte e rendesishme qe njerezit te kuptojne qe carmatimi ka vlere per te dyja komunitetet," ka thene nje zyrtar i NATO-s per IWPR-ne. "Megjithese ndoshta Shqiptaret kane nje numer me te madh armesh te paligjeshme, edhe Maqedonasit kane shume arme, vecanerisht ato te shperndara gjata konfliktit te cilat nuk jane rikthyer me".


Shume njerez mbeten dyshues se masat e reja do te zgjidhin problemin e armeve te paligjeshme ne planin afatgjate. Analistet ngrene dy pyetje te rendesishme rreth ketij ligji.


Se pari, cfare do te motivonte dike te dorezonte nje arme te paligjeshme? Planet e mepareshme per carmatimin kane pasur te perfshire edhe kompensimin financiar. Se dyti, kush mund te kontrolloje apo edhe te organizoje, mbledhjen e armeve ne pjesen perendimore te vendit, te banuar kryesisht nga Shqiptaret, ku ish luftetaret Shqiptare jane ende nen kontroll te territorit?


"Duhet te jemi realist - njerezit te cilet e mbajne nje arme e bejne per nje aresye. Ne nuk duhet te genjejme veten se kjo do te zgjidhe problemin," ka thene zyrtari i NATO-s.


Ana Petruseva eshte gazetare e revistes Forum ne Shkup.


Macedonia
Frontline Updates
Support local journalists