MAQEDONI: PARTIA SHQIPTARE DOMINON SKENEN POLITIKE PASI NUK KA KUNDERSHTARE

Partia e moderuar gëzon një mbështetje të pakët në rradhët e shqiptarëve, por megjithatë vazhdon të mbijetojë për shkak se ende shihet si më e mirë se partitë e tjera.

MAQEDONI: PARTIA SHQIPTARE DOMINON SKENEN POLITIKE PASI NUK KA KUNDERSHTARE

Partia e moderuar gëzon një mbështetje të pakët në rradhët e shqiptarëve, por megjithatë vazhdon të mbijetojë për shkak se ende shihet si më e mirë se partitë e tjera.

Monday, 21 February, 2005

Hapat për legalizimin e universitetit në gjuhën shqipe në Maqedoni do të forcojnë pozitën e partisë së moderuar shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI, e cila është një mbështetje e madhe për koalicionin qeveritar.


BDI ka nevojë për një mbështetje nga ana e zgjedhësve, sepse baza e saj politike është e dobët. I vetmi fakt në favor të saj është se partia rivale shqiptare, ajo më radikale, Partia Demokratike e Shqiptarëve, PDSH, gëzon edhe më pak mbështetje.


Në një debat të nisur më 16 janar, parlamenti i Maqedonisë pritet të miratojë një ligj i cili i jep statusin ligjor një universiteti shqiptar në Tetovë, në një zonë ku në vitin 2001 për muaj me rradhë ka pasur përplasje të armatosura ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve etnik. Universiteti është krijuar në mënyrë të paligjëshme 10 vjet më parë dhe është shndërruar në një simbol të luftës së shqiptarëve për arsim të lartë në gjuhën e tyre amtare. Përjekjet e shumta për ta mbyllur atë me forcë vetëm kanë shkuar mbështetjen për të.


Në bazë të ligjit të propozuar, universiteti jo vetëm që do të legalizohet por edhe do të përfitojë financime nga shteti. Ky hap do të ulë një burim të vazhdueshëm tensionesh ndërmjet dy grupimeve më të mëdha etnike në vend.


Nëse ligji miratohet, ai do të shihet si një triumph për BDI, partia e krijuar nga ish luftëtarët shqiptarë të cilët kanë dorëzuar armët pas konfliktit të armatosur. Asnjë parti tjetër shqiptare nuk ka arritur një sukses kaq të madh në miratimin e një reforme të tillë.


Që prej krijimit të saj, dy vjet më parë, BDI është konsideruar si garanti kryesor i marrëveshjes së paqes së Ohrit e cila i dha fund konfliktit të armatosur. Kjo parti ka arritur të krijojë një imazh të moderuar dhe ka ka mundësi të kërkojë zgjidhjen e cështjeve të vështira sic është ajo e universitetit të Tetovës.


BDI është partneri i vogël në një koalicion të drejtuar nga Aleanca Social Demokratike e Maqedonisë, SDSM, e cila ka ardhur në pushtet në shtator të vitit 2002. partia shqiptare ka fituar 17 vende në parlament, dhe ka katër ministra në qeveri dhe një zëvendës kryeministër.


Koalicioni ka rrëzuar një kabinet të drejtuar nga nacionalistët e të dyja palëve – VMRO maqedonase dhe , PDSH shqiptare. Ndërsa këto parti kanë qenë të bashkuara në mendimin e tyre për ndarjen përgjatë linjave etnike të kësaj republike të vogël, partneriteti ndërmjet SDSM dhe BDI ka premtuar ruajtjen e një shoqërie shumë etnike.


BDI ende dominon skenën politike shqiptare kryesisht për shkak të mungesës së konkurencës nga PDSH, e cila mbetet ende e përfolur për korrupsion dhe shihet si një kundërshtare e procesit të carmatimit.


Por në terren, gjërat ndonjëherë duken krejtësisht ndryshe – BDI përballet me kundërshtime në disa zona të banuara nga shqiptarët të kontrolluara nga kryetarë bashkish besnik të PDSH. BDI ka pësuar një goditje kur fushata e mbështetur nga qeveria për të inkurajuar maqedonasit të dorëzojnë armët ka pasur probleme, për shkak të bojkotimit në 23 bashki të kontrolluara nga PDSH.


Kjo dobësi në terren mbështet kritikat sipas të cilave BDI mbetet një parti e drejtuar nga lart, e paorganizuar dhe e papjekur politikisht. Analistët në Maqedoni thonë se partia ka vetëm një numër të vogël zyrtarësh me eksperiencë, nuk ka një strukturë të vërtetë partiake dhe nuk ka një shtrirje të mirë në terren. Dhe sipas tyre, ajo është tepër e varur tek kryetari i saj, Ali Ahmeti, një figurë karizmatike të cilin një diplomat e ka përshkruar si “njeriu i cili mban të bashkuar Maqedoninë”.


“Ata duhet të organizohen si duhet dhe më pas të decentralizojnë pushtetitn rajoneve të tyre,” ka thënë një diplomat i lartë perëndimor për IWPR. “Ata mund të bëhen një parti e vërtetë sepse në fund të fundit ata nuk kanë rivalitet. PDSH është e diskredituar dhe idetë e saj radikale nuk mbështeten shumë nga popullsia”.


Kjo ide për PDSH ekziston në shumë qarqe diplomatike në Maqedoni, të cilat kanë thënë për IWPR se ato mendojnë se partia është një forcë e fikur me një platformë politike e cila nuk ofron asgjë më tepër se rikthim tek e kaluara.


Duket se BDI po e thellon kryesimin e saj ndaj rivales së saj. Anketimi më i fundit i publikuar në dhjetor nga Instituti Ndërkombëtar Republikan Amerikan tregon se popullariteti i Ahmetit është shtuar katër përqind që prej tetorit duke arritur në 11 përqind. Në ndryshim nga kjo, popullariteti i kryetarit të PDSH, Arben Xhaferi ka rënë në katër përqind.


Për disa vëzhgues, pikat e dobta të BDI anashkalohen nga kundërshtimi i saj i vendosur për të lejuar ndarjen etnike, një faktor pozitiv i cili është pritur mirë nga maqedonasit. “Kjo është ndoshta e para herë gjatë këtyre dhjetë vjetëve të fundit që partitë maqedonase dhe shqiptare funksionojnë si duhet në një koalicion qeveritar,” ka thënë një burim nga qeveria për IWPR. “Partia shqiptare zakonisht kërkonte kontrollin mbi pjesën perëndimore të vendit dhe i interesonte asgjë tjetër. Tani nuk është më kështu”.


Por të tjerë thonë se forca në dukje e BDI mund të jetë kryesisht për shkak të mungesës së alternativave të tjera.


Në prag të zgjedhjeve lokale në tetor të vitit 2004, shumë nga shqiptarët të cilët kanë votuar për BDI dy vjet më parë janë të pakënaqur nga progresi i ulët i arritur nga koalicioni qeveritar në zbatimin e reformave të parashikuara në marrëveshjen e Ohrit, dhe dështimi i saj për të kontrolluar ish komandantë të kryengritësve të cilët shpesh akuzohen për përfshirje në krim të organizuar. Një 22 vjecar nga Tetova mendon se “Tani po shohim që BDI nuk ka kontroll mbi ish komandantët të cilët shkaktojnë probleme”. Kështu mendojnë edhe shumë të tjerë, por pjesa më e madhe e shqiptarëve përsëri thonë se do të votojnë për BDI, sepse nuk shohin ndonjë mundësi tjetër më të mirë.


Drejtuesit e BDI thonë se ata janë të vetëdijshëm për shqetësimet me të cilat përballen votuesit e tyre, dhe nuk mendojnë se i kanë të sigurta votat e tyre. “Ne nuk i kemi harruar zgjedhësit tanë,” ka thënë nënkryetarja e partisë, Teuta Arifi, për IWPR. “Eshtë e vërtetë që ka njerëz të cilët janë të zhgënjyer, por duhet të mos harroni se ka probleme dhe cështje të cilat duhet kohë për ti zgjidhur. Në vend ka rreth 400,000 të papunë. Ne jemi duke punuar në cështjet më të rëndësishme”.


Anëtarë të partisë kanë thënë për IWPR se BDI është ende një organizatë të rinjsh, dhe po përpiqe të zgjidhë shqetësimet rreth shtrirjes dhe ndërtimit të rrjetit të partisë në të gjitha zonat ku jetojnë shqiptarët.


Ndërsa PDSH duket se ka humbur besimin në rradhët e shqiptarëve, dhe pa ndonjë parti të re e cila ti përfaqësojë ata, sfida më e madhe e BDI mund të jetë ajo e shmangies së ndonjë konfrontimi me aleatin e saj në qeveri. Kryetari i SDSM Branko Cervenkovski shihet si një njeri i cili i ka lënë më një anë ish partnerët e tij të mëparëshëm shqiptarë në koalicion dhe nuk i ka kushtuar shumë vëmendje shqetësimeve të tyre.


“I vetmi rrezik për Ahmetin është nëse votuesit e tij mendojnë se ai po manipulohet nga Crvenkovski,” ka thënë një diplomat për IWPR.


Fami Bajrami është një gazetar me të përjavëshmen në gjuhën shqipe, Lobi.


Macedonia
Frontline Updates
Support local journalists