MAQEDONI: KERKOHET NDRYSHIMI I REGJIMIT TE VIZAVE

Nje gazetare nga Tajvani ka nisur nje fushate kunder autoriteteve Greke pas "trajtimit te eger" ndaj kameramanit te saj Maqedonas.

MAQEDONI: KERKOHET NDRYSHIMI I REGJIMIT TE VIZAVE

Nje gazetare nga Tajvani ka nisur nje fushate kunder autoriteteve Greke pas "trajtimit te eger" ndaj kameramanit te saj Maqedonas.

Wednesday, 14 August, 2002

Cdo vere, qindra njerez mbajne rradhen perpara Ambasades Greke ne Shkup per te marre nje vize per pushimet e tyre verore. Pas nje pritjeje te gjate ne vapen e veres, ata shpesh priten ftohte nga stafi i vogel i zyres konsullore.


Megjithate, kjo mund te ndryshoje se shpejti fale perpjekjeve te nje gazetareje te zemeruar Tajvaneze, Carol Ann Chang, kameramanit Maqedonas te se ciles nuk i eshte dhene vize per te shkuar ne Athine per te mbuluar nje manifestim sportive.


Kur kameramani ka kerkuar vizen, Chang thote se kreytari i seksionit konsullor te ambasades Greke i ka hedhur dokumentat Maqedonase ne dysheme dhe i ka thene atij te dale nga ndertesa.


Organizatoret e kampionatit nderkombetar te basketbollit per sportistet e shurdher, per te cilin do te njoftonin dy gazetaret, eshte ankuar prane Zyres Nderlidhese Greke ne Shkup, dhe me pas gazetarit i kane thene se viza i eshte aprovuar. Por Chang nuk e ka pranuar kete oferte dhe ka kerkuar nje kerkese faljeje per "trajtimin e ashper" qe i eshte bere punonjesit te saj.


Qe prej asaj kohe, ajo ka siguruar mbeshtetjen e Maqedonasve te zemeruar nga kjo ceshtje dhe ka mbledhur me teper se 15,000 firma ne nje peticion me ane te se ciles kerkohet trajtimi i ndershem dhe dinjitoz i njerezve te cilet aplikojne per viza Greke.


Nen moton, "Turp per Ambsaden Greke", Chang ka organizuar nje konference per shtyp per te denuar politikat e vizave te vendit dhe u ka bere thirrje Maqedonasve te bojkotojne Greqine si destinacion turistik.


Chang ka thene per gazetaret se ajo ka vendosur te nise fushaten kunder "sjelljes brutale te Ambasades Greke" me qellim qe te rivendose ate qe ajo e quan dinjitetin e humbur te shume Maqedonasve te cilet perballen me "kushte cnjerezore dhe trajtim te pandershem ne seksionin e vizave".


Perpjekjet e saj kane prekur nje teme te ndjeshme ne Maqedoni.


"Une kam pasur nje eksperience shume te keqe, fillimisht ne ambasaden Greke dhe pastaj ne Greqi. Jam trajtuar si kafshe vetem sepse jam Maqedonas," thote Iskra Opetceska nga Struga per IWPR-ne.


Rradhet para zyres perfaqesuese njihen shume mire nga Maqedonasit te cilet deshirojne te shkojne ne Greqi per te blere mallra, per pune apo per pushime. Disa e shohin ate si nje mundesi per te nxjerre fitime, duke mbajtur rradhe qe nje nate me pare per ta shitur pastaj vendin e tyre ne rradhe per 50 euro te nesermen ne mengjes. Megjithate, ata qe deshirojne te udhetojne jane aq te vendosur saqe e pranojne kete procedure dhe trajtimin e keq.


"Une e di se duhet ti coj femijet ne bregdet, dhe eshte shume shtrenjte ne Kroaci," thote nje mesoburre nga Shkupi. "Pavaresisht se sa brutal jane ata, fakti eshte se ne do ta durojme sepse kemi nevoje per vizat".


Zyrtari Grek i cili nuk ka pranuar aplikimin per vize te Chang ka kerkuar falje me ane te nje deklarate duke thene se nje sjellje jo shume e mire eshte e pashmangeshme per shkak te kerkesave te shumta per viza.


"Sektori konsullor i zyres se perfaqesise perballet me nje numer teper te madh kerkesash per vize i cili eshte mbi 600 ne dite ne muajt e veres. Per kete aresye, eshte e pashmangeshme qe ndonjehere te ndodhin edhe incidente te pakendeshme, per te cilat mua me vjen vertete keq," ka shkruajtur Dimitrios Michalopoulos, shef i seksionit konsullor te Ambasades Greke, i cili eshte shkarkuar nje jave pasi Chang ka nisur protesten e saj.


Zedhenesi Grek Yorgos Coutsoumis ka thene per IWPR se Michaloupoulos eshte shkarkuar nga detyra "per shkak te ankesave te shumta ndaj tij".


Chang ka thene se ajo eshte e kenaqur nga zevendesimi i oficerit konsullor por se duhej bere me teper. Ajo ka premtuar se do te vazhdoje fushaten e saj deri sa te ndermerren reforma te perhereshme te sistemit te dhenies se vizave. "Ne kerkojme nje sjellje pozitive dhe me edukate nga punonjesit Greke ne ambasade dhe shtimin e stafit te tyre," ka thene gazetarja per IWPR-ne.


Momentalisht, Maqedonasit i marrin vizat Greke ne nje cope leter ne vend te nje vule ne pasaporten e tyre, dhe autoritetet Greke nuk i njohin vizat e vendeve te BE-se ne pasaportat Maqedonase. Keto probleme kane rrjedhur nga lufta e veshtire e Shkupit per te fituar njohjen e Greqise pasi Maqedonia u shkeput nga Jugosllavia ne vitin 1991. Greqia ka akuzuar Maqedonine se ushqen ambicie territoriale ndaj provinces veriore te Greqise e cila ka te njejtin emer, dhe Greqia fillimisht nuk pranoi te njihte fare pavaresine e fqinjit te saj te vogel duke vendosur edhe nje embargo tregtare. Ne vitin 1995, dy vendet nenshkruan nje marreveshje, dhe Athina e hoqi bllokaden e saj tregtare.


Chang ka kerkuar qe ministrite e jashteme te dy vendeve te zgjidhin ceshtjet e vizave ose perndryshe do te perballen me protesta dhe bojkote te tjera.


Megjithate, ka pasur dyshime rreth motiveve te Chang, ndersa Coutsoumis ka thene se ajo eshte nje fushate politike dhe ka spekulluar rreth atyre qe qendrojne pas saj.


"Ajo po perpiqet te shkoje pertej zevendesimit te Michalopoulos; ajo eshte nje gazetare, dhe po perpiqet te nxise ministrite e jashteme te zgjidhin probleme te ndryshme ndermjet dy vendeve," thote ai.


Fushata e Chang ka arritur tashme disa rezultate. Ministria e jashteme e Maqedonise ka njoftuar javen e kaluar se Ambasadori Gianis Ikonomou, shef i Zyres perfaqesuese se Greqise, dhe ministri i jashtem i Maqedonise Slobodan Casule jane takuar dhe kane diskutuar rreth zevendesimit te Michalopoulous dhe masave te tjera te ndermarra nga pala Greke per te permiresuar gjendjen.


Ikonomou ka thene se seksioni konsullor eshte poerforcuar me disa punonjes te tjere dhe se Greqia ka ne plan te permiresoje procesin e dhenies se vizave per shtetasit Maqedonas.


Chang eshte vleresuar nga publiku Maqedonas per qendrimin e saj te vendosur, por disa po pyesin se perse u desh nje grua nga Taivani qe te ngrihej ne mbrojtje te te drejtave te tyre.


Ana Petruseva eshte nje bashkepunetore e rregullt e IWPR-se ne Shkup.


Macedonia, Croatia
Frontline Updates
Support local journalists