MAQEDONI: FALEN KRYENGRITESIT E BURGOSUR SHQIPTARE

Lirimi i ish luftetareve Shqiptare te burgosur pas amnistise se shpallur nga qeveria, shihet si nje hap i rendesishem drejt paqes se qendrueshme ne Maqedoni.

MAQEDONI: FALEN KRYENGRITESIT E BURGOSUR SHQIPTARE

Lirimi i ish luftetareve Shqiptare te burgosur pas amnistise se shpallur nga qeveria, shihet si nje hap i rendesishem drejt paqes se qendrueshme ne Maqedoni.

Wednesday, 13 March, 2002

Ish luftetaret Shqiptare jane liruar kete jave nga burgjet Maqedonase, pas nje ligji te ri per amnistine i cili eshte pershendetur si nje moment i rendesishem ne rrugen drejt paqes se qendrueshme.


Te burgosurit e liruar jane takuar me familjaret e tyre dhe perpara dyerve te burgut ka pasur skena gezimi, te cilat tregojne se tensionet ndermjet komuniteteve rivale ne Maqedoni po ulen gradualisht.


Sipas ministrise se drejtesise, grupi i pare prej 18 te burgosurish eshte liruar te Henen ne mbremje. Zyrtare te ministrise se drejtesise thone se grupi i pare do te pasohet nga lirimi i rreth 270 te arrestuarve te cilet ishin ne pritje te gjykimit.


Aprovimi i ligjit eshte pershendetur nga ministri i jashtem Portugez Jaime Gama, kryetari i rradhes i Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe, OSBE. "Miratimi i ketij ligji perben nje mase te rendesishme drejt zbatimit te plote te parimeve te pranuara ne Oher," ka thene ai.


Edhe drejtuesit e ish luftetareve Shqiptare, te cilet kane zhvilluar nje lufte tete mujore per te siguruar me teper te drejta civile per komunitetin e tyre, kane bere deklarata optimiste.


"Ligji per amnisitine ka shmangur pengesen kryesore per arritjen e paqes," ka thene Ali Ahmeti, perfaqesuesi politik i ish grupit te luftetareve UCK. Gezim Ostreni, gjenerali komandues i luftetareve te UCK-se, ka deklaruar se "shoqeria do te rikthehet tani ne normalitet".


Ndermjet te liruarve te kesaj jave ka qene edhe Fatmir Limani, drejtuesi i grupit te quajtur si ata qe kane vene bombat ne Kicevo, i cili eshte arrestuar ne vitin 1998, se bashku me studente te tjere Shqiptare te akuzuar se kane sulmuar stacionin e policise Maqedonase ne Kumanove, Kicevo dhe Manastir. Semi Hebibi i cili eshte ekstraduar se fundi nga Gjermania ne baze te akuzave per sulme ndaj nje stacioni policor, eshte liruar gjithashtu.


Ligji i miratuar nga parlamenti Maqedonas javen e kaluar u ka dhene faljen te gjithe atyre luftetareve Shqiptare te cilet kane dorezuar armet perpara afatit te 26 Shtatorit te vitit te kaluar dhe atyre te cilet jane ende nen hetim per rolin e tyre ne konflikt perpara vitit 2001. Ligji ofron amnisitine edhe per ata burra te cilet nuk kane pranuar te kryejne sherbimin e detyrueshem ushtarak dhe per ata te cilet kane dezertuar nga ushtria.


Mungesa e nje ligji te tille ishte shnderruar ne nje pengese te madhe per zbatimin e marreveshjes se paqes te nenshkruar ne Oher, me 13 Gusht, e cila parashikonte nje reforme te te drejtave civile te Shqiptareve. Pjesa me e madhe e Shqiptareve i kane pranuar kushtet e marreveshjes por drejtuesit e luftetareve nuk kane pranuar te largohen nga zonat e tyre te sigurta deri sa te merrnin nje sigur te madhe se nuk do te arrestoheshin dhe nuk do te denoheshin.


Miratimi i amnistise pritet te ule friken, e nxitur kryesisht nga te djathtet ne rradhet e komunitetit Maqedonas, se Shqiptaret po pergatisin nje ofensive te re ne pranvere.


Presidenti i Maqedonise Boris Trjakovski kishte shpallur nje falje per luftetaret Tetorin e kaluar. Por ai nuk e ka mbajtur plotesisht premtimin e tij. Nje numer luftetaresh te UCK-se jane arrestuar gjate muajve te fundit ne veri-perendim te vendit me akuza per mos dorezimin e armeve deri ne afatin e 26 Shtatorit.


Drejtuesit e luftetareve kane insistuar se premtimi i Trajkovskit duhet te perforcohej me nje ligj te vecante te miratuar nga parlamenti. Ahmeti dhe Ostreni, te cilet e kane marre lajmin e miratimit te ligjit te ri ne vendin e tyre te sigurte ne malet e Tetoves ne veri te vendit, tani shpresojne te integrohen ne jeten politike te vendit.


Por jo te gjithe luftetaret e UCK-se jane kaq te bindur qe ata mund te zbresin nga malet dhe te ndjehen te sigurte. Ata mendojne se mospajtimi ne lidhje me interpretimin e ligjit mund te shkaktoje ende probleme per ta.


"Nuk jam i sigurte se une nuk do te arrestohem. Policia mund te na akuzoje per armembajtje pa leje apo se nuk i kemi dorezuar armet ne kohen e duhur," thote nje ish luftetar i UCK-se i cili nuk guxon te kthehet ne familjen e tij ne nje fshat prane Shkupit. Ai dhe shume te tjere permendin rastet e shumta te arrestimit te Shqiptareve ne muajt e fundit me akuza per mos dorezimin e armeve ne kohe dhe per vazhdimin e aktiviteteve luftarake.


Drejtuesit Maqedonas nuk kane qene shume te vendosur per te miratuar ligjin e amnistise. Ata e kane kundershtuar idene e integrimit te ish luftetareve te UCK-se ne jeten politike te vendit. "Ky ligj nuk duhet te ishte miratuar," thote nje Maqedonas i moshuar nga Shkupi i cili pranon te jape vetem emrin e tij, Aleksandar. "UCK ka vrare shume ushtare tane. Por tani ligji u miratua dhe ne nuk mund te bejme me asgje".


Mbizoterimi i mendimit te tij eshte perforcuar edhe nga menyra sesi jane transmetuar diskutimet e parlamentit mbi ligjin per amnistine, prej televizionit. Momentin e aprovimit te ligjit, transmetimi direkt nga ana e TV u nderpre nga frika se mos nxiteshin shqetesime ne rradhet e popullsise Maqedonase.


Amnistia duhet te ndihmoje ne rikthimin e forcave te rregullta te policise ne fshatrat ku ata nuk lejohen te rikthehen nga Shqiptaret deri tani te irrituar. Fshataret thone se policia nuk do te lejohet te hyje deri sa te miratohet ligji. Tani qe ligji eshte miratuar ata nuk do te kene me ndonje aresye te qenesishme per te mos lejuar rikthimin e policise.


"Komunitetet e ndryshme etnike do te perfitojne nga stabilizimi i gjendjes," ka thene Stevo Pendarovski, keshilltari presidencial per sigurine kombetare.


Rikthimi i policise dhe njerezve te zhvendosur ne zonat e krizes do te lejoje edhe zhvillimin e rregjistrimit te popullsise dhe pergatitjet per zgjedhje te reja, ne te cilat do te mund te marrin pjese edhe ish anetaret e UCK-se.


Veton Latifi eshte nje analist politik dhe asistent redaktor i IWPR-se ne Maqedoni.


Macedonia
Frontline Updates
Support local journalists