Maqedoni: Amnistia Nuk Zbatohet
Nje ndjenje konfuzioni mbi nje amnisti te qeverise per ish luftetaret Shqiptare po ben qe shume prej tyre te mos guxojne as te kthehen ne qytetet dhe fshatrat e tyre.
Maqedoni: Amnistia Nuk Zbatohet
Nje ndjenje konfuzioni mbi nje amnisti te qeverise per ish luftetaret Shqiptare po ben qe shume prej tyre te mos guxojne as te kthehen ne qytetet dhe fshatrat e tyre.
Nje amnisti e shpallur ne Maqedoni vitin e kaluar per luftetaret Shqiptare duket se ka shume probleme, dhe si pasoje shume prej tyre te cilet kane marre pjese ne kryengritjen shtate mujore ende rrezikojne te arrestohen.
Me i rendesishmi nga keta eshte Ali Ahmeti, ish perfaqesuesi politik i Ushtrise Clirimtare Kombetare, UCK, tanime te shperbere, i cili nuk eshte i lire te shkoje ne vendlindjen e tij, ne Kercove, nga frika e nje arrestimi te mundshem. Policia Maqedonase ka ngritur akuza kunder tij dhe bashkepunetoreve te tij.
Ekspertet ligjor thone se premtimet e dhena per amnistine ne Shtator nga Presidenti Boris Trajkovski nuk jane te mjaftueshme per te siguruar disidentet si Ahmeti. Liria e tyre mund te garantohet vetem nga nje ligj i propozuar ne parlament i cili do te garantonte faljen e tyre me ligj.
Trajkovski ka thene se vetem ata te cilet kane dorezuar armet e tyre deri me 26 Shtator, 2001 dhe qe nuk kane "kryer krime ndaj civileve te pafajshem" mund te perfitojne nga amnistia. Presidenti nuk ka thene se kush do te vendose nese jane kryer krime te tilla. Deklarata e tij eshte pasuar nga lirimi i 64 prej 88 Shqiptareve te cilet atehere ishin ne gjendje ndalimi.
Ahmeti momentalisht ndodhet ne fshatin Shipkovice, i cili eshte ende nje fortese e Shqiptareve, ku ai ka krijuar nje keshill koordinues per te punuar per zbatimin e amnistise dhe te gjitha lehtesirave te tjera te planifikuara ne marreveshjen e paqes se Ohrit me 13 Gusht te vitit te kaluar.
"Amnistia," ka thene Ahmeti, "eshte e domosdoshme per paqen dhe stabilitetin ne vend".
Ky qendrim i tij mbeshtetet edhe nga presioni i forte nderkombetar. Havier Solana, drejtuesi i politikes se jashteme te BE-se, ka thene se ai kishte marre premtime nga Trajkovski dhe Kryeministri Ljubcko Gjeorgjevski se ata do te conin ligjin e amnistise ne parlament.
Solana ka kerkuar gjithashtu edhe terheqjen ne kazerma te "Luaneve" - nje njesi speciale e policise e perbere nga ultra nacionaliste Maqedonas.
Ndermjetesi Europian per Maqedonine, Alan Lerua, ka thene ne nje interviste me revisten Lobi se komuniteti nderkombetar po ushtron presion qe amnistia te hyje ne fuqi perpara zgjedhjeve te ardheshme parlamentare te cilat pritet te zhvillohen ne fund te pranveres.
Megjithese ai ka premtuar te paraqese ligjin ne parlament, Gjeorgjevski e kundershton prej kohesh kete mase. Ai ka thene javen e kaluar se ai do te mbeshtese ligjin vetem kur "patrullat e perbashketa policore te munden te hyjne ne fshatin e fundit ne zonen e perfshire nga konflikti i vitit te kaluar".
Ai i eshte referuar njesive te policise te perbera nga police Maqedonas dhe Shqiptare te cilat po patrullojne disa fshatra ne zonat me te nxehta. Disa fshatra deri me tani nuk kane lejuar futjen e ketyre patrullave. Nje nder keto eshte edhe Shipkovica dhe fshati Radushe, aty prane, te cilat konsiderohen si shume te rrezikeshme per policet Maqedonas. Shqiptaret thone se policia mund te zhvilloje aktivitetin e saj te rregullt ne keto fshatra vetem pasi ligji per amnistine te hyje ne fuqi.
Fati i disa mijera luftetareve te UCK-se te cilet kane dorezuar armet e tyre trupave te NATO-s mbetet ende i paqarte. Shume prej tyre si Ahmeti nuk mund te kthehen ne shtepite apo punet e tyre te dikurshme. Shume prej tyre strehoen ne fshatrat malore apo kane kaluar kufirin per ne Kosove.
Ka pasur njoftime se disa prej atyre te cilet kane shkuar ne stacionet e policise per te kerkuar te pajisen me pasaporte shpesh jane keqtrajtuar. Nje ish luftetar Shqiptar, Rufat Shaqiri, eshte arrestuar me 24 Janar, ne Bit Pazar, ne lagjen e vjeter te Shkupit, kur ai deshironte te merrte pasaporten e tij.
Zevendes kryeministri, Qemal Musliu, nje Shqiptar, ka thene: "Ministria e brendeshme po luan me fatin e ish luftetareve te UCK-se dhe po nxit tensionet. Ceshtja e amnistise duhet te zgjidhet menjehere".
Nderkohe, paqja e premtuar ende mbetet nje enderr per shume Shqiptare. Cdo nate degjohen krisma armesh ne rajonin verior te Tetoves, ndersa ne Shkup mbizoteron kaosi politik.
Nacionalistet Maqedonas po shfrytezojne situaten duke paralajmeruar se "terroristet Shqiptare" po pergatiten per nje ofensive te re ne pranvere. "Qeveria po shfrytezon situaten per te deklaruar se konflikti ende nuk eshte mbyllur dhe per te ruajtur tensionin e larte," thote nje ish luftetar i UCK-se.
Salajdin Salihu eshte nje gazetar i se perjaveshmes ne gjuhen Shqipe, Lobi.