Manifestimi i Vitit te Ri te Momirit
Ne nje nate te ftohte dimri ne Podgorica, mijera demonstrues shprehen perkrahjen e tyre per Kryeministrin Federal Momir Bulatovic, duke provuar keshtu se perkrahja pro Serbe ne Mal te Zi mbetet nje force qe duhet marre para sysh.
Manifestimi i Vitit te Ri te Momirit
Ne nje nate te ftohte dimri ne Podgorica, mijera demonstrues shprehen perkrahjen e tyre per Kryeministrin Federal Momir Bulatovic, duke provuar keshtu se perkrahja pro Serbe ne Mal te Zi mbetet nje force qe duhet marre para sysh.
Disa mijera perkrahes te Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic u mblodhen ne sheshin kryesor ne Podgorica me 13 Janar per te festuar Vitin e Ri Ortodoks. Megjithese zyrtarisht i konsideruar si nje festim i 2000 vjeteve Krishterimi, aresyet e verteta te ketij mitingu ishin thellesisht politike.
"Festimi i Vitit te Ri Serb ka treguar se [Partia Popullore Socialiste] eshte partia politike me e madhe ne Mal te Zi," deklaroi Kryeministri Federal Bulatovic ne nje konference shtypi, te organizuar te nesermen e mitingut.
Gjate nje mitingu te ngjashem per Vitin e Ri dy vjete me pare, perkrahesit e Bulatovic jane perleshur me policine e Ministrise se Brendeshme te Malit te Zi. Mbi 40 oficere policie jane plagosur.
Kete vit, partia e Bulatovic ne Mal te Zi - Partia Popullore Socialiste (SNP) - organizoi perseri nje miting. Nje bashkepunetor i ngushte i Miloshevicit, Bulatovic eshte nje kundershtar i ashper i presidentit Malazez, Milo Djukanovic.
Media pro-Miloshevicit ne Mal te Zi i ka bere jehone te madhe kesaj ngjarjeje, duke inkurajuar perkrahesit per tu mbledhur per "festimin e 2000 vjetorit te lindjes se Krishtit." Perkrahes te Bulatovic dhe Miloshevic kane mberritur nga veriu dhe jugu i republikes ne menyre te organizuar. Ata mbanin ne duar shenja nacionaliste Serbe, kryesisht flamuj Cetnike. Ata kendonin kenge qe benin thirrje per lufte kunder "armiqve te Serbizmit". Ata pershendesnin me thirrje entuziaste cdo permendje te emrit te Miloshevicit dhe premtuan te mbrojne Kosoven dhe Malin e Zi. Ne mesnate ka patur edhe te shtena me arme ne ajer.
Partia e Djuaknovic e perdori kete show si nje paralajmerim ndaj SNP, duke akuzuar Bulatovicin dhe udheheqes te tjere te larte per "hipokrizi, imoralitet dhe demoagogji". Sipas Partise Demokratike Socialiste, festimi madheshtor i Vitit te Ri ka kushtuar rreth 500,000 marka Gjermane, e barabarte kjo me te pakten 100,000 pensione ne Mal te Zi.
Partia Socialiste Serbe e Miloshevicit dhe e Majta e Bashkuar Jugosllave e kryesuar nga gruaja e tij, Mirjana Markovic, jane permendur ne disa njoftime si financuesit kryesore te mitingut te Bulatovic. "Ne kemi marre mjetet e nevojeshme financiare per kete festim nga miq te fuqishem financiarisht ne Serbi dhe jo nga Miloshevici," ka shpjeguar Bulatovic.
Ai akuzoi autoritetet Malazeze se kane penguar mitingun duke dislokuar nje numer te madhe oficeresh te policise ne rruge. "Kjo nuk eshte forca policore e ketij populli dhe ketij shteti, ajo paguhet nga shtete te huaja," deklaroi Bulatovic, duke aluduar keshtu per ndihmen financiare qe Djukanovic merr nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe anetare te tjere te NATO-s.
Ne konferencen e shtypit, Bulatovic paraqiti gjithashtu edhe platformen politike qe qeveria federale dhe SNP do te perdorin gjate muajve te ardheshem. Duke reflektuar opinionet zyrtare te Beogradit, Bulatovic hodhi poshte thirrjet e opozites Serbe per zgjedhje te parakoheshme ne Serbi dhe Jugosllavi si te panevojeshme.
Por Bulatovic kembengul se zgjedhjet parlamentare ne Mal te Zi jane te nevojeshme per shkak te "krizes politike ne kete republike dhe karakterin anti-Jugosllav te autoriteteve te tanishme."
Ai kercenoi autoritetet Malazeze gjithashtu me veprime ligjore, duke deklaruar se do te arrestohen ata qe kane futur ne perdorim ne menyre anti kushtetuese sistemin e dy monedhave paralele. Djukanovic ka miratuar ligje qe kane krijuar nje monedhe paralele ne Mal te Zi duke pedorur marken Gjermane se bashku me dinarin Jugosllav shume pak popullor.
I kenaqur me pjesemarrjen ne festimet e Vitit te Ri, Bulatovic ka treguar kundershtareve te tij se ai dhe Miloshevic mund te mbeshteten ne perkrahes te shumte dhe te vendosur ne Mal te Zi. Sipas nje anketimi te opinionit publik ne Dhjetor, 22 perqind e te anketuarve perkrahin partine e Bulatovic. Kjo perben nje renie prej 14 perqind nga votat e marra nga SNP ne zgjedhjet e fundit parlamentare. Anketimi tregoi se SNP gezon mbeshtetjen me te madhe nga pensionistet, te varferit dhe shtresat me pak te arsimuara te shoqerise - pra ata qe jane me te kercenuar nga reformat ekonomike dhe lidhjet me te ngushta me boten e jashteme te kerkuara nga Djukanovic.
Kundershtaret e pavaresise se Malit te Zi perkrahin gjithashtu Bulatovicin. Po ashtu shume veterane te lufterave ne Bosnje, Kroaci dhe Kosove, si edhe rezervistet e Ushtrise Jugosllave dhe oficeret aktive te saj perkrahin SNP. Dhe jane keto qarqe qe mund te nisin konfliktin e ri, ne se Beogradi do te vendose te nise luften ndaj Malit te Zi, qe po shkon drejt pavaresise.
Milka Tadic eshte redaktore e Monitor ne Podgorica dhe nje bashkepunetore e rregullt e IWPR.