MALI I ZI: ZHVILLIME TE REJA NE SKANDALIN E SEKSIT

Hetimi i OSBE per rastin e trafikut te qenieve njerezore ne te cilin jane implikuar zyrtare te larte mund te demtoje rende autoritetet.

MALI I ZI: ZHVILLIME TE REJA NE SKANDALIN E SEKSIT

Hetimi i OSBE per rastin e trafikut te qenieve njerezore ne te cilin jane implikuar zyrtare te larte mund te demtoje rende autoritetet.

Tuesday, 6 September, 2005

Qeveria e Malit te Zi dhe sistemi i drejtesise mund te gjenden ne nje situate te veshtire perballe nje komisioni te OSBE-se i cili pritet te vizitoje vendin per te hetuar mbi te verteten rreth nje skandali te trafikut te qenieve njerezore.


Skandali ka te beje me nje vajze nga Moldavia e cila Nentorin e kaluar thuhet se eshte larguar nga nje shtepi publike dhe eshte strehuar ne nje shtepi te sigurte per viktimat e trafikut ne Podgorica.


Pasi doktoret kane konfirmuar se ajo ishte abuzuar seksualisht, policia me 25 Nentor ka arrestuar zevendes prokurorin e pergjitheshem, Zoran Piperoviq dhe tre zyrtare te tjere, Irfan Kurpejoviq, Ekrem Jasaviq dhe Barjam Orahovac, si te dyshuar per perfshirje ne trafikun e qenieve njerezore.


Disa njoftime te dala ne lidhje me deklarimet e vajzes kane thene se vajza ka akuzuar keta zyrtare per perfshirje ne burgimin e saj. Njoftimet gjithashtu kane thene se ajo ka deklaruar se kur ajo eshte perpjekur te veproje kunder abuzuesve te saj, ajo eshte droguar dhe perdhunuar.


Pasi kater te dyshuarit kane mohuar se e njohin, apo kane abuzuar me vajzen, ata jane liruar me 27 Janar, ne pritje te vendimit perfundimtar te prokurorit te pergjitheshem nese do te ngrinte apo jo padi.


Ne kundershtim me qendrimin e OJQ-ve lokale dhe zyrtareve Amerikane, te Bashkimit Europian, OSBE, dhe Paktit te Stabilitetit, prokurori i pergjitheshem i Republikes, Zoran Radonjiq, me 20 Maj ka deklaruar se nuk kishte prova te mjaftueshme te cilat te mund te lejojne ngritjen e padive.


Pas nje zhurme te madhe ne publik ne lidhje me kete ceshtje, komisioni i OSBE-se eshte ftuar ne Podgorice me 22 Korrik per te ndjekur nga afer kete ceshtje.


Shume vezhgues mendojne se komisioni mund te denoje vendimin e prokurorit, duke vendosur keshtu gjykatat dhe qeverine ne nje pozicion te veshtire.


Gruaja e abuzuar, e njohur vetem me iniciale si SC, eshte larguar nga Mali i Zi me 27 Janar. Avokati i saj, Dragan Peleviq, ka thene se ajo eshte larguar per aresye shendetesore, dhe se ekzistojne prova te mjaftueshme per te ngritur padi ndaj te dyshuarve.


Nderkohe avokatet e Piperoviq kane thene se deklarimi i vajzes nuk perputhet me deklarimet e punedhenesve te saj, apo dokumenta te tjera te mbledhura nga policia. "Deklarimet e rreth 30 deshmitareve te pyetur jane krejtesisht ne kundershtim me historine e sajuar nga ajo vajze," ka thene avokati mbrojtes per te perditeshmen e Podgoricas, Vijesti.


Avokati i Jesaviq, Ljubisa Novakoviq, ka thene per te njejten gazete se deklarimi i vajzes eshte e vetmja prove kunder te dyshuarve. Ai ka thene se ai gjithashtu kishte kundershtime edhe ndaj punes se gjykateses hetuese, Ana Vukoviq. Keshilli hetues i gjykates ka hedhur poshte me pare propozimin e prokurorit per te zhvilluar hetime te tjera, duke thene se provat e mbledhura nga Vukoviq kane qene te mjaftueshme per te ngritur nje padi.


Vete Vukoviq ka thene per Vijesti se ekzistojne provat e mjaftueshme per te ngritur padi ndaj Piperoviq, Kurpejoviq, Jasaviq, Orahovac dhe te tjereve. "Kjo ceshtje duhet te ishte cuar ne gjykate," ka thene ajo.


Opinioni publik mendon se prokurori i pergjitheshem eshte perpjekur te mbuloje kete ceshtje. Shume organizata nderkombetare kane kerkuar gjithashtu qe rasti te rishikohet dhe te cohet ne gjykate.


Presioni i hapur nga BE, SHBA dhe Pakti i Stabilitetit shpjegon edhe perse qeveria me 16 Korrik ka pranuar kerkesat per te ftuar nje komision te OSBE te shqyrtoje kete rast.


Nje deklarate e OSBE nga Maurizio Massari, shefi i misionit te OSBE ne Serbi dhe Malin e Zi me 9 Qershor, ka shprehur shqetesim per kete rast, i cili sipas tij ishte "ndjekur me vemendje nga misioni i OSBE".


Ai ka thene se gjendja e tanishme e procesit ligjor "ngrinte ceshtjen e aftesise se sistemit ligjor te Malit te Zi per te perballuar kompleksitetin e rasteve te lidhura me trafikun e qenieve njerezore".


BE me 6 Qershor ka shprehur shqetesimin e saj dhe u ka kerkuar prokuroreve te ndryshojne vendimin.


Kritikat me te ashpra jane bere nga kryetari i komisionit anti trafikut te qenieve njerezore ne Paktin e Stabilitetit, Helga Konrad. Ajo ka thene per Vijesti se vendimi i prokurorit hedh nje hije dyshimi mbi reputacionin e sistemit te drejtesise te Malit te Zi.


SHBA, nje prej donatoreve me te medhenj te Malit te Zi, ka thene se Washingtoni ishte "i zhgenjyer qe kryeprokurori, pas nje procesi te gjate hetimi, ka mbyllur ceshtjen e trafikut te qenieve njerezore pa ngritur akuza dhe padi ndaj te dyshuarve".


Opinioni i eksperteve ligjor ne vend eshte shume kritik ndaj veprimeve te prokurorit te pergjitheshem - vetem Shoqata e Avokateve te Malit te Zi dhe Partia Demokratike e Socialisteve te Kryeministrit Millo Gjukanoviq kane dale ne mbrojtje te tij.


Marko Dakiq, nje ish gjyqtar i gjykates se rrethit me nje eksperience 40 vjecare, ka thene per IWPR se ekzistenca e provave kontradiktore justifikonte dergimin e ceshtjes perpara nje gjykate. "Akuzat duhet te ishin ngritur dhe pastaj te lejohej gjykata te vendoste nese ka pasur deklarime kontradiktore," ka thene ai.


Dakiq ka thene se vetem ekzistenca e nje deshmitareje si SC e cila ka vuajtur demtime te dukeshme fizike mjaftonte per te cuar rastin ne gjykate: "Kur nje grua njofton per nje perdhunim, edhe pa asnje deshmitar apo prove pervec demtimeve te lehta fizike, ne perseri kemi gjykuar keto raste".


Nje tjeter avokat i intervistuar nga IWPR, ka thene se Radonjiq nuk mund ti lejohet te thote qe nuk ekzistonin prova te mjaftueshme per te gjykuar kete rast. "Eshte e qarte se ka pasur nje krim," ka thene ai. "Eshte e pabesueshme qe prokurori i pergjitheshem mund te permende ne nje rast si ky mungesen e provave". Profesori i se drejtes nderkombetare Nebojsha Vuciniq ka thene se mberritja e komisionit te OSBE-se rrezikon te demtoje imazhin e Malit te Zi jashte shtetit. "Ne i kemi treguar botes se nuk jemi te afte te zgjidhim keto ceshtje vete," ka thene ai.


Shume OJQ lokale kane kritikuar prokurorin. Grupi per Ndryshim, nje organizate e rendesishme, ne fillim te muajit Qershor ka kerkuar zhvillimin e nje gjyqi per te zbuluar te verteten per kete rast dhe ka denuar vendimin e prokurorit per te mos ngritur padi.


Srdjan Darmanoviq, drejtues i Qendres per te Drejta te Njeriut dhe Demokraci, nje organizate e respektuar, gjithashtu ka thene se ky rast duhet te shkonte ne gjykate.


Ljiljana Raiceviq, drejtuese e Shtepise se Sigurte te Grave, ku SC eshte strehuar, ka thene se ajo mbeshteste ato qe kishte deklaruar vajza. Ajo ka thene gjithashtu, se padi penale duhet te ishin ngritur "edhe ndaj njerezve te tjere" pa i permendur ata me emer.


Per cudi, vete Piperoviq dy jave me pare ka kerkuar dergimin e ceshtjes ne gjykate, duke thene se e verteta duhet te dale ne gjyq.


Nderkohe qeveria duket se ka filluar te ndjeje presionin. Me 28 Qershor, Gjukanoviq eshte ankuar ne television se ka pasur presione direkte nderkombetare per kete rast. Ai ka thene se ceshtja ka edhe nje dimension politik.


Por ne nje deklarate tjeter, Gjukanoviq ka pranuar se vendimi i prokurorit te pergjitheshem ka ngritur pikpyetje mbi aftesine e sistemit te drejtesise te Malit te Zi per te zgjidhur keto ceshtje.


Komisioni i OSBE-se tani do te kete fjalen e fundit per sa i perket vendimit te prokurorit te pergjitheshem. Reputacioni i drejtesise se Malit te Zi varet nga vendimi i ketij komisioni.


Boris Darmanoviq eshte redaktor koordinues i IWPR ne Podgorica.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists