MALI I ZI: SHKARKIME NE RRADHET E MEDIAS SHTETERORE

Shkarkimi i redaktoreve te mediave shteterore pro Gjukanoviqit veshtire se mund te shqetesoje presidentin ne pergatitjet e tij per zgjedhjet qe po afrohen.

MALI I ZI: SHKARKIME NE RRADHET E MEDIAS SHTETERORE

Shkarkimi i redaktoreve te mediave shteterore pro Gjukanoviqit veshtire se mund te shqetesoje presidentin ne pergatitjet e tij per zgjedhjet qe po afrohen.

Tuesday, 24 September, 2002

Bordi i mediave shteterore i dominuar nga opozita ka vendosur javen e kaluar te shkarkoje redaktoret e tyre te cilet konsiderohen si besnike te Presidentit Milo Gjukanoviq. Por analistet mendojne se ky vendim i marre ne prag te zgjedhjeve te 20 Tetorit nuk pritet te demtoje shanset e Presidentit Gjukanoviq ne keto zgjedhje.


Anetare te opozites pro Jugosllave kane fituar shumicen ne bordin ekzekutiv te mediave shteterore - i cili me pare dominohej nga politikane te cilet mbeshtesnin shkeputjen e Malit te Zi nga Jugosllavia - pas nje kthese te forte te politikes se Gjukanoviq me pare kete vit.


Nen presionin e madh nderkombetar, Gjukanoviq eshte terhequr nga mbeshtetja e tij per pavaresine e republikes ne muajin Mars kur ai ka vendosur te mbeshtese krijimin e nje bashkimi te ri me Serbine. Ky vendim i tij ka zemeruar shume nga perkrahesit e tij politik, duke bere qe ata te krijojne nje aleance te vecante me partite opozitare pro Beogradit.


Largimi ne muajin Korrik i ish aleateve te Gjukanoviqit, Aleances Liberale, LS, ka bere qe opozita te siguroje kontrollin mbi bordin e mediave, i cili kontrollon politiken redaksionale te transmetuesve shteterore televiziv dhe radiofonik dhe te gazetes se perditeshme Pobeda.


Te Henen, me 23 Shtator, bordi ka emeruar anetaren e LS, Natasa Novoviq, si drejtuese te TV shteteror, ndersa perfaqesuesit e Koalicionit Se Bashku per Jugosllavine, Milutin Tomaseviq dhe Milorad Rasoviq, jane emeruar ne krye te radios shteterore dhe te gazetes Pobjeda.


Ata kane zevendesuar ne keto poste Velibor Coviq, Radovan Miljaniq dhe Slobodan Vukoviq. Te tre keta ish drejtues dhane doreheqjen me 17 Shtator kur u morr vesh se bordi do te vendoste se shpejti per shkarkimin e tyre.


Analistet thone se ky spastrim nuk do te shtoje mundesite e opozites ne zgjedhjet parlamentare te 20 Tetorit, sepse Gjukanoviq gezon mbeshtetjen e madhe te mediave private, te cilat jane shtuar dhe forcuar ne menyre te ndjeshme gjate ketyre muajve te fundit.


Kanali i ri televiziv dixhital TV IN, per shembull, mbulon te gjithe territorin e Malit te Zi dhe ne shume qytete shihet me mire edhe se televizioni shteteror. Ne Podgorica, ku jeton nje e treta e Malazezeve, TV IN dhe NTV Montena kane nje numer shume me te madh shikuesish sesa stacioni shteteror, sipas nje studimi te kryer nga agjensia anketuese Damar.


Partite pro Jugosllave kontrollojne nje numer te vogel mediash, cilesia, profesionalizmi dhe qarkullimi i te cilave jane shume pas atyre te kontrollura nga kundershtaret e tyre.


Analistet mendojne gjithashtu se bordi i medias nuk ka kohen e mjaftueshme per te kryer ndryshimet e nevojeshme editoriale dhe se edhe nese ata arrijne ta bejne nje gje te tille, eshte shume e veshtire qe ata te arrijne te ndryshojne mendimin e publikut. Gjate dy vjeteve te fundit, shtypi zyrtar e ka humbur besimin ne rradhet e njerezve per shkak te njeanshmerise se tij.


Miodrag Vlahoviq, drejtor i Qednres per Studime Rajonale dhe te Sigurise, thote se "Pozicioni i mediave shteterore eshte i njohur - ato perbejne nje burim dytesor informacioni dhe gjithnje e me teper po e humbin besueshmerine per shkak te kontrollit politik".


Gjukanoviq eshte kritikuar si brenda dhe jashte vendit sepse nuk ka ndjekur shembullin e vendeve te tjera te Ballkanit ku media ne pronesi te shtetit eshte shnderruar ne nje sherbim publik pa kontroll politik.


Vitin e kaluar, presidenti eshte perpjekur te reformoje shtypin shteteror, por presioni i opozites - e cila kerkonte te ruante kontrollin mbi te per zgjedhjet parlamentare te Tetorit dhe ato presidenciale te mevoneshme - ka bere qe keto ndryshime te shtyheshin deri ne Majin e ardheshem.


Boris Darmanoviq eshte redaktor koordinues i IWPR-se ne Malin e Zi.


Frontline Updates
Support local journalists