MALI I ZI PLANIFIKON VOTIMIN PËR PAVARËSINË

Kritikët thonë se kërcënimi për të përgatitur referendumin për pavarësinë është një përpjekje për të ndaluar zgjedhjet e para të drejtpërdrejta për në asamblenë e shtetit të bashkuar.

MALI I ZI PLANIFIKON VOTIMIN PËR PAVARËSINË

Kritikët thonë se kërcënimi për të përgatitur referendumin për pavarësinë është një përpjekje për të ndaluar zgjedhjet e para të drejtpërdrejta për në asamblenë e shtetit të bashkuar.

Në një përpjekje për të shtyrë për një kohë të papërcaktuar zgjedhjet e drejtpërdrejta në parlamentin e Serbisë dhe Malit të Zi, udhëheqja pro pavarësisë e Malit të Zi ka paraqitur një plan për të thirrur një referendum për ndarjen nga Serbia.


Gjatë muajit mars dhe prill, drejtuesit e Malit të Zi kanë lënë të kuptojnë se referendumi për shkëputjen nga shteti i bashkuar ndërmjet dy vendeve, do të mbahet në mars të vitit 2005.


Sipas analistëve në Podgoricë, Mali i Zi synon të përdorë kërcënimin e referendumit për pavarësi për të detyruar shtyrjen e mëtejëshme të zgjedhjeve të para parlamentare të drejtpërdrejta të Serbisë dhe Malit të Zi të planifikuara për në janar 2005, të cilat ata mendohet se do ti humbasin.


Votuesit të cilët mbështesin koalicionin qeveritar në Malin e Zi mendohet se nuk do të marrin pjesë në këto zgjedhje, sepse ata mbështesin një shtet të pavarur. Megjithatë, abstenimi i tyre, do të hapte rrugën për opozitën pro serbe të Malit të Zi që të fitojë shumicën në parlamentin e përbashkët dhe të ndalojë cdo përpjekje të ardhëshme për pavarësi.


Mali i Zi është bashkuar në shtetin e ri pasi ka nënshkruar një marrëveshje të njohur si marrëveshja e Beogradit në mars të vitit 2002 nën presion nga BE dhe përfaqësuesi i saj i lartë për politikën e jashtëme dhe sigurinë, Javier Solana.


Në bazë të kësaj marrëveshjeje, koalicioni pro pavarësisë, përfshirë partinë demokratike të socialistëve të kryeministrit Millo Gjukanoviq, DPS, dhe partneren e saj në koalicion atë social demokrate, SDP, të drejtuar nga Ranko Krivokapiq, janë detyruar të heqin dorë nga thirrjet për një referendum për pavarësinë për një periudhë tre vjecare. Moratoriumi përfundon në mars të vitit 2005.


Marrëveshja e Beogradit ka transformuar strukturën e mëparëshme federale në një bashkim të lirshëm të Serbisë dhe Malit të Zi, duke i lejuar secilit shtet një autonomi të gjerë politike dhe fiskale.


Deri më tani, nuk është zhvilluar asnjë zgjedhje e drejtpërdrejtë për parlamentin e shtetit të bashkuar. Përkundrazi, dy qeveritë kanë caktuar delegatë. Megjithatë, karta kushtetuese e vendit, e miratuar në vitin 2003, thotë se pas dy vjetësh duhe të mbahen zgjedhje direkte për asamblenë.


Një burim i afërt me DPS ka thënë se një nga arësyet për thirrjen e referendumit për pavarësinë është afrimi i zgjedhjeve të drejtpërdrejta për parlamentin e përbashkët në janar të vitit 2005.


Nëse këto zgjedhje do të mbahen, forcat e opozitës të cilat janë në favor të lidhjeve më të ngushta me Serbinë mund të zgjidhen në parlamentin e Serbisë dhe Malit të Zi dhe në bashkëpunim me koalicionin qeveritar në Serbi ti japin një goditje të rëndë projektit të Malit të Zi për pavarësi.


Nebojsha Medojeviq, drejtor i Grupit për Ndryshim, ka thënë se hyrja e përfaqësuesve të opozitës pro serbe në parlamentin e Serbisë dhe Malit të zi do të shihet si një "sinjal që klima politike ka ndryshuar në favor të bashkimit të shtetit," duke i dhënë kështu një shtytje forcave politike të cilat kundërshtojnë pavarësinë e Malit të Zi.


Medojeviq ka thënë për IËPR se zgjedhjet direkte do të komplikojnë më tepër gjërat për koalicionin e Gjukanoviq, i cili e ka bazuar të ardhmen e tij në përfundimin e projektit për pavarësinë e Malit të Zi.


Nëse referendumi për pavarësinë nuk zhvillohet deri marsin e ardhëshëm, ka thënë Medojeviq për IËPR, SDP mund të tërhiqet nga qeveria dhe të shkaktojë kështu rrëzimin e saj.


Ai ka shtuar gjithashtu se anketimet e opinionit publik tregojnë se diferenca ndërmjet forcave pro pavarësisë dhe mbështetësve të bashkimit me Serbinë po pakësohet.


"Nëse opozita e Malit të Zi fiton në zgjedhjet direkte për parlamentin e Serbisë dhe Malit të Zi, atëherë peshorja mund të anojë nga ata të cilët mbështesin bashkimin me Serbinë, duke ngritur pikpyetje mbi qeverinë e Malit të Zi," ka thënë ai.


Anketimet e kryera nga agjensia Damar në prill 2001 dhe shtator 2003 tregojnë gjithashtu se mbështetja për pavarësinë e Malit të Zi po bie ndjeshëm.


Agjensia ka thënë se në vitin 2001 49.3 përqind e qytetarëve të Malit të Zi kanë qenë në favor të pavarësisë, ndërsa 39.5 e kundërshtonin atë.


Por në shtator 2003, një anketim tjetër ka treguar se mbështetja për pavarësinë kishte rënë ndjeshëm në 40.6 përqind ndërsa 37.5 përqind e popullsisë mbështesnin bashkimin me Serbinë.


Krivokapiq, i cili është edhe kryetar i parlamentit të Malit të Zi, më parë këtë muaj ka thënë se referendumi për pavarësinë duhet të zhvillohet vitin e ardhëshëm sic është planifikuar.


"Forcat pro pavarësisë do të mbështesin interesat jetësore të shtetit," ka thënë ai. "Na takon ne të zbatojmë premtimet që u kemi bërë qytetarëve. Ky do të jetë një test i rëndësishëm historik për ne".


Një zyrtar i lartë i DPS, ndërkohë, i cili ka preferuar të mbetet anonim, ka shpjeguar se përse qeveria nuk ka dëshirë të zhvillohen zgjedhjet direkte për parlamentin e përbashkët të shtetit.


"Zgjedhjet direkte në të cilat qytetarët do të zgjedhin deputetët për në parlamentin e shtetit të bashkuar nuk janë në favor tonë sepse gjysma e votuesve tanë të cilët mbështesin pavarësinë do të abstenonin," ka thënë ai.


"Ne tani ngulim këmbë për referendumin, dhe për këtë arësye nuk dëshirojmë të bëjmë asnjë përgatitje për zgjedhjet federale. Praktikisht do të thotë që këto zgjedhje do të duhet të shtyhen".


Miodrag Vukoviq, një zyrtar i lartë i DPS, ka thënë për IËPR se pjesa më e madhe e anëtarëve të partisë mensojnë se referendumi për pavarësinë duhet të organizohet përpara se të mbahen zgjedhjet direkte.


"Nëse referendumi tregon se shteti i bashkuar nuk ka të ardhme, atëherë nuk mund të ketë zgjedhje për parlamentin e shtetit të bashkuar," ka thënë Vukoviq.


Megjithatë, sipas Medojeviq, kërkesat për shtyrjen ka mundësi të bien në vesh të shurdhër, sepse asa qeveria serbe dhe as komuniteti ndërkombëtar nuk e mbështesin një shtyrje të tillë.


Partia Demokratike e Serbisë, DSD, në pushtet, dhe partitë e opozitës malazeze pro serbe kanë vepruar pa humbur kohë duke dënuar atë që ata e quajnë si një komplot të malazezëve.


Dragan Soc, kryetar i Partisë Popullore të opozitës malazeze, ka thënë se qëllimi i vetëm i Podgoricës është shmangia "me cdo kusht" e zgjedhjeve të drejtpërdrejta.


"Kjo është edhe arësyeja se përse ka dalë përsëri në skenë historia e referendumit," ka shtuar ai. "SDP dhe DPS e dinë se ata nuk kanë asnjë platformë politike të cilën mund ta përdorin për të inkurajuar mbështetësit e pavarësisë për të shkuar në këtëo zgjedhje".


Soc ka thënë se shtyrja e zgjedhjeve të drejtpërdrejta për asamblenë e shtetit të bashkuar nuk është e mundur për shkak të kundërshtimit nga kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica.


Megjithatë, drejtuesit e partive malazeze në pushtet janë gjithashtu të vendosur. Ata ngulin këmbë që nuk mund të heqin dorë nga projekti për pavarësi, sepse ndarja mbetet cështja kryesore për pjesën më të madhe të votuesve të tyre.


"Nëse ne nuk organizojmë referendumin për pavarësinë vitin e ardhëshëm, unë nuk shoh asnjë kuptim që ne të vazhdojmë të qëndrojmë në pushtet," ka thënë Rifat Rastorder, zëvendës kryetar i SDP.


Nedjeljko Rudoviq është një gazetar i së përditëshmes Vijesti në Podgoricë.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists