Mali i Zi Perfiton Maksimumin Nga Lufta
Nje qytet i vogel ne kufirin e Malit te Zi me Kosoven eshte bere parajsa e kontrabandisteve dhe nje shpetim per Shqiptaret e Kosoves te cilet jane te desheruar te blene pashaportat dhe makinat qe u jane vjedhur gjate pranveres. Nderkohe, aty zhvillohet ed
Mali i Zi Perfiton Maksimumin Nga Lufta
Nje qytet i vogel ne kufirin e Malit te Zi me Kosoven eshte bere parajsa e kontrabandisteve dhe nje shpetim per Shqiptaret e Kosoves te cilet jane te desheruar te blene pashaportat dhe makinat qe u jane vjedhur gjate pranveres. Nderkohe, aty zhvillohet ed
Luftimet kane vazhduar ne territorin e ish Jugosllavise per shtate vjete me rradhe. Megjithate, pervec konfliktit ekziston edhe nje realitet tjeter, i pembledhur ne shprehjen: "Lufta sjell varferi per disa dhe pasuri per disa te tjere".
Ne asnje vend tjeter nuk eshte kaq e dukeshme kjo sa ne Rozaje, nje qytet i vogel, i banuar kryesisht nga Muslimane, ne kufirin mes Malit te Zi dhe Kosoves me nje popullsi prej 18,000 banore. Elita e kontrabandes se Ballkanit eshte grumbulluar ketu qe prej disa muajsh. Tregetia e paligjeshme e makinave te perdorura po lulezon. Por edhe pasaportar jane nje mall teper i kerkuar.
Sipas vleresimeve nderkombetare, forcat paraushtarake Jugosllave dhe popullsia vendase Serbe ka konfiskuar rreth 100,000 pasaporta, dhe pothuajse po aq makina, nga Shqiptaret e Kosoves gjate ofensives se pranveres. Pjesa me e madhe e ketyre pasaportave dhe makinave mendohet te kene perfunduar ne Serbi dhe Mal te Zi.
Forcat nderkombetare te armatosura mberriten ne Kosove ne fillim te veres, pas bombardimeve te NATO-s. Rreth 700,000 refugjate Shqiptare u kthyen, dhe pjesa me e madhe e tyre pa dokumenta dhe pa mjete transporti.
Pothuajse cdo familje Shqiptare ne Kosove ka te pakten dy apo tre anetare te saj qe punojne ne Perendim. Shume Shqiptare te Kosoves deshirojne te shkojne ne Perendim dhe jane te gatshem te paguajne nje shume te madhe per nje pasaporte. Ata shkojne pa problem deri ne Rozaje, nje qytet qe ka pritur disa mijera syresh gjate krizes se refugjateve.
E Premtja eshte dita e tregetise se makinave dhe pasaportave. Disa qindra makina te perdorura me targa Malazeze, Gjermane, Franceze, Austriake, dhe Zvicerane, mund te gjehen ne parkingun e tregut te makinave. Cmimet variojne nga 2,500 marka Gjermane per nje Golf 2 te prodhuar ne vitin 1989 deri ne 20,000 marka per nje Jeep Cherokee te vitit 1998.
Nje nga shitesit llogarit se te pakten nje e katerta e makinave qe ndodhen aty jane vjedhur ne vendet Perendimore, dhe nje pjese nga Kosova. Policia Malazeze ka njoftuar se ka konfiskuar mbi 500 makina me origjine te dyshimte gjate tre muajve te fundit. Megjithate, shume njerez mendojne se kjo shifer eshte e fryre. Ne fakt, numri i tyre eshte vetem disa dhjetra.
Mendohet se autoritetet Malazeze e inkurajojne kete tregeti makinash, ashtu sic bejne edhe me cigaret. Ne te njejten kohe ata fitojne vete para dhe sigurojne pune per nje pjese te mijera te papuneve.
Jashar Maliqi, nje Shqiptar nga Peja, ka ardhur te bleje, sic thote vete ai, "nje Mercedes te mire". Ai me thote: "Edhe pse makinat kane targa dhe cdo gje duket ne rregull, une e di se shume prej tyre jane te vjedhura. Por prandaj ato jane kaq te lira. Megjithate, une jam pak i shqetesuar - sepse mund te me ndaloje ne Kosove pronari i makines dhe pastaj kam shume probleme." Maliqi pranon se ka patur nje numer rastesh te ketij lloji.
Maliqi gjithashtu pranon se ai do te donte te blinte disa pasaporta. Megjithate, ai nuk pranon, te bleje nje pasaporte me embleme Serbe dhe emer Serb duke shpjeguar se: "Me nje pasaporte Serbe, te duhet vize per ne cdo vend. Une mund te paguaje 2,000 Marka per nje pasaporte Boshnjake, dhe 3,000 per nje Shqiptare."
Ne kete momen, nje i njohuri i tij Shqiptar afrohet me nje pasaporte Boshnjake. Ata pershendesin njeri tjetrin perzemersisht dhe Maliqi i jep atij dy banknota 1,000 markeshe.
Menaxheri i tregut te makinave, Dzemo Kuc, thote se Shqiptaret nga Kosova jane te vetmit bleres. Ata blene rreth 150 makina ne dite. Ai nuk flet per pasaportat, duke thene vetem se ato tregetohen, por qe kjo tregeti nuk eshte nen varesine e tij. Megjithate, ai te thote se nje pasaporte Serbe shitet maksimumi disa qindra marka.
Nje Shqiptar i Kosoves nga Vuviterni, Selim Ganca eshte marre me tregetine e makinave te perdorura qe prej vitesh dhe thote se as lufta ne Kosove nuk i ka prishur marredheniet e mira me miqte e tij ne Mal te Zi. Ai e di qe shume makina jane vjedhur ne Europen Perendimore apo ne Kosove, por shton se kjo nuk i intereson. Ai nuk duket i shqetesuar as nga fakti qe anetare te Interpol do te bashkohen se shpejti me Misionin Nderkombetar Civil ne Kosove. Nje nga detyrat e tyre do te jete gjetja e makinave te vjedhura.
"Serbet na morren makinat qe i kishim blere ligjerisht. Interpol fillimisht te na ktheje ato, dhe pastaj te kontrolloje Shqiptaret," tha ai duke ngritur tonin e zerit.
Pasi nje shites dhe nje bleres bien dakort per cmimin, ata futen se bashku ne makine, dhe shkojne deri ne kufirin Malazezo-Kosovar, ne Kula, mbi Malin Zljeb. Ushtare Italiane te KFOR kryejne sherbim aty. Ne piken e kalimit, Shqiptari paguan shumen e percaktuar dhe merr ne dorezim makinen. Shitesi kthehet me taxi.
Nje shofer taksie vendas Musliman te thote se ai ka kthyer ne kete menyre disa qindra shites gjate ketyre muajve te fundit. I pyetur ne se guxon te udhetoje brenda ne Kosove, shoferi tund koken. Ai thote se eshte akoma teper e rrezikeshme, vecanerisht per ata qe nuk flasin Shqip.
Disa kilometra nga Rozaje ndodhet nje restorant i quajtur Crnjo. Shqiptare te Kosoves, Serbe nga Serbia, Malazez, Kroate, Boshnjak dhe deri Sllovene mblidhen atje. Ndermjet tyre, si ne tregun e makinave, vepron vetem nje ligj: ligji i Deutschemark-es. Pronari i restorantit thote se ketu arrihen me teper marreveshje cdo dite se ne Dhomen e Tregetise se Serbise dhe Malit te Zi.
Ne restorant mund te blihen edhe pasaporta, por mallra te tjera jane me te perhapur. Disa qindra kamione te ngarkuar te parkuar perpara pikes doganore dhe policore Malazeze e deshmojne kete.
Sipas te dhenave zyrtare te Kryqit te Kuq Nderkombetar, mbi 120,000 shtepi jane shkaterruar apo demtuar rende gjate luftes ne Kosove. Pjesa me e madhe e tyre u perkasin Shqiptareve. Tani ata nxitojne te rindertojne shtepite e tyre perpara se te bjere debora e pare dhe per kete aresye jane drejtuar prodhuesve dhe firmave private te transportit nga te gjitha anet e ish Jugosllavise ne kerkim te materialeve te ndertimit.
Po keshtu, ne nje rresht te pafund kamionesh, me targa nga te gjitha vendet e Ballkanit, sillen ndihma humanitare ne Kosove. Dhe, per shkak te shtrengimeve te shumta qe jane vendosur nga qeveria Serbe, ngarkesat kalojne nepermjet Rozaje per ne Kosove.
Nje polic thote se te pakten 300 kamione kalojne nepermjet pikes kufitare te Kula cdo dite. Sherbimi doganor Malazez eshte ndare nga ai federal perpara disa muajsh dhe nuk paguan detyrimet tek Beogradi dhe njerezit e Miloshevicit. Detyrimet doganore vendosen mbi cdo mall qe shkon ne Kosove pervec ndihmave humanitare. Tarifa eshte e njejte per cdo mall: 4 per qind te vleres se mallit.
"Nuk eshte shume, rreth 400 DM. Ne Serbi, do te na kishin marre parate dhe shpirtin!" thote nje Serb Boshnjak me nje kamion te ngarkuar me derrase.
I pyetur se si guxon te shkoje ne Kosove, ai qesh dhe pastaj te thote se eshte "biznes ne menyre Ballkanike". Ai shpjegon: "Une e coj kamionin deri ne kufi ne Kula ku nje bleres, nje Shqiptar, e merr ate dhe shkon ne Kosove, ku shkarkohet. Me pas ai kthehet me kamionin dhe parate. Une u besoj Shqiptareve. Cdo Serb qe ka bere biznes me ata te pakten nje here ne jeten e tij mund ta konfirmoje kete."
Nje Kroat nga Zagrebi, i cili transporton ndihma humanitare nga Italia, e degjon ate dhe shton: "Kjo eshte hera e pare qe une kam pasur zili nje Serb. Une duhet te udhetoje deri ne Prishtine, ndersa ai rri ketu duke pire birre." Duke psheretire, ai te thote se ai nuk mendon se udhetimi neper Kosove eshte i kendshem.
Mbi nje qind punishte te vogla jane hapur per te perpunuar drurin ne Rozaje gjate kater muajve te fundit. Me sa duket, Kosova eshte nje treg i leverdiseshem.
Drazen Jerkovic eshte nje gazetar i pavarur nga Serbia.