MALI I ZI: OPOZITA URDHERON BOJKOTIMIN E ZGJEDHJEVE

Rivalet e Gjukanoviqit po planifikojne te bojkotojne zgjedhjet presidenciale me shprese se ato do te quhen te pavlefshme

MALI I ZI: OPOZITA URDHERON BOJKOTIMIN E ZGJEDHJEVE

Rivalet e Gjukanoviqit po planifikojne te bojkotojne zgjedhjet presidenciale me shprese se ato do te quhen te pavlefshme

Tuesday, 6 September, 2005

Partite e opozites ne Malin e Zi po planifikojne te bojkotojne zgjedhjet e ketij muaji per te ndaluar Partine Demokratike te Socialisteve ne pushtet, DPS, te marre pushtetin ne te gjitha nivelet - dhe per te shpetuar veten nga nje tjeter deshtim ne zgjedhje.


Pas humbjes ne zgjedhjet parlamentare te 20Tetorit, opozita ka vendosur te Shtunen e kaluar te bojkotoje zgjedhjet presidenciale te planifikuara per me 22 Dhjetor, te cilat ndoshta do te anullohen per shkak te pjesemarrjes se ulet ne keto zgjedhje.


Kjo do te demtonte planet e DPS per te kontrolluar te gjitha postet shteterore pasi Millo Gjukanoviq ka dhene doreheqjen nga presidenca per tu bere kryeminister, posti me i fuqishem, me 26 Nentor.


Partia kryesore e opozites Partia Popullore Socialiste, SNP, ka nisur bojkotimin, dhe me pas u ka bere thirrje edhe partive me te vogla ne koalicionin e opozites te cilat kane marre pjese ne zgjedhjet e Tetorit, te bashkohen me te. Partia Popullore, NS, ka pranuar ta beje nje gje te tille, ndersa Partia Kombetare Serbe, SNS, nuk ka zbatuar afatin e vendosur me 2 Dhjetor per tu regjistruar per keto zgjedhje.


Sipas ligjit, partite te cilat mendojne te marrin pjese ne zgjedhje duhet te paraqesin kandidatet e tyre te pakten 20 dite perpara dites se votimeve.


Partia e katert e opozites, Aleanca Liberale, LS, ka thene ne fund te Tetorit se ajo nuk ishte e interesuar te merrte pjese ne zgjedhjet presidenciale "ne nje gjendje kur i gjithe pushteti eshte perqendruar ne duart e Millo Gjukanoviq".


Per partite e opozites, bojkoti perben menyren me pak te dhimbeshme per te shmangur nje humbje te dyte serioze brenda pak muajve. Gjukanoviq ka arritur nje fitore te thelle ne zgjedhjet e Tetorit, duke fituar shumicen e vendeve ne parlament se bashku me aleatet e tij te Partise Social Demokrate, SDP.


Ai eshte detyruar te therrase zgjedhjet e parakoheshme pasi partnered e tij te vjeter, liberalet, i kthyen shpinen qeverise se tij pas nenshkrimit te Marreveshjes se Beogradit, e cila e detyron Malin e Zi te qendroje ne perberje te nje shteti te perbashket me Serbine per te pakten edhe tre vjet.


LS me pas ka terhequr mbeshtetjen e saj dhe eshte bashkuar me opoziten pro-Jugosllave, koalicionin Se Bashku per Ndryshim, per te rrezuar presidentin. Megjithate, aleanca e Gjukanoviq ka fituar zgjedhjet, duke hapur keshtu rrugen per nje perseritje te ketij rezultati ne zgjedhjet presidenciale te cilat do te mbahen ne fund te ketij muaji.


Vujanoviq, kryeminister dhe zevendes kryetar i DPS, eshte shpallur kandidati i partise per postin e presidentit me 29 Nentor. Te nesermen, SNP u ka bere thirrje zgjedhesve te saj te mos marrin pjese ne kete votim.


Plani i opozites eshte i qarte. Sipas ligjit electoral, ne menyre qe zgjedhjet presidenciale te konsiderohen te vlefshme duhet te marrin pjese ne votim te pakten pesedhjete perqind e votuesve te regjistruar.


Nese pasuesit e drejtuesit te SNP-se, Predrag Bulatoviq dhe pjesa tjeter e koalicionit pro Jugosllav, Se Bashku per Ndryshim nuk marrin pjese ne votim, kandidati i partise ne pushtet duhet te siguroje te pakten 230,000 vota.


Por koalicioni i DPS-SDP ka fituar vetem 167,000 vota ne zgjedhjet e fundit parlamentare. Me mbeshtetjen e aleateve te tyre ne rradhet e partive Shqiptare ata mund te marrin 175,000 vota. Por kjo shifer eshte ende rreth 55,000 vota me pak se sa nevojiten.


Pervec se do te pengoje planet e Gjukanoviq, bojkoti do te shpetoje opoziten nga nje rezultat i keq ne keto zgjedhje. Do te ishte nje ulje e rende per prestigjin e saj nese kandidati i saj do te fitonte me pak se 153,000 votat e fituara me 20 Tetor. Bulatoviq mund te detyrohej atehere te organizonte nje kongres te parakoheshem te SNP-se per te votuar per udheheqjen e tij.


Konfuzioni dhe mosmarreveshjet tashme kane prekur rende rradhet e opozites. Predrag Drecun, nje zyrtar i larte i NS, eshte larguar nga partia pasi nuk ka arritur ta largoje ate nga koalicioni. Slavko Peroviq, nje figure e njohur publike e LS, eshte larguar fare nga politika.


Zyrtarisht, opozita thote se ajo nuk do te marre pjese ne zgjedhje sepse sipas saj ato nuk do te jene te lira dhe te ndershme. "Gjate viteve te fundit, zgjedhjet kane qene gjithnje jo demokratike," thuhej ne nje deklarim te SNP-se. "Zgjedhjet presidenciale do te jene edhe me keq".


Miodrag Vlahoviq i Qendres per Studime Rajonale dhe te Sigurise ka thene se bojkoti eshte nje shenje e dobesise politike ne rradhet e partive "pro Serbe" ne Malin e Zi.


Ai ka theksuar se partite kane pranuar ne ate kohe qe zgjedhjet e 20 Tetorit kane qene te lira dhe te ndershme. "Bullatoviq e kupton se nese ai humbet ne zgjedhjet presidenciale, karriera e tij politike dhe ajo e SNP - do te rrezikohej seriozisht," ka thene ai.


Partite ne pushtet po mundohen te shfrytezojne faktin se atyre mund tu mohohet fitorja ne zgjedhje vetem per shkak te teknikaliteteve kushtetuese. "Une jam i sigurte se zgjedhesit do te marrin pjese pavaresisht vendimit te SNP, duke i shkaktuar atyre nje humbje tjeter, dhe Filip Vujanoviq do te triumfoje qe ne raundin e pare," ka thene zedhenesi i DPS, Igor Luksiq.


Ai ka thene gjithashtu se SDP ka thene se vendimi i SNP per te bojkotuar zgjedhjet eshte nje "shenje e qarte se Bullatoviq e di se nuk ka asnje shans per te arritur as ate rezultat qe arriti ne zgjedhjet paralementare".


Nese aleati i tij i ngushte Vujanoviq fiton ne zgjedhjet presidenciale, kryeministri Gjukanoviq do te kete nen kontroll te gjitha nivelet e pushtetit. Kushtetuta i jep me teper pushtet ekzekutiv qeverise, ndersa presidenti eshte me teper pergjegjes per ceshtje si emerimi i anetareve te gjykates kushtetuese dhe per organizimin e referendumeve.


Nese me pak se gjysma e zgjedhesve marrin pjese ne zgjedhjet presidenciale dhe ato do te duhet te perseriten, ligji nuk specifikon nje kuader kohor per riberjen e tyre. Megjithate, niveli prej 50 perqind nuk eshte i nevojshem ne raundin e dyte ne menyre qe ai te deklarohet i vlefshem.


Ne kete menyre, opozita mund te arrije te bllokoje DPS per nje fare kohe, por nese organizohet nje raund i ri zgjedhjesh, kundershtaret politik te Gjukanoviqit do te duhet te gjejne nje menyre tjeter per ta ndaluar ate.


Nedjelko Rudoviq eshte nje gazetar i se perditeshmes Vijesti ne Podgorica dhe nje bashkepunetor i rregullt i IWPR-se.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists