Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

MALI I ZI: GJUKANOVIQ KRYQEZOHET PER SHKAK TE PAVARESISE

Udheheqesi i Podgorices eshte ne presion ndersa Brukseli ka paralajmeruar se do te nderprese pjesen me te madhe te ndihmave financiare nese Mali i Zi organizon nje referendum per pavaresi.
By Milka Tadic

Ndersa Bashkimi Europian po kercenon Malin e Zi me izolim ekonomik nese ajo vazhdon ne planet e saj per te organizuar nje referendum per pavaresine, Presidenti Milo Gjukanoviq nuk ka mundesi tjeter pervec se te perpiqet te fitoje kohe.


Sipas disa njoftimeve ne mediat Perendimore, BE mund te nderprese te pakten gjysmen e ndihmes financiare per Podgoricen nese ajo nuk heq dore nga planet e saj per nje referendum brenda pak koheve.


Ne nje takim ne Bruksel ne mes te muajit Shkurt, shefi i politikes se jashtme te BE-se Havier Solana thuhet se i ka thene Presidentit Milo Gjukanoviq te filloje krijimin e nje sistemi te ri federal te doganave dhe financiar, ose perndryshe do te perballet me mundesine e nderprerjes se ndihmes ekonomike.


Sipas njoftimeve te shtypit ai ka thene se BE ka parashikuar krijimin e nje parlamenti me nje dhome per federaten, i cili mund te vazhdoje te gezoje njohjen nderkombetare - duke perjashtuar keshtu njohjen diplomatike per Malin e Zi te pavarur. Emri i Jugosllavise mund te zevendesohet me nje titull i cili mund te permende te dyja republikat, ne nje "bashkim" ose "federate".


Mesa duket ultimatumi i Solanes kercenon te shkaterroje karrieren e presidentit pro pavaresise se republikes, i cili ka qene i preferuari i Perendimit kur ai ishte kunder qeverise se Sllobodan Millosheviqit ne Beograd. Gjukanoviq i ka kerkuar Solanes te zgjase afatin e vendosur per 16 Shkurt ndersa te konsultohet me partneret e tij te koalicionit, Socialistet dhe Liberalet.


Sic konfirmojne burimet e IWPR-se ne Podgorice, Solana ka ofruar nje leshim ne formen e nje sigurie qe kjo eshte vetem nje zgjidhje e perkoheshme dhe se Mali i Zi mund te largohet nga federata e re pas pese vjetesh. Megjithate, presidenti mund ta kete teper te veshtire te binde perkrahesit e tij per te ndryshuar qendrim per pavaresine. Gjate dy vjeteve te kaluar, Podgorica ka marre nen kontroll te gjithe institucionet federale, me perjashtim te forcave te armatosura.


Pavaresisht presioneve ndaj vendit te tij te varferuar, nuk eshte e sigurte nese Gjukanoviq do te pranoje planin e BE-se. Partia e tij Socialist Demokrate, SDP, dhe Bashkimi Liberal, LSCG, kane kerkuar prej tij qe te beje rezistence.


"Nese Gjukanoviq vendos per nje moratorium per referendumin per pavaresi, ai do te duhet te kerkoje mbeshtetje diku tjeter per qeverine e tij te pakices," ka thene Miodrag Zivkoviq, drejtues i Liberaleve, te cilet e kane mbeshtetur idene e pavaresise qe prej krijimit te kesaj partie ne vitin 1990.


Partia ka mbeshtetur koalicionin e SDP dhe Partise Demokratike Socialiste te Gjukanoviqit, DPS, qe prej muajit Prill 2001 vetem per shkak te qendrimit te tij pro pavaresise.


Zevendes presidenti i SDP-se, Miodrag Ilickoviq, eshte shprehur gjithashtu kunder nje shtyrjeje te referendumit dhe ka denuar BE-ne per presionet qe i ben vendit te tij. "Ata kane cuar para gjykates se Hages politiken e Millosheviqit," ka thene ai "megjithate ata synojne te ruajne te paprekur krijesen e Millosheviqit, Republiken Federale te Jugosllavise. Sipas Carla del Ponte, ky shtet ka sherbyer si baze per genocidin".


Partia e presidentit ka thene se ajo nuk do te heqe dore nga referendumi dhe do te vazhdoje bisedimet me BE dhe Beogradin. Megjithate, nje shenje qe tregon se presioni nderkombetar po e percan koalicionin qeveritar te Malit te Zi, nje zyrtar i rendesishem i DPS, Svetozar Maroviq, ka thene se plani i Solanes duhet te pranohet.


Nese Gjukanoviq e shtyn referendumin, atehere eshte pothuajse e sigurte qe qeveria e koalicionit e cila ka fituar vitin e kaluar zgjedhjet vetem duke luajtur karten e pavaresise, do te rrezohej.


Qeveria eshte dobesuar gjithashtu edhe nga mos mbajtja e premtimeve per kryerjen e reformave dhe per rritjen e nivelit te jeteses, si edhe nga disa skandale korrupsioni dhe zera per lidhje me krimin e organizuar. Nese Mali i Zi humbet edhe ndihmen financiare te BE-se, koalicioni pro Jugosllav, i drejtuar nga Partia Popullore Socialiste, SNP, ish aleatja e Millosheviqit, mund te forcoje pozitat dhe te fitoje me teper terren.


Ndersa qeveria duket se nuk ka shume mundesi per te zgjedhur, strategjia me e mundeshme do te jete qe ajo te kerkoje te fitoje kohe duke ia lene pergjegjesine per vendimin per referendumin parlamentit. Zedhenesja Liberale e asamblese, Vesna Peroviq, i ka thene medias me 19 Shkurt, se deputetet do te duhet te thone fjalen perfundimtare per bashkepunimin me BE-ne.


Sipas njoftimeve ne mediat Perendimore, qeveria mund te perpiqet te perfitoje dhe disa leshime te tjera nga Brukseli. Mali i Zi kerkon qe te vazhdoje te perdore Euron, te cilen vendi e trashegoi si rezultat te vendimit te tij te meparshem per te perdorur marken Gjermane. Qeveria do te kerkoje gjithashtu me teper shpjegime mbi rolin e ushtrise Jugosllave, te cilen Millosheviq e ka perdorur per te kercenuar dhe per te bere presion ndaj republikave te tjera, ne kohen kur ai ishte ne pushtet.


Milka Tadiq eshte kryeredaktore e se perditeshmes Monitor ne Podgorice.