MALI I ZI: BLLOKOHEN REFORMAT E RENDESISHME NE POLICI
Mosmarreveshjet ne gjirin e partnereve te koalicionit qeveritar ne lidhje me kontrollin mbi agjensite e vendosjes se rendit mund te demtojne edhe me teper imazhin e Podgorices ne aren nderkombetare.
MALI I ZI: BLLOKOHEN REFORMAT E RENDESISHME NE POLICI
Mosmarreveshjet ne gjirin e partnereve te koalicionit qeveritar ne lidhje me kontrollin mbi agjensite e vendosjes se rendit mund te demtojne edhe me teper imazhin e Podgorices ne aren nderkombetare.
Nje mosmarreveshje ne rradhet e qeverise ne lidhje me kontrollin mbi forcat e ruajtjes se rendit dhe sherbimeve sekrete ka bllokuar nje numer reformash shume te nevojeshme ne polici.
Koha po kalon dhe ndryshimet e parashikuara ne nje projekt ligji i cili nuk eshte miratuar ne parlament me 30 Korrik nuk po miratohen - dhe analistet kane frike se legjislacioni nuk do te ndryshoje deri ne perfundim te ketij viti.
Kriza e tanishme eshte nxitur nga nje amendament i propozuar nga partia me e vogel pjesemarrese ne koalicionin qeveritar te republikes, Partia Social Demokrate, SDP, i cili kerkon qe drejtuesit e policise dhe te sherbimit sekret te emerohen nga parlamenti.
Per momentin, keto emerime propozohen nga qeveria, ku Partia Socialiste Demokratike e Kryeministrit Milo Gjukanoviq, DPS, mund te marre vendime edhe pa u konsultuar me SDP. Por ne parlament, DPS, natyrisht do te duhet te konsultohet me SDP, sepse ajo eshte e varur nga shtate deputet e SDP per te siguruar nje shumice.
Mosmarreveshjet ne lidhje me kete pjese te projekt ligjit do te bejne qe reformat - te cilat mendoheshin se do te rregullonin veprimtarine e policise dhe do te ofronin me teper mbrojtje te te drejtave te njeriut - do te duhet te presin ende.
Analistet paralajmerojne se nese te dyja palet nuk jane te gateshme te arrijne nje kompromis reformat mund te vonohen dhe te mos kryhen perpara afatit te vendosur nga qeveria per miratimin e ligjeve, i cili skadon ne fund te vitit.
Projekt ligji propozon krijimin e nje Keshilli te Kontrollit Civil - i cili do te perbehet nga perfaqesues te shoqatave te avokateve dhe te mjekeve, te organizatave jo qeveritare, OJQ, dhe universiteteve lokale - i cili do te kete pergjegjesine per te kontrolluar operacionet e policise dhe permiresuar te drejtat civile.
Ekzistojne gjithashtu plane per te vendosur policine dhe sherbimet sekrete nen kontrollin dhe pergjegjesine e parlamentit. Zyrtaret e sherbimeve te sigurise do te duhet sipas projekt ligjit te sigurojne nje leje nga gjykata e larte per te ushtruar kontrolle ne shtepi, arrestime apo ndalime - gje e cila nuk ekziston ne ligjin e tanishem.
Ekzistojne gjithashtu propozime per nje kontroll shume me te imet te veprimeve te anetareve te sherbimeve te sigurise, vecanerisht ne rastin e shkeljeve te te drejtave te njeriut. Oficeret do te denohen nese ata do te konsiderohen se kane tejkaluar kufinjte e perdorimit te forces gjate zbatimit te detyrave.
Reformat jane nje pergjigje ndaj kritikave te cilat jane paraqitur qe prej dhjete vjetesh nga agjensite vendase dhe nderkombetare te cilat mendojne se legjislacioni i tanishem i jep shume pushtet organizmave te ruajtjes se rendit - gje e cila, sipas tyre, ka rezultuar ne nje sere shkeljesh, perfshire pergjimet e paligjshme te telefonave, arrestimet e paligjeshme, ndjekjet penale te motivuara politikisht dhe tortura.
Ministri i policise Milan Filipoviq ka fajesuar mosmarreveshjet ne gjirin e qeverise te cilat kane vene ne rrezik reformat qe jane pergatitur me shume mundim nga ministria e tij, dhe ka thene per mediat me 31 Korrik se ai kishte frike se tani ky proces mund te ndalej.
"Nuk ka rendesi nese te dyja apo vetem nje parti do te kontrollojne emerimin e drejtuesit te policise dhe te sherbimeve sekrete," ka thene ai, duke shtuar se Mali i Zi rrezikon te humbase besimin dhe mbeshtetjen e komunitetit nderkombetar nese keto amendamente te ligjit nuk miratohen.
Drazen Ceroviq, president i OJQ-se Shoqata per Demokraci dhe Ligj dhe ndihmes profesor ne fakultetin e drejtesise ne universitetin e Podgoricas, ka thene se lufta e brendeshme ne qeveri ka pasur pasoja te renda per vendin. "Legjislacioni i propozuar eshte shume i mire dhe do te ishte nje katastrofe nese ai nuk do te miratohej. Mali i Zi do te konsiderohej si nje vend anti reformist," ka paralajmeruar ai.
Megjithate, per momentin, asnjera parti nuk duket te jete e gateshme per kompromis. SDP thote se parlamenti duhet te kete me teper kontroll mbi policine dhe sherbimet sekrete, dhe e pranon haptazi se qellimi i saj kryesor eshte te kufizoje autoritetin e partise se Gjukanoviq. "Ne nuk do te pranojme nje polici te kontrolluar nga nje parti e vetme," ka thene per mediat zevendes kryetari i SDP, Miodrag Ilickoviq me 29 Korrik.
Nedjeljko Rudoviq eshte nje gazetar i se perditeshmes se pavarur Vijesti nga Podgorica.