Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

MALI I ZI: BETEJA E AKSIONEVE

Bursat e reja nen kontrollin e njerezve me lidhje te fuqishme me pushtetin.
By IWPR

Mali i Zi, i cili sapo ka hyre ne rrugen drejt kapitalizmit, ka krijuar nje burse teper te vecante ne te cilen aksioneret jane te detyruar te punojne me nje grup te vogel njerezish te cilet kane lidhje te ngushta ne qeveri.


Privatizimi i industrive shteterore ka mbytur vendin me aksione te cilat u jane shperndare falas te gjithe qytetareve. Por e vetmja menyre per t'i shitur ato eshte nepermjet kater kompanive te cilat merren me bursen, te cilat duket se do te bejne nje pasuri te madhe.


Rregullat e njoftuara me 4 Mars ndalojne shitjen e ketyre aksioneve pervec se nepermjet ketyre kater kompanive te burses. Njerezit nuk mund ti japin ato as si dhurate, njerezve te familjeve te tyre. Cilido qe deshiron te lere aksione me vlere 200 deri 300 euro niperve te tij duhet t'u paguaje ketyre kompanive 13 deri 18 euro.


Autoret e ligjit te privatizimit dhe ligjeve qe rregullojne tregtine e aksioneve jane gjithashtu anetare te organizmave shteterore si keshilli i privatizimit, i cili leshon licensat per firmat qe merren me tregtine e aksioneve. Te njejtet njerez gjithashtu kane pozita te forta ne bordet dhe kompanite e burses.


Ky system nuk ngjan thuajse aspak me sistemin Perendimor te bursave ku mijera kompani konkurojne per te ofruar sherbimet e tyre.


Bursa e Malit te Zi, NEX eshte krijuar nga tre aksionere, Monte Adria, CG dhe Holder. Nje operator tjeter i aksioneve, ONIS, ka license per tregtimin e aksioneve. Bursa tjeter e vendit eshte krijuar nga bankat shteterore.


Te dyja keto bursa si edhe kompanite te cilat punojne ne to dhe organizmat e tyre drejtuese drejtohen nga njerez te cilet e kane filluar karrieren e tyre dhjete vjet me pare ne Universitetin e Ekonomise ne Podgorice. Ish asistent lektoret dhe profesoret, Veselin Vukotiq, Petar Ivanoviq, Sasa Popoviq, dhe Veselin Kascelan jane tani drejtues te ketyre institucioneve te cilat luajne nje rol te rendesishem ne tranzicionin ekonomik te Malit te Zi.


Vukotiq, i cili eshte zevendes president i keshillit te privatizimit dhe president i komisionit te aksioneve, organizimi i cili ka pergatitur ligjin i cili ndalon tregtimin e tyre jashte sistemit, ka hedhur poshte ne nje konference per shtyp se ka ndonje konflikt interesash ne rolin e tij. Ai ka insistuar se legjislacioni per tregtimin e aksioneve eshte pergatitur per te ndihmuar qytetaret te perfitojne vleren e plote te aksioneve te tyre ne vend qe ti "shesin ato per nje shishe birre, sic ka ndodhur ne Cekosllovaki dhe Rusi".


Kompanite e shitblerjes se aksioneve kane caktuar si kosto per sherbimet e tyre nje shume prej 10 deri 15 euro dhe tre euro per sherbimin e pare.


Ne Marsin e vitit te kaluar qeveria e Malit te Zi ka shperndare aksione falas ne rreth 123 kompani shteterore te privatizuara. Rreth 400,000 qytetare jane bere pronare te ketyre aksioneve me nje vlere te pergjitheshme prej rreth 1.5 miliard euro.


Per shkak te kushteve te renda ekonomike, dhjetra mijera Malazez tani po kerkojne ti shesin keto aksione pa e vrare mendjen per cmimin e tyre dhe pa menduar per fitimet e mundeshme prej ketyre aksioneve.


Per kontrata shitje me te medha se 2,500 euro, komisioni per kompanite e burses do te jete 0.5 perqind. Dyzet perqind e kesaj shume do te shkoje per bursen.


Aksione te tjera do te dalin ne treg se shpejti pas privatizimit te Telekom, i cili vlen rreth 100 milion euro. Nga ky operacion kompanite e burses pritet te fitojne rreth gjysem million euro.


Nje OJQ me qender ne Podgorice e quajtur Qendra e Tranzicionit i ka kerkuar gjykates kushtetuese te rishikoje legjislacionin per tregtine e aksioneve. Gjykata deri me tani i ka hedhur poshte keto kerkesa. Nebojsha Medojeviq, nje drejtor i OJQ-se, thote se ligji eshte ne kundershtim me kushtetuten. "Askush nuk ka te drejte te detyroje qytetaret te bejne tregti nepermjet disa kompanive te burses nese ata nuk e deshirojne nje gje te tille", ka thene ai. "Ne vend qe te konkurojne per kliente ky ligj u ka dhene kompanive te burses nje monopol".


Ky argument nuk u intereson shume aksionereve te cilet tani kerkojne te marrin parate e tyre ne dore dhe me pas mund te shqetesohen per moralitetin e ligjit.


Zoran Raduloviq eshte nje gazetar i se perjaveshmes Malazeze, Monitor.