Makinacione Elektorale Te Tjera Ne Serbi

Ndersa opozita Serbe po kerkon mbajtjen e zgjedhjeve ne nivel federal, republikan dhe lokal, me e shumta qe ofron regjimi jzne zgjedhjet lokale. Nderkohe, nje ligj i ri pritet te pakesoje se tepermi kopetencat e pushtetit lokal

Makinacione Elektorale Te Tjera Ne Serbi

Ndersa opozita Serbe po kerkon mbajtjen e zgjedhjeve ne nivel federal, republikan dhe lokal, me e shumta qe ofron regjimi jzne zgjedhjet lokale. Nderkohe, nje ligj i ri pritet te pakesoje se tepermi kopetencat e pushtetit lokal

Thursday, 10 November, 2005

Deputetet e opozites planifikojne te kerkojne zgjedhje te parakoheshme ne nivel federal, republikan, dhe lokal ne mbledhjen e parlamentit Serb me 28 Tetor.


Kjo levizje, e cila mbeshtetet nga autoritetet lokale ne 29 bashki ne te gjithe Serbine, perfshire Beogradin, Novi Sad, Nish dhe Kragujevac, eshte planifikuar te koordinohet me nje proteste te madhe ne rruge. Mbeshtetesit e Aleances per Ndryshime (SZP) kane demonstruar ne numer te paket cdo dite qe prej 21 Shtatorit.


Ne pergjigje, Presidenti Jugosllav Slobodan Miloshevic ka pergatitur nje ligj qe kufizon fuqite e pushtetit lokal. Mendohet se koalicioni qeveritar i Partise Socialiste te Serbise (SPS) te Miloshevicit, i se Majtes se Bashkuar Jugosllave (JUL) te gruas se tij Mira Markovic, dhe Partise Radikale Serbe (SRS) te Seselj, ka ne plan te miratoje nje ligj te ri per pushtetin lokal ne sesionin parlamentar te 28 Tetorit.


Sipas pikave te ligjit te ri, autoritetet republikane Serbe do te shtrijne pushtetin e tyre edhe ne pushtetin lokal ne ate mase qe ata do te jene ne gjendje te shkarkojne administratat lokale dhe te drejtojne me ane dekretesh. Ne disa raste, autoritetet republikane do te kene pushtetin te marrin edhe te ardhurat e percaktuara per buxhetet lokale. Ligji ne fakt eshte pergatitur nje vit me pare, por, si rezultat i luftes ne Kosove, nuk eshte paraqitur per miratim ne parlamentin Serb.


Pervec pergatitjes se ligjit te ri, Seselj, zevendes kryeministri, thote se koalicioni qeveritar deshiron te organizoje mbajtjen e zgjedhjeve te reja lokale. Ne fakt, edhe kjo mund te behet e ditur ne sesionin parlamentar te 28 Tetorit.


Ndersa shume grupime te opozites Serbe pergjithesisht nuk bien dakort per ceshtje te rendesishme, ato jane te bashkuara ne kundershtimin e tyre per zgjedhje lokale, ne rast se nuk thirren edhe zgjedhjet federale dhe republikane. Duke argumentuar se eshte pushteti qendror qe e ka futur vendin ne krize, dhe jo administratat lokale, partite e opozites insistojne per mbajtjen e zgjedhjeve ne te gjitha nivelet per tu dhene votuesve ne shans per te ndryshuar rregjimin.


Partite e opozites gjithashtu thone se zgjedhjet duhet te mbahen ne kushte te lira dhe te ndershme dhe se ato duhet te diskutohen dhe te aprovohen me perfaqesuesit e qeverise perpara cdo zgjedhjeje. Pra, ne rast se kjo tryeze e rrumbullaket nuk mblidhet, opozita ka nder mend te bojkotoje zgjedhjet.


Koalicioni qeveritar nuk i eshte pergjigjur zyrtarisht kerkeses se opozites per nje tryeze te rrumbullaket per te diskutuar kushtet e zgjedhjeve. Megjithate, ne rast se ai do te njoftoje mbajtjen e zgjedhjeve lokale ne 28 Tetor, kjo do te thote se kushtet do te mbeten te pandryshuara, dhe ne kete rast ka shume mundesi qe opozita te mos marre pjese ne keto zgjedhje.


Ndersa Seselj ka folur publikisht rreth zgjedhjeve lokale, perfaqesuesit e SPS te Miloshevicit dhe JUL te Markovicit deri me tani nuk jane shprehur. Miloshevic ndoshta mund te kete ne plan te rivleresoje popullaritetin e tij pas humbjes ne Kosove me ane te ketyre zgjedhjeve, megjithese, ne rast se rezultatet jane te verteta, kjo ka shume mundesi qe te jete nje humbje e rende per te.


Shume analiste politik ne Beograd besojne se SPS dhe JUL nuk kane deshire te vene popullaritetin e tyre ne prove me keto zgjedhje, dhe se vetem Seselj eshte ne favor te mbajtjes se tyre. Per me teper, ne rast se opozita nuk merr pjese, Seselj ndoshta shpreson te fitoje me teper vota se SPS apo JUL dhe te permiresoje poziten e tij brenda koalicionit qeveritar.


Sipas projekt ligjit te ri per vetadministrimin lokal, delegatet e bashkive do te zgjidhen sipas nje sistemi maxhoritar. Ne kete menyre, kandidati me me teper vota do te jete fitues, pavaresisht ne se shumica e votuesve nuk kane votuar fare. Ne kete menyre Seselj mund te shtrije pushtetin e tij pertej bashkise se Zemun ne Beograd duke perfshire edhe pjese te tjera te Serbise.


Kontrolli mbi pushtetin lokal sjell me vete edhe shume perfitime te tjera. Autoritetet lokale kane buxhetin e tyre, japin apo ndalojne lejet e ndertimit apo te tregetise, dhe kontrollojne ndermarrjet shteterore dhe pronat e shtetit ne bashkine e tyre.


Autoritetet lokale jane gjithashtu pergjegjese edhe per pergatitjen e listave te zgjedhesve. Praktikisht, kjo do te thote se kundershtare te mundeshem te rregjimit, perfshire edhe anetare te partive te opozites dhe mbeshtetes te tyre, si edhe brezi i ri ne pergjithesi, te cilet jane ne favor te ndryshimeve, te mbeten jashte listave. Si rezultat, cilido qe kontrollon pushtetin lokal ka me teper mundesi te arrije nje rezultat me te mire ne zgjedhjet republikane dhe federale.


Milenko Vasovic eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR nga Beogradi.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists