Luftetaret E Uck-Se Ne Gjendje Pritje
Shume ushtare te UCK-se ndjehen te pasigurte per tu kthyer ne shtepite e tyre dhe kane frike se edhe pas kthimit nuk do te kene asnje mundesi per te punuar.
Luftetaret E Uck-Se Ne Gjendje Pritje
Shume ushtare te UCK-se ndjehen te pasigurte per tu kthyer ne shtepite e tyre dhe kane frike se edhe pas kthimit nuk do te kene asnje mundesi per te punuar.
Ndersa luftetaret Shqiptare etnik dalin nga gjashte muaj lufte, ata perballen me nje rruge te veshtire drejt normalitetit.
Procesi i paqes eshte nje veprim i veshtire balancimi ndermjet carmatimit dhe debatit parlamentar. Luftetaret e ushtrise Clirimtare Kombetare, UCK, kane dorezuar armet e tyre pa marre asnje garanci se synimet e tyre politike do te arrihen, apo se ata vete mund te rikthehen ne jeten normale.
Me heret kete muaj, ne qytetin verior te Radushes, dorezimi i armeve ne nje fushe futbolli prane shkolles se qytetit dukej si nje ceremoni per shperndarjen e diplomave te shkolles. Uniformat e luftimit dhe helmetat ushtarake kishin zevendesuar kapelet dhe fundet e vajzave ndersa anetaret e brigades 115 te UCK-se u rreshtuan per nje per te dorezuar armet e tyre trupave Britanike.
Por ne vend qe te shohin perpara per mundesi punesimi dhe mundesi te tjera, shume prej luftetareve thone se ata nuk mund te shkojne ne shtepite e tyre dhe edhe nese kthehen nuk do te kene shume per te bere.
Nje luftetar 18-vjecar i UCK-se, duke qendruar mbi nje autoblinde ne kapjen e se ciles ka ndihmuar gjate diteve te fundit te konfliktit ne muajin gusht, pershkruan sesa krenar ka qene ai kur ka ndihmuar ne kapjen e ketij mjeti ne beteje, por nuk dinte se cfare te thoshte ne pergjigje te pyetjes se cfare do te bente me pas. "Nuk e di, besoj se do te kthehem te punoj token dhe te kujdesem per lopet," thote ai.
Ne nje menyre, ai eshte nje nder ata me fat sepse ai mund te kthehet ne shtepine e tij, ne nje zone e cila ende kontrollohet nga UCK-ja disa kilometra me larg. Shume nga shoket e tij qe presin ne rradhe per te dorezuar armet thone se ata jane te shqetesuar per menyren e kthimit ne fshatrat e tyre, sepse kane frike nga postoblloqet e shumta te policise.
Presidenti Maqedonas Boris Trajkovski ka premtuar nje amnisti per luftetaret, por ajo nuk eshte miratuar ende nga parlamenti, duke detyruar shume nga ushtaret e carmatosur te largohen nga Radusha duke ecur me kembe per gjithe naten, dhe nepermjet maleve te kthehen ne shtepite e tyre.
Sekretari i Pergjitheshem i NATO-s Xhorxh Robertson ka thene javen e kaluar se amnistia eshte teper e rendesishme per perfundimin e konfliktit. "Natyrisht, qe amnistia duhet te behet tani me ligj, dhe ligji duhet te hyje ne fuqi deri ne fund te procesit te carmatimit. Pa nje ligj per amnistine, do te zhvillohej nje krize serioze".
Deri sa te marrin nje falje zyrtare, shume nga luftetaret e UCK-se do te shkojne ne Kosove, duke iu shmangur patrullave te trupave paqeruajtese te NATO-s pergjate kufirit. Trupat Amerikane dhe Polake kane arrestuar disa qindra luftetare te cilet perpiqeshin te hynin ilegalisht ne province gjate dy muajve te fundit. Megjithate, te gjithe ata qe largohen nga Radusha, nje kilometer larg kufirit, arrijne te kalojne ne anen tjeter.
Disa nga luftetaret te cilet kane arritur te kalojne me sukses kufirin jane me fat qe kane familje dhe miq ne Kosove. Te tjeret jane sistemuar ne nje dhome boshe ku te vetmet komoditete jane disa dysheqe sfungjeri te dhuruara fillimisht per refugjatet, ne nje ndertese te zyrave te fabrikes se cimentos ne qytetin Hani i Elezit, ne kufi te Kosoves.
"Deri sa te miratohet amnistia, ne nuk mund te kthehemi ne Maqedoni," thote nje luftetar 26-vjecar nga nje fshat prane Shkupit. Ai ka thene se kishte frike se mund te arrestohej dhe te dergohej para gjyqit per terrorizem, sic e kane pershkruar qeveritaret Maqedonas luften e Shqiptareve.
Por ai mendon se zbatimi i marreveshjes se paqes te arritur nga drejtuesit politik muajin e kaluar do te zgjidhte problemin, "Tani topi eshte ne fushen e politikaneve".
Nje tjeter djalosh i ri ne moshe thote se pasi ka sherbyer me UCK-ne per tre muaj, ai ka frike te kthehet ne fshatin e tij me popullsi te perzier etnike. Ndersa familja e tij do ta mireprese si hero, ai thote se fqinjet e tij Maqedonas mund te njoftojne policine kur ta shohin se eshte kthyer ne shtepi.
Ata thone se kur jane larguar nga Radusha kane pasur me vete vetem nga nje pale rroba civile te dhuruara nga fshataret e zones dhe 100 marka Gjermane, te dhena nga komandanti i tyre.
Asnje program nderkombetar ndihme nuk eshte krijuar per te ndihmuar ish luftetaret Shqiptare, ne ndryshim nga lufta ne Kosove. Ne ate kohe, thote Tamara Ozorio e Organizates Nderkombetare per Migracion, IOM, u eshte dhene ndihme e shpejte njerezve qe largoheshin nga Ushtria Clirimtare e Kosoves, UCK, per ti ndihmuar ata te riktheheshin ne jeten civile.
"Nje luftetar, sapo demobilizohet, shnderrohet ne nje person te zhvendosur nga banesa e tij," thote ajo, duket bere qe ndihma ndaj tij te jete nje nevoje e domosdoshme per procesin e paqes. "Ata kane nevoje vertete per asistence sepse kane luftuar dhe tani qe lufta ka mbaruar ata nuk dine se cfare te bejne".
Dy vjet pas perfundimit te luftes ne Kosove, IOM ende asiston mbi 9,000 ish luftetare te UCK-se me trajnime, grante dhe kredi te vogla, por kjo organizate nuk ka nje mandat per te ndihmuar luftetaret Shqiptare nga Maqedonia.
Xhef Bielej eshte nje gazetar i pavarur dhe korrespondent i Zerit te Amerikes nga Maqedonia.