“Lufte Per Pushtet” Ne Mes Rumanise Dhe Bullgarise

Rumania dhe Bullgaria, qe te dyja kandidate per bisedime per pranim te shpejte ne Bashkimin Europian, kane shkembyer ofendime gjate javes se kaluar mbi ate qe media e tyre e ka konsideruar 'lufte per pushtet'.

“Lufte Per Pushtet” Ne Mes Rumanise Dhe Bullgarise

Rumania dhe Bullgaria, qe te dyja kandidate per bisedime per pranim te shpejte ne Bashkimin Europian, kane shkembyer ofendime gjate javes se kaluar mbi ate qe media e tyre e ka konsideruar 'lufte per pushtet'.

Thursday, 10 November, 2005

Marredheniet ndermjet Rumanise dhe Bullgarise jane keqesuar gjate javes se kaluar pas nje ultimatumi te Komisionit Europian ndaj Bullgarise per te caktuar nje kalendar per mbylljen e shpejte te kater reaktoreve ne centralin e saj berthamor ne Kozluduy si nje parakusht per te nisur bisedimet per pranim ne Bashkimin Europian.


Ministra dhe media ne te dyja krahet kane zgjedhur te shkembejne sharje, ne vend qe te punojne se bashku per te gjetur zgjidhje. Ndersa Bullgaria e sheh mbylljen e shpejte te centralit te Kozluduy si nje goditje per ekonomine e saj, Rumania konsiderohet si shume e gateshme te shfrytezoje mundesite ekonomike qe ajo beson se do te siguroje pas mbylljes se tij.


Ministri Rumun i Transportit, Traian Basescu nisi luften e fjaleve kur tha se nje projekt Rumun per nje hidrocentral te perbashket mbi Danub do te prodhonte energji te mjaftueshme per te mbuluar mbylljen e reaktoreve te vjeter Bullgare, te cilet ai i pershkroi si “nje kercenim per te gjithe rajonin”. Per me teper, ai theksoi se hidrocentrali do te mbeshteste edhe nje autostrade dhe nje hekurrudhe.


Zyrtaret Bullgare u irrituan vecanerisht nga kjo e fundit, dhe Kryeministri Bullgar Ivan Kosotv tha se Rumania edhe nje here po pengon ndertimin e propozuar te nje ure te re mbi Danub per te bashkuar te dy vendet.


Mosmarreveshja rreth ndertimit te nje ure te re mbi Danub, e cila ka filluar qe ne fillim te viteve 1990 dhe kerkon fonde te BE, eshte kryesisht rreth vendit te projektit. Bullgaria deshiron nje vend me siper rrjedhes se lumit, ndersa Rumania preferon nje vend me poshte, dhe secili vend shpreson te rrise levizjet tranzite neper rruget e tij.


Sipas nje memorandumi te vitit 1997, i cili u nenshkrua nen presionin e BE, te dy vendet kane rene dakort te ndertojne uren ne pozicionin me te mire ekonomik, por kompromisi per vendin e sakte akoma nuk eshte arritur.


Ne pergjigje te kritikave te Bullgarise, Ministri Basescu, hodhi poshte deklaratat e Kostov si “propagande e zakoneshme Bullgare” dhe tha se Sofia e ka acaruar shume Bukureshtin pasi ka vite qe bllokon planet Rumune per eksportin e energjise elektrike ne pjese te tjera te Ballkanit.


Media Bullgare u pergjigj duke akuzuar Basescu se ka filluar nje fushate shpifjesh ndaj vendit te tyre dhe kane denoncuar propozimin si nje kurth te kompanive Perendimore qe perpiqen te hyjne ne tregun rajonal te elektricitetit. “Kompanite Franceze dhe Kanadeze qe kane investuar ne centralin e vetem berthamor te Rumanise ne Cernavoda do te deshironin qe Rumania ta zevendesonte Bullgarine si nje furnizuese e energjise ne Ballkan”, ka shkruajtur e perditeshmja e Sofias 24 Casa (24 Ore).


“Basescu ne menyre te pa aresyeshme ka keshilluar te nderroje nje ure prej 110 milion $ me nje central berthamor prej 2 miliarde $”, ka njoftuar nje gazete tjeter Bullgare, e cila gjithashtu ka theksuar se Rumania duhet te permiresoje shkallen e mbrojtjes se femijeve dhe te reformes se tregut - qe te dyja keto kritere te vendosura nga BE per bisedimet per pranim ne te - perpara se te nderhyje ne punet e brendeshme te Bullgarise.


Centrali berthamor i Kozloduy prodhon mbi 40 per qind te energjise se prodhuar ne Bullgari, ka gjashte reaktore, dhe eshte vendosur ne kufirin verior te Bullgarise me Rumanine. Prodhimi i Kozloduy eshte jetesor si per konsumatoret Bullgare ashtu edhe per eksportet Bullgare, sepse Bullgaria furnizon me energji fqinjet e saj Greqine dhe Turqine. Megjithate, ekspertet Perendimore thone se centrali, i cili eshte nje konstruksion i ngjashem me Chernobyl, eshte i pasigurte.


E perballur me nje prodhim te tepert energjie elektrike dhe me nje ulje te kerkeses per te ne vend, Rumania shpreson se mbyllja e Kozloduy do te ndihmoje ne berjen e saj eksportuese kryesore te energjise elektrike ne rajon. Megjithate, deri me tani, Bullgaria e ka mbajtur vazhdimisht Rumanine jashte nga tregjet rajonale te energjise duke venduosur tarifa te larta per tranzitin.


Megjithese si Bullgaria edhe Rumania kane rene dakort me 10 Shtator te lidhin gjithe rrjetet kombetare te energjise dhe te krijojne nje treg rajonal te energjise ne Ballkan, “Lufta e Energjise”, sic e kane quajtur mediat konfliktin e fundit ndermjet dy vendeve, po rritet dhe reflekton nje histori te gjate kompeticioni ekonomik.


Kjo eshte nje histori te cilen te dyja vendet do te benin mire ta arkivojne perpara takimit te Bashkimit Europian ne Helsinki ne muajin Dhjetor ku bisedimet per pranim do te jene nje ceshtje kryesore ne axhende.


Marian Chiriac eshte redaktor i lajmeve ne Agjensine e Lajmeve MediaFax ne Bukuresht dhe redaktor i Politikes se Jashteme, nje dokument qe botohet cdo tre muaj nga Shoqeria Akademike Rumune.


Frontline Updates
Support local journalists