Lufta E Televizionit

Nje shtylle e fuqishme e pushtetit te rregjimit eshte tronditur dhe beteja mbi informacionin publik ka filluar te beje shume viktima.

Lufta E Televizionit

Nje shtylle e fuqishme e pushtetit te rregjimit eshte tronditur dhe beteja mbi informacionin publik ka filluar te beje shume viktima.

Thursday, 10 November, 2005

Pese jave sulme ajrore kane ndryshuar rendin e medias ne nje vend ku, per dhjete vjet, shteti ka mbajtur te drejten e paprekshme per te kontrolluar te verteten e televizionit. Tani lufta per televizionin ne Jugosllavi eshte bere sinonim i luftes per mbijetesen e rregjimit.


Pas disa sulmeve te perseritura ndaj Radio Televizionit Serb (RTS), shumica e popullsise ne Serbi nuk ka me mundesi te ndjeke programet e kanaleve te RTS. Shkaterrimi i nderteses se RTS ne qender te Beogradit, nga i cili mbeten me teper se 20 viktima dhe shume te tjere te plagosur, dhe bombardimi i para disa diteve i nderteses me mbi 20 kate ne Beogradin e Ri ku ishin vendosur edhe transmetuesit e disa kanaleve TV te tjera te cilat ishin prane linjes se rregjimit, e ka detyruar Beogradin te ndermarre hapa urgjente qe te siguroje transmetimin e lajmeve dhe mesazheve te qeverise.


Te Henen, me 26 Prill, Ministri i Informacionit Aleksandar Vucic, nje anetar i Partise Radikale Serbe te drejtuar nga Vojislav Seselj, organizoi nje takim urgjent me pjesemarrjen e te gjithe krye redaktoreve te stacioneve TV private dhe u kerkoi atyre te fillonin transmetimet e programeve te RTS, vecanerisht programet kryesore te lajmeve Dnevnik 2 dhe Dnevnik 3. Edhe Studio B, e cila praktikisht eshte ne pronesi te Levizjes per Rimekembjen Serbe te Draskovicit, u detyrua te pranoje kete kerkese.


Ky takim u mbajt vetem nje dite pas intervistes se shume perfolur te Draskovicit ne Studio B. Nje pjese e rendesishme e intervistes se tij ishte pikerisht kritika e tij ndaj televizionit shteteror i cili sipas tij po fsheh te verteten rreth gjendjes se tanishme ushtarake, si edhe per fjalorin e keq te perdorur nga ky televizion per Perendimin. Ai gjithashtu mbeshteti vendosjen e trupave nderkombetare ne Kosove. Me pak fjale, ai tha cdo gje qe Serbet e thjeshte thone vetem kur jane ne shtepite e tyre dhe ne intimitetin e tyre. Dhe ky ishte rreziku i vertete.


Megjithese vete Draskovici kishte perseritur si papagall linjen e partise se tij gjate gjithe kohes se bombardimeve, u duk sikur ai nuk mund te mbeshteste me ate qe nuk mund te mbeshtetej. Mbyllja e te gjitha mjeteve me te medha te medias se pavarur dhe vendosja e censures si ne kohe lufte mbi ato qe mbeten, ka bere qe shteti te kete nen kontroll total te gjithe informacionin. Pjesa me e madhe e popullsise ne Serbi nuk ka pasur mundesi te shohi as edhe nje pamje te refugjateve Shqiptare, dhe as te degjoje gje per krimet e kryera ne Kosove.


Ditet e fundit, fjalori i RTS eshte bere edhe me teper radikal, duke i pershkruar udheheqesit e NATO-s si “gjakpires”, “fashiste”, “pedofile”, “budallenj”, “idiote”, “me te meta mendore”. Sipas lajmeve te RTS, NATO po shkaterrohet, politika pro paqe e Serbise ka fituar, Amerika do te paguaje, dhe Europa eshte ne gjunje. Serbia po mbron planetin nga fashistet, dhe ka shpetuar popullin e saj nga kriminelet Perendimore--dhe sozia e deles (epiteti qe perdoret per te pershkruar Sekretaren Amerikane te Shteti, Madeleine Albright). Cdo njeri duhet te tregoje mirenjohjen e tij ndaj Miloshevicit qe po i con ata drejt mijevjecarit te ri.


Te kundershtosh kete propagande do te thote te jesh kunder rregjimit. Ndersa intervista e Draskovicit u be tema kryesore--Ministria e Informacionit ndaloi gazeten e perditeshme Danas te botonte ate, ndersa Studio B e ritransmetoi ate 5 here--rregjimi mori ne kontroll te gjitha programet e TV private. Tashme, programet informative te RTS ritransmetohen nga TV Palma, TV BK, TV Art, TV Politika, si edhe nga TV Studio B. Me shkarkimin e Draskovicit, krahu i moderuar ka humbur luften e brendeshme ne Serbi, dhe mund te pritet qe Studio B te vihet krejtesisht nen kontrollin e qeverise.


Propaganda gjithnje e me e pameshirshme tregon se Presidenti Jugosllav Slobodan Miloshevic eshte i pergatitur te pranoje nje numer gjithnje e me te madh te viktimave civile me qellim qe te provoje veten e tij si udheheqesin absolut te Serbise. Burime jo zyrtare ne Beograd thone se qeveria ka marre nje vendim me ane te te cilit mund te rrezikohen edhe jete njerezish ne luften per kontrollin e medias.


Ka njoftime se punonjesit e nderteses se RTS ishin kercenuar me pushim nga puna ne rast se nuk pranonin te punonin ne turnin e nates, gje qe mund te kushtonte edhe jeten e tyre. Ne ditet perpara fillimit te bombardimeve te NATO-s, ishte e dukeshme se ndertesa ne Rrugen Aberdareve ishte nje nga objektivat e NATO-s, dhe nuk kishte dyshim qe ajo do te goditej. Ne se keto spekullime jane te verteta, atehere rregjimi eshte bashkefajtor ne keto vdekje.


Nje jave perpara bombardimit, te gjithe punonjesit ishin mbledhur ne rruge dhe kishin formuar nje zinxhir njerezor rreth nderteses. Nje nga njerezit ne kete zinxhir ishte Ministri Serb i Kultures Zeljko Simic. Tre dite perpara sulmit, ekipi i CNN u largua nga ndertesa per te shkuar dhe punuar ne Hotel Hyatt. Dymbedhjete ore perpara sulmit, anetare te sindikatave te medias shteterore organizuan nje proteste perpara nderteses, duke mbajtur ne duar parrulla qe shkruanin: “Rrofte RTS”.


Ky manifestim shenoi demonstrimin e pare publik ne mbeshtetje te Radio Televizionit te Serbise--zemres se rregjimit, i cili per nje dekade, ka trumpetuar spastrimin etnik dhe nacionalizmin ekstrem, duke orkestruar fushatat e urrejtjes ndaj Slloveneve, Kroateve, Muslimaneve, dhe tani se fundi Shqiptareve. Tani, pas sulmit, rregjimi thote se njerezit qe punonin ne ndertese ishin mobilizuar ne kohe lufte dhe po benin detyren e tyre patriotike. Vrasjet, argumenton Beogradi, tregojne poshtersine e NATO-s.


“Avionet kriminele te NATO-s qelluan ndertesen e Radio Televizionit te Serbise ne oren 2.06 te mengjesit te Premten, me 23 Prill, ndersa po transmetohej nje program lajmesh, duke u perpjekur te vrasin te verteten mbi bombardimet e tyre monstruoze ndaj vendit tone,” deklaroi RTS disa ore me vone, kur rifilluan transmetimet nepermjet transmetuesve te tjere. “Nato eshte naive ne se mendon se mund te vrase te verteten duke bombarduar”, shkruante redaktori i Vecernje Novosti, gazetes me te shitur ne Serbi, pak ore me vone.


Nje edicion special i gazetes pro rregjimit Politika deklaroi: “Duke identifikuar ne menyre idiote TV shteteror si nje fuqi politike, kriminelet ne qendren e NATO-s ne Bruksel menduan se ata mund te shkaterrojne udheheqjen tone politike.” Megjithate nje shtylle kryesore e pushtetit te rregjimit eshte tronditur, dhe beteja mbi informacionin publik ka filluar te shkaktoje shume viktima.


Ata qe kane kontribuar ne kete artikull jane gazetare te pavarur nga Beogradi.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists